AUTOBIOGRAFI E SHKURTĖR E ADEM DEMAĒIT

KUSH ISHIN DENONCUESIT E DEMAĒIT NĖ UDB-e , NĖ V.1958-59?!

________________________________________________________

Ai qė sfidoi ēdo tė keqe nė jetė…!

 KĖSHTU FLISTE DHE VEPRONTE ADEM DEMAĒI - MANDELA I EVROPĖS

 

Shkruan: Fehmi BAFTIU, jurist 

Mė 30.03.2007, Prishtinė

 

Libri i pėrgatitur nga Bardhyl Selimi, “Kosova nė udhėkryq”, me intervista tė zotit Adem Demaēi dhe aktorėve tė tjerė tė politikės kosovare sot, jo vetėm nė permbajtje tė lėndės, por edhe nė brendėsi, me karakteristikat e tematikės mė aktuale pėr situatėn politike nė Kosovė, ka njė rėndėsi tė madhe pėr lexuesit e respektuar.

Libri ndahet nė tri kaptina: autobiografia e Adem Demaēit, pyetjet dhe pėrgjigjet nė tė pėrditshmen “Kosova Sot” dhe intervistat me disa nga aktorėt e Konferencės sė Rambujesė.

Adem Demaēi nė dhomėn e tij tė punės

_______________________________

Ėshtė ky njė libėr me vlera tė larta  pėr vlimet politike dhe diplomatike tė kohės, e qė lirisht mund tė quhet edhe pėrmbledhje e fakteve mė relevante tė njė enciklopedie tė shkurtėr tė kohės me aktorė dhe personazhe tė dramės  lidhur me Kosovėn dhe me gjerė, me tėrė popullin shqiptar nė trojet e okupuara shqiptare.

Sa i pėrket kaptinės sė parė, sa kam njohuri, ėshtė kjo hera e parė qė njė autori Adem Demaēi t`ia shpalosė autobiografinė nė kėtė mėnyrė. Sikurse shihet, kėtė Adem Demaēi e bėn para djalit tė mėsueses sė parė tė tij, Vezires, nė shenjė respekti ndaj saj, por edhe tė  vetė redaktorit, qė  pėrndryshe ėshtė djali i patriotit tė shquar tė ēėshtjes shqiptare, Adem Selimit (Gllavica). 

Mandela i Evropės, edhe nė periudhėn mė tė re tė jetės sė vet, nė asnjė mėnyrė nuk do tė pajtohej me atė qė si dikush-dikush, ēfarėdo situate ta quaj liri.

Qė nga kjo kohė, ai do tė dijė tė dallojė se ēfarė ėshtė mashtrimi politik dhe hipnoza kolektive  kundėr ngritjes sė vetėdijės kombėtare tė njė populli tė robėruar, i cili, me njė skenar tė pėrsosur tė okupatorit dhe  bashkėpunėtorve tė tij, tenton ta trullosi popullin shqiptar, me premtime tė rreme, premtime tė cilat koha shumė shpejt do t’i identifikonte si pranga pėr popullin shqiptar nė trojet e okupuara.

Ai, qė nė fėmini, do tė hetojė kėtė lojė tė okupatorit serb, duke reaguar me vend e me kohė, madje  publikisht, mė qėllim qė jo vetėm ngrente zėrin ndaj kėtyre padrejtėsive, por edhe me qėllim tė ndėrtimit tė  njė strategjie afatgjatė tė ndikimit dhe ngritjes sė  vetėdijės kombėtare nė rrethin ku vepronte. Virtytet mė tė larta njerėzore: modestinė, trimėrinė dhe pjekurinė kombėtare ai do t’i ketė gjithnjė nė veprim dhe zhvillim. Andaj, sikurse shihet edhe nga veprimtaria e tij politike,  apo koha kur ai mban, madje, burgun prej 28 vjetėsh dhe pasi qė do tė fitonte mirėnjohjen “SAHAROV” ai gjithnjė do t’i mbetet besnik kėtyre virtyteve, pa tė cilat askurrė e askush nuk ka mundur  tė kontribuojė pėr lirinė e popullit tė vet.

Ajo qė ėshtė mė thelbėsore pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare nė tokat e okupuara shqiptare do tė jetė shembulli dhe qėndrimi i denjė i tij si dhe gatishmėria qė dashurinė ndaj popullit tė vet, ta ndante me pjesėn e jetės mė tė mirė nėpėr kazamatet e ish- Jugosllavisė. Kjo bėri qė shtresa tė tėra tė popullit shqiptar tė kthjelloheshin kombėtarisht dhe tė edukoheshin sipas shembullit tė tij tė atdhedashurisė. Kjo do tė manifestohej me tė madhe, qoftė te shtresat e ulėta, tė mesme, por edhe tek intelegjencia, pos tek ata qė  kishin shitur Kosovėn pėr interesa tė vogla.

Sa i pėrket pėrgjigjeve nė pyetjet e lexuesve, apo  analizave nė shtyp dhe nė mjetet radio-televizive,  mund tė konstatojmė se kjo nuk ėshtė as njė e dhjeta e veprimtarisė sė tij nė kėto lėmi. Mirėpo, falė pėrzgjedhjes sė qėlluar tė autorit, lirisht mund tė konstatojmė se nė kėtė libėr paraqiten tė gjitha synimet, veprimet por dhe brengat e tij pėr popullin shqiptar nė trojet e okupuara, qė i parandjen dhe i ndjen  Mandela i Evropės.

Kėte, mė sė miri, do ta pasqyronte dhe formulonte deklarata e dhėnė nė vitin 1994 nė njė takim qė kishte organizuar “ Beogradski krug” nė Beograd. Askush mė saktėsisht dhe nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė, nuk diti dhe nuk guxoi t’i thontė qėllimet dhe idealet e popullit shqiptar si ai,  kur intelektualėve tė Beogradit  do t’u thoshte nė sy:: “Pėr kėtė  qė kaq shumė e dua lirinė dhe pavarėsinė e popullit tim, zotėrinj, jeni edhe ju fajtorė, sepse prej jush kam mėsuar se si duhen liria dhe  pavarėsia”.

Adem Demaēi laureat i ēmimit “SAHAROV“

_______________________________________

Sikurse paraqiten bindjet e zotit Adem Demaēi nė kėtė libėr, ēdo lexues do tė kuptojė se bindjet e tij nuk ishin tė parapėrgatitura pėr t’i sjellur ndonjė  privilegj, qoftė politik apo material, por ishte ideali  i tij nė raport me qėllimet shekullore tė popullit  tė robėruar shqiptar. Se sa janė arritur kėto ideale tė tij, ē’ėshtė e vėrteta, pėr ēdokend, jo vetem nė tokat shqiptare por edhe te faktorėt ndėrkombėtarė,  tanimė dihet. Por ai gjithnjė brengoset pėr fatin e popullit tė tij. Madje, gjithnjė ai iu kundėrvu ēfarėdo loje  diplomatike tė faktorit tė  huaj, por mbi tė gjitha faktorit vendor, i cili  aq shpejt u ambientua me rrethanat dhe tani, me deklarata tė rreme, tenton ta vejė popullin shqiptar edhe njėherė nė gjumė tė thellė tė robėrisė. Pėr tė provuar se vėrtet ėshtė kėshtu, po japim vetėm njė shėmbull nė vijim.

Vallė, a nuk flet mjaftė rasti i deklaratės sė zyrtarit mė tė lartė tė NATO-s, kur i drejtohet udhėheqjes sė tanishme  tė popullit tė Kosovės me fjalėt: “Politikanėt e Kosovės le tė mbledhin mend…dhe le t’i pėrjashtojnė fare nga komunikimet me publikun fjalėt liri, pavarėsi, sovranitet, shtet i pavarur – apo mos tė refuzojnė bisedimet me palėn serbe lidhur me Kosovėn” . Meqė njė mendim i kėtillė ėshtė dhėnė para pak ditėsh, vetėvetiu ai tė bėn tė kuptosh se trumbetimet pėr shtetin e pavarur tė Kosovės, apo njohjen formale tė tij, etj. etj. janė vetėm iluzione pėr mashtrimin e popullit tė robėruar shqiptar, tė cilat Adem Demaēi i fshikullon nė intervistat e veta.

Ėshtė me rėndėsi tė sqarohet fakti se pse erdhėm deri nė kėtė situatė? Fajin kryesor, dhe tė pakontestueshėm e ka shtresa politike shqiptare. Ajo, qė nė fillim tė pluralizmit politik, bėri heterogjenizimin dhe parcelizimin e kėrkesave politike tė shqiptareve tė viseve tė robėruara pėrmes dofarė partishė. Por dhe  vetė kėrkesa maksimale e tyre ishte se “ne jemi subjekt i Federatės”, qė, nė fakt, ishte theqafje drejt humnerės - nė vend tė pohimit sublim se “tokat shqiptare nė ish-Jugosllavi ishin tė kolonizuara, dhe askurrė, me asnjė akt tė vlerės ndėrkombėtare, nuk i ishin bashkuar federatės me vullnetin e popullit, si parashihej me aktet nė fuqi tė OKB-sė dhe tė institucioneve tė tjera tė saj pėr sigurinė kolektive nė botė”.

Edhe pse, atėbotė, Mandela i Evropės nuk ishte i angazhuar nė veprimtari tė asnjė subjekti politik, ai do ta vėrente kėtė gabim politik. Nė ndėrkohė, ai do tė fitonte  nga Parlamenti Evropian mirėnjohjen e shpėrblimin  “SAHAROV”. Atje ai do tė mbante njė  fjalim tė zjarrtė pėr tė drejtat e shqiptarėve tė okupuar  dhe pėr situatėn e pėrgjithshme politike nė ish-Jugosllavi, duke paraparė prirjen e politikės sė Millosheviqit drejt gjakderdhjeve tė reja nė Ballkan.

Fill pas kėtij fjalimi, do tė gjenden  shtete dhe njerėz, qė, aty pėr aty, do ta kuptojnė se kishin gabuar nė pėrzgjedhjen e  Mandelės kontinentit tė Evropės. Andaj, pėrmes tė ashtuquajturit faktor politik, tė vetė shteteve tė tyre, nė bashkėpunim me subjektet shqiptare nė tokat e okupuara shqiptare, Mandela i kontinentit tė EVROPĖS, do tė shndėrrohet nė simbol tė Rezistencės Shqiptare. Pra, jo tė njė rezistence aktive evropiane ndaj njė sistemi komunist qė bėnte apartejd ndaj njė populli tjeter, si bėhej nė Afrikėn e Jugut ndaj zezakėve. Kjo ishte njė dredhi diplomatike e disa shteteve tė Evropės, qė kishin tė tjera qėllime ndaj tokave tė okupuara shqiptare. Duke duke pasur parasysh Mandelėn e kontinentit tjetėr tė AFRIKĖS, i cili shumė shpejt e ēliroi popullin jugafrikan dhe mori pozitėn e  kryetarit tė shtetit – ata u frikėsuan se mos edhe Mandela i Evropės do tė vepronte njėsoj. Prandaj, me njė mirėnjohje tė tillė, do ta shpėrblenin edhe  udhėheqėsin e LDK-sė. Kėshtu, shqiptarėt  u bėnė, tė vetmit nė Evropė, me dy tė shpėrblyer me ēmimin “SAHAROV”.. Kjo ishte dinakėria franko-serbe qė kishte pėr qėllim qė, Adem Demaēit, si njė politikani tė pafriksueshėm, largpamės dhe tė pakorruptueshėm, t’i mbyllej rruga drejt njė politike qendrore, ofensive kosovare.

Adem Demaēi - udhėheqės i Zyrės sė Pėrfaqėsuesit Politik tė UĒK-sė, nė njė konferencė

me gazetarė sė bashku me Albin Kurtin (1998)

___________________________________

Madje, jemi dėshmitarė se lojra me skenare tė kėtilla do tė luajnė vetė subjektet mė tė mėdha shqiptare, gjatė tėrė veprimtarisė sė tij, deri me 13 gusht 1998, kur Ademi Demaēi emėrohet Udhėheqės i Zyrės sė Pėrfaqėsuesit Politik tė UĒK-sė. Sikundėr shihet nga vetė pėrgjigjet e tij, lidhur me veprimtarinė  nė kėtė zyrė, lexuesit do tė kuptojnė se ai ishte kundėr Konferencės sė Rambujesė. Unė, jo vetem si bashkėpunėtor i tij nė kėtė zyrė, kam vėrejtur se si Franca heshtazi dhe  e papenguar, pėrmes  ambasadorit tė saj nė Shkup, Untcinger, mori nga amerikanėt nismėn, kinse pėr rregullimin e ēėshtjes shqiptare, e “nuhata” se kundėr Kosovės po pėrgatitej njė sherr i madh! Kėtė dyshim timin menjėherė ia thashė Demaēit dhe, tė gjithė sa ishim nė Zyrė u pajtuam me mendimin se kundėr Kosovės po kurdisej njė dredhi e madhe!

Kjo doli nė shesh shumė shpejt. Nė vendimin e Grupit tė Kontaktit qėndrimi kryesor ishte: “Kosova konsiderohet pjesė e tėrėsisė territoriale, nėn sovranitetin e ish-Jugosllavisė, - Serbisė”; dhe qėndrimi i dytė ishte: “Asnjė vendim statusor, lidhur me ardhmėrinė e saj, nuk mund tė vendoset nė mėnyrė tė njėanshme”. Vetėvetiu, ky vendim e bėnte tė qartė se fati i Kosovės ishte vendosur jashtė tryezės sė bisedimeve. 

Ky do tė ishte shkaku qė  Adem Demaēi, me  bashkėpunėtorėt e vet krysorė, do tė tėrhiqeshin  nga detyrat nė Zyrėn e Pėrfaqėsuesit Politik tė UĒK-sė. Janė fort domethėnėse fjalėt e tij, ditėn e tėrheqjes nga  kjo detyrė, kur para tė gjithė gazetarėve, ai do tė deklaronte:“Do tė isha  njeriu mė i lumtur sikur parashikimet e mia tė dalin tė pasakta!”.

Andaj, siē shihet nė kėtė libėr, ai, me plot tė drejtė, sot i kundėrshton nėnshkruesit e marrėveshjes sė Rambujesė, tė cilėt, jo vetėm qė nuk e paraqitėn Kosovėn si territor i okupuar pėrmes akteve ligjore ndėrkombėtare, por, me vullnetin e tyre, u pajtuan me vendimet e diplomacisė franceze, e cila dikur, me forcė e lojra diplomatike, kėto toka shqiptare ia kishte falur tė ashtuquajturės Mbretėri Serbo-Kroate-Sllovene nė Konferencėn e Versajės tė vitit 1919/20.  Do tė jetė kjo hera e parė nė historinė e popullit tė okupuar, qė, nė emėr tė popullit shqiptar nė viset e okupuara, vetė shqiptarėt do tė nėnshkruanin njė akt tė karakterit ndėrkombėtar, sipas tė cilit, Kosova ėshtė pjesė e integritetit dhe sovranitetit tė Jugosllavisė- Sėrbisė! Ē’ėshtė edhe mė keq, kėta “pėrfaqėsues” i premtonin popullit dhe vetė UĒK-sė, se pas tre vjetėsh, do tė mbahej Referendumi popullor pėr statusin e Kosovės.

Por sot, kur ky libėr del nė dritė, janė mbushur tanimė 6 vjet e Kosova ende ėshtė nė UDHĖKRYQ FORT TĖ RREZIKSHĖM POLITIK.

Kthehu ne fillim

 _________________________

AI QĖ NĖ VETEN E TIJ NDĖRTOI DHE NGRITI SHQIPTARIN DHE NJERIUN!

 Shkruan: Dr.Selman HOXHA

Mė 30.03.2007

 

Duke lexuar shkrimin e Zejdush Kastratit: ”A po e pret fati i Fishtės, Adem Demaēin?” tė botuar nė dy gazeta ditore, forca e inercionit mė shtyri tė shkruaj edhe unė disa rreshta. Edhe unė mendoj sikur edhe z. Zejdushi se vėrtetė populli, e shumė mė tepėr intelektualėt dhe institucionet e Kosovės i kanė hyrė nė hak Adem Demaēit. Nuk dėshiroj tė kuptohet ndryshe shkrimi im, pėrveē si njė vėshtrim nga kėndi im subjektiv lidhur me temėn qė e preku z. Zejdushi, i cili padyshim meriton respekt. Unė me bindje tė thellė e them se baca Adem as nuk ėshtė, e as nuk ndihet i vetmuar. Nuk do tė ndihej i vetmuar sikur ta braktisnin gjithė shqiptarėt! Sepse, mė mirė se kushdo tjetėr ai e njeh popullin e vet dhe gjendjen e tij. Ai e njeh mirė dhe e do shumė. Pėr shkak tė kėsaj dashurie ai i dhuroi dhe fali gjithė ēka pati nga vetja dhe jeta e vet.

Adem Demaēi

Ai edhe sot, pėrkundėr fakteve dhe kushteve qė i pėrmend ti, ditė e natė frymon dhe punon pėr lirinė e popullit tė tij. Dhe natyrisht, njerėzit qė punojnė edhe mund tė gabojnė. Mirėpo gabimet eventuale qėllimmira tė Adem Demaēit janė minore karshi veprės sė tij madhėshtore. I pagabueshėm ėshtė vetėm Krijuesi! Tė gjithė njerėzit (kush mė shumė e kush mė pakė) janė mėkatar! Populli thotė, kush punon gabon. Por shtrohet pyetja, cili shqiptar i gjallė dha, punoi dhe sakrifikoi pėr Kosovėn mė shumė se Adem Demaēi. Qė nga rinia e tij e hershme ai u mishėrua me hallet dhe tė drejtat e popullit tė shumėvuajtur. Nė vitin e largėt 1958 kur shumėkush e kishte drojė dhe frikė tė deklarohej hapur shqiptari, ai pati kurajė guxim dhe vizion tė ēartė pėr ardhmėrinė e popullit tė vet. Kur ai botėrisht kėrkoi liri barazi dhe vetėvendosje pėr popullin e tij, shumica e politikanėve aktual tė Kosovės ishin fėmijė ose nuk ishin tė lindur fare! atėbotė z. Demaēi botėrisht dhe me zė tė lartė kishte deklaruar se: “Nė Ballkan nuk do tė ketė paqe derisa Kosova nuk shkėputet nga Jugosllavia!”

Pėr shkak tė vizionit dhe veprimtarisė sė tij politike, nga shumėkush u cilėsua si ideatori kryesor i lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se armiqtė tanė gjithmonė pėrdorėn tė gjitha format qė tė krijojnė dhe bėjnė bashkėpunėtor nė radhėt tona! Dhe fatkeqėsisht, nė shumė raste ia dolėn tek lajkatarėt, lakmitarėt dhe tė lajthiturit tanė. Qė nuk ishin pakė, pėrkundrazi ishin tepėr! Si rezultat i rekrutimit tė hershėm dhe tėhuajsimit tė liderėve kosovarė, sot Kosovėn e kemi nė kėtė gjendje ēfarė asnjė shqiptar normal - i zakonshėm nuk e ka ėndėrruar dhe dėshiruar! Kur ėshtė fjala tek gabimet, dua tė nėnvizoj se njėri ndėr gafet e ripėrsėritura tė Adem Demaēit ishte parashikimi i ngjarjeve dhe tė vėrtetave tė hidhura, tė cilat populli i shumėvuajtur nuk i pranonte. Shumė gjėra, ai, me saktėsi i ka parashikuar dhe pa hezitim i ka plasuar nė opinionin tonė, kurdoherė qė iu ka dhėnė rasti dhe mundėsia. Nuk e shohė tė nevojshme t’i numėroj sot ato. Sigurisht popullit i kujtohen ose do t’i kujtohen mė vonė.

Popullit duhet t’i thuhet e vėrteta, qoftė ajo edhe e hidhur! Me popullin nuk duhet tė manipulohet. Ai duhet ta di tė vėrteten e tij. Kėshtu kujtoj se mendon Adem Demaēi! nė rrallėherė jam takuar me bacėn Adem. Edhe ato takime kryesisht kanė enė tė rastit, kurse bisedat ishin spontane dhe tė natyrshme. E takova njėherė nė fund tė verės apo fillimin e vjeshtės 1999 nė hollin e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė. Duke mė prezantuar para dy shokėve tė moshatar tė tij, mė habiti fare me shpejtėsinė dhe saktėsinė e tė dhėnave biografike pėr mua, tė para he gjatė luftės! U habita akoma mė shumė, kur duke dhėnė pėrgjigjen nė njė pyetje timen, po e parafrazoi, sepse nuk mund ta citoj saktė, tha: “Deri kėtu e kemi pasur tatėpjetė! Tani jemi nė rrafsh! Pas kėtij rrafshi ėshtė njė teposhėze qė na ēon nė livadhin jeshil?!”

Atėbotė edhe mua mė ėshtė dukur i vrazhdė! Nuk mė ka pėlqyer dhe nuk kam dashur ta besoj! mirėpo, edhe mua mė bėri shumė hair. Tani edhe unė mendoj mė shumė me kokėn time. Nuk habitem me haraqinjtė, tė cilėt s’ ka dyshim qė do tė paguajnė haraēin pėr kėnaqėsitė e veta dhe mėkatet ndaj popullit dhe atdheut. Mirėpo, mė ka habitur dhe befasuar heshtja e bashkėkohėsve dhe intelektualėve tė Kosovės, tė cilėt fortmirė e njohin bacėn dhe veprėn e tij monumentale. Naum Veqilharxhi kishte thėnė; “Mė mirė tė bėsh mirė e tė flasin pėr ty keq, se sa tė bėsh keq e tė flasin mirė”. Ndėrkohė qė Sami Frashėri kėshtu i kėshillonte bashkėkombėsit nė kohėn e tij: ”Ėshtė njė gjė pėr tė cilėn shqiptarėt duhet tė kujdesen mė sė tepėrmi, ajo pa dyshim ėshtė dituria. Tė mos na mbulojė gjumi i paditurisė, se nėse do mbesim kėshtu,do jemi tė humbur!” Krahasuar me kohėn kur jetoi dhe veproi Samiu, shqiptarėt janė arsimuar dhe kanė pėrparuar shumė. Por fatkeqėsisht edhe numri i injorantėve ėshtė shumė i madh. Numri i intelektualėve dhe politikanėve qė nuk shohin ė larg se te hunda, gjithashtu nuk ėshtė i vogėl. Shumė prej tyre janė kyēur ė proceset politike, procese kėto qė shumėkush i sheh si antiqytetare, antidemokratike, antikombėtare dhe antihistorike! Nė kėto procese Adem Demaēi kurrė nuk u kyē, por i refuzoi me pėrbuzje dhe neveri. Ėshtė e vėrtetė qė populli shqiptar ėshtė popull historik. Mirėpo, gjithashtu ėshtė fakt se populli shqiptar ende nuk e ka kuptuar tė plotė tė vėrtetėn e tij historike! Megjithatė, nuk mund tė besoj se ky popull ka ra aq poshtė sa tė horrojė historinė mė tė re. Absolutisht nuk dėshiroj qė ta fyej popullin tim. Mirėpo, mendoj se nuk ėshtė edhe aq pa vend ta citoj njė historian: ”Historia ėshtė kujtesa e njerėzve dhe pa atė kujtesė njeriu bie nė pozitėn e shtazėve mė tė ulėta”, kėshtu do tė thoshte njė Noel Malcolm, historian amerikan! Andaj mendoj se tė presh fare, apo godasėsh degėn apo pemėn e cila gjatė dekadave, devotshmėrisht ushqen shpirtin shqiptar me nektarin e lirisė; nuk mund tė quhet vetėm injorancė dhe padituri! E bėnė kėtė nė kohėn e UDB-sė lajkatarėt dhe sahanlėpirėsit shqiptarė. Por, sot! Si nuk kanė turp ta bėjnė ta qė veten e heqin njerėz tė ”kalemit dhe dijes”, bile edhe ”patriot”!

Hipokrizia dhe paturpėsia arrin kulmin, kur njeriu i parė i kulturės e quan as mė pakė e as mė shumė se spiun dhe tradhtar liberatorin dhe promotorin e lirisė kombėtare, simbolin e vlerave, traditės dhe kulturės shqiptare, z. Adem Demaēi! Pa dyshim ai nuk ka nevojė pėr mbrojtje dhe avokat. Ai vetė ėshtė gjallė dhe i fortė. Ai flet edhe kur hesht. Jeta dhe vepra e tij jetėsore janė libra tė hapur pėr tė gjithė ata qė duan ta njohin dhe kuptojnė tė vėrtetėn. Nėse edhe sot ka njerėz-shqiptarė, tė cilėt nuk e njohin kėtė kolos tė shpirtit tė pastėr shqiptar, kurdoherė qė ia vejnė gishtin kokės, kurdoherė qė mendojnė me kokėn e vet, kurdoherė qė i ēelin sytė mund ta shohin tė vėrtetėn e bacės. Ai dhe vepra e tij janė kėtu. E vėrteta ėshtė vetėm njė. Gėnjeshtra ka shumė! Sokrati kishte thėnė: “Dėshmitari im kryesor, qė flas tė vėrtetėn, ėshtė varfėria ime”, a nuk e tha nė shkrimin pėr bacėn kėtė tė vėrtetė Zejdushi?! Or kėtė e dinė edhe tė gjithė ata qė kanė dashur dhe duan ta njohin tė vėrtetėn e bacės. Nuk i ka matur baca Adem kurrė gjėrat me kandarin e Astrit Haraēisė dhe haraēijnve tjerė! Jo, jo, ai gjithmonė ka matur me mend, por duke mos braktisur asnjėherė shpirtin dhe zemrėn. Me mendjen e mprehtė, me veprėn e madhe dhe shpirtin e bardhė, nė veten e tij ndėrtoi dhe ngriti shqiptarin dhe NJERIUN! Tė dy sė bashku. Kurrsesi ndaras. Dhe natyrisht, baca Adem tė tillė i do gjithė shqiptarėt!

 

 Kthehu ne fillim

 ____________________________________________

Flet Adem Demaēi – “Pa dorėza”

KOSOVA NĖ DUAR TĖ MAFIOZĖVE...

 

-Grupi i Unitetit i ka dhėnė kėshilla policisė pėr tė ndėrhyrė mbi demonstruesit

-Nė Kosovė po provohet tė krijohet njė republikė serbe si nė Bosnje

-Policia ka qenė tamam nė nivel tė policisė sė Millosheviqit, bile ia ka kaluar.

-Kanė demonstruar 25 mijė deri nė 30 mijė qytetarė

-Sheremet Ahmetin po e mban Fatmir Sejdiu

-Thaēi, Ramushi e Surroi mafiozė, Sejdiu e Ēeku viktima...

-Arrestimi i Kurtit si nė kohėn e Komiteteve Komuniste ...

-Nuk ka fuqi qė do tė mund ta ndalė Kosovėn qė tė pavarėsohet

-Jam i gatshėm tė hidhem nė krye tė procesit... nė qoftė se prej meje kėrkon populli...

-Tė mirat dhe tė kėqijat e Pakos sė Ahtisarit...

Intervistoi: Burim ETEMAJ

Prtishtinė, 17.02.2007

____________________________________________

 

Grupi i Unitetit i ka dhėnė kėshilla policisė pėr tė ndėrhyrė mbi demonstruesit

EPOKA E RE: Pse keni dalė tė demonstroni mė 10 shkurt nė Prishtinė?

Demaēi: Shikoni... dihet se jam anėtar i Lėvizjes ‘Vetėvendosje’ qė nga fillimi, dihet se kam thėnė njėqind herė se pėr ‘Vetėvendosjen’ jam nė gjendje edhe tė vdes. Kjo organizatė, kjo lėvizje, ėshtė ndėrgjegjja mė e pastėr e popullit, e cila guxon ta thotė tė vėrtetėn. Ėshtė lėvizja e fundit e cila interesat madhore tė popullit i ka para atyre personale, klanore... Albin Kurtin e vlerėsoj shumė, sepse ėshtė tamam lider i vėrtetė qė duhet herėt ose vonė tė vijė nė pushtet, sepse ky popull ėshtė i etur dhe po vuan pikėrisht nė mungesė tė njė lideri si Albini, pėr t’u ēliruan nga dallaverxhinjtė, hilexhinjtė dhe mafiozėt qė na kanė mbuluar nė ēdo pore tė jetės sonė politike, ekonomike, kulturore... dhe e kanė pėrēarė popullin pėr tė qenė nė gjendje qė tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė pushtet. Qė ka filluar pėrēarja edhe brenda partive si nė LDK-nė si rrjedhim i interesave tė shumta tė cilat janė bėrė thikė dhe pyka midis popullit tonė. Prandaj, unė erdha kėtu

(nga Kroacia) me qėllim qė tė jem edhe si njė garant i njė demonstrate paqėsore. Dhe kur kemi dalė ne nga lokalet e Lėvizjes...

EPOKA E RE: A keni qenė paqėsor?

Demaēi: Po shumė paqėsor... erdhėn informatat se policia i ka bėrė disa barriera dhe ne vendosėm qė t’i mbajnė disa fjalime, ku do tė kėrkojmė qė tė na lirojnė rrugėn nė mėnyrė qė ne tė mund tė marshojmė.

EPOKA E RE: Pasi keni qenė paqėsorė, atėherė pse erdhi deri tė ndėrhyrja e policisė?

DEMAĒI: Policia ka ndėrhyrė sepse ka qenė e pėrgatitur pėr njė veprim tė tillė. Ajo ka dalė me qėllim qė tė na japė njė leksion... kėshilla policia ka marrė pikėrisht nga Grupi i Unitetit...

EPOKA E RE: Pse?

DEMAĒI: Sepse anėtarėt e Grupit tė Unitetit e shohin vetėn shumė tė rrezikuar nga Lėvizja Vetėvendosje.

Grupi i ashtuquajtur i Unitetit

_____________________________________

EPOKA E RE: A keni fakte se policia ka marrė urdhra nga Grupi i Unitetit?

DEMAĒI: Nuk kanė marrė urdhra. kėta janė kėshilltarė, se kush janė kėta qė tė japin urdhra. Kėta vetėm u kanė sugjeruar se demonstruesve duhet dhėnė njė leksion...

EPOKA E RE: Po a ke fakte se i kanė sugjeruar?

DEMAĒI: Nuk kam fakte, por fakt mė i madh ėshtė se ata nuk kanė provuar fare pėr ta ndalur intervenimin e policisė kundėr demonstruesve... policia ka intervenuar me gaz lotsjellės.. dhe ka pėrdorur dhunė tė paparė, ku fatkeqėsisht u vranė dy dhe u plagės mė shumė se 80 tė tjerė. Policia barrierėn e ka qitur pikėrisht aty ku ka mundur tė bėjė pengesa pėr tė ndalur marshutėn.

EPOKA E RE: A ka provuar dikush nga policia... pėr tė biseduar me demonstrues, apo edhe me Ju para se tė pėrdorin forcėn?

DEMAĒI: Jo, jo hiq... pasi qė u bė puna, kanė trilluar se ne kemi kėrkuar bisedime, por ‘Vetėvendosja’ nuk ka pranuar. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė...

Nė Kosovė po provohet tė krijohet njė republikė serbe si nė Bosnje

EPOKA E RE: As nuk iu kanė paralajmėruar para sė tė intervenojnė...?

DEMAĒI: Po, kanė paralajmėruar se nuk do tė tolerojnė tė pėrsėritet ajo qė ndodhi mė 28 nėntor, ku u zhytėn me ngjyrė tė kuqe muret e qeverisė, kuvendit e UNMIK-ut, mirėpo nuk kanė tentuar pėr tė hyrė nė bisedime pėr ta gjetur njė zgjidhje... edhe pse po them se nuk e di se ēka do tė kishin mundur tė propozojnė... ne kemi dalė qė tė demonstrojmė me tė vetmin qėllim qė tė mund tė korrigjohet pakoja e Ahtisarit qė kėta tė mund t’i tėrheqin tė gjitha ato dhurata tė mėdha, skandaloze qė ia dhanė Ahtisarit, po them Ahtisarit kushtimisht... atyre qarqeve qė kanė bėrė pėrpjekje qė ta pajtojnė Serbinė, ta mbajnė afėr duke u mashtruar se mos Serbia po ndėrron qėndrim. Ishin pikėrisht Evropa dhe Amerika qė bėnė lėshime tė gabuara pėrbindėshit tė Ballkanit nė konferencėn e Dejtonit, kur Millosheviqi pati qitur kusht qė nėse hapet ēėshtja e Kosovės “unė nuk do tė marrė pjesė” dhe ata e mbyllėn ēėshtjen e Kosovės, e pėrjashtuan dhe i morėn ato vendimet e njohura, qė fatkeqėsisht e morėn nė qafė Bosnjėn dhe Hercegovinėn, e krijuan njė shtet ku janė koncentruar tė gjithė ēetnikėt, hegjemonistėt qė i ka pasur Serbia...

EPOKA E RE: Keni frikė se i njėjti model mund tė ndodhė edhe nė Kosovė?

DEMAĒI: Kėtu ėshtė pra frika jonė e madhe, parashikimi se qėllimi i Serbisė tė krijohet diēka si republika serbe nė Bosnje. Me kėtė propozim qė i ka bėrė Ahtisari, sidomos me kėto zgjerimet e territoreve rreth kishave e manastireve... kėtu po iu merret toka njerėzve qė u takon. Me fjalė tė tjera, Evropa qė po lufton pėr mbrojtjen e pronave private, vetė po e shkelė kėtė parim dhe po iu jep dhurata atyre qė nuk e meritojnė... e qė mė vonė tė bėhet njė rikolonizim i Kosovės nė pajtim me Evropėn dhe Amerikėn. Kėtė synim e ka Serbia. Ju e dini se ēfarė tė drejtash e privilegjesh parashihen pėr enklavat serbe. Kėto fatkeqėsisht do tė kenė shumė tė drejta nė polici, nė gjyqėsi, nė ekonomi, nė arsim... kanė tė drejtė pėr t’u bashkuar me Serbinė. Fatkeqėsisht, ajo lidhja vertikale ēka po parashihet do tė jetė njė lejim diēka qė nuk ka ndodhur... nuk mund tė them se e njoh tėrė botėn, por nuk di shembull nė botė qė tė ndodhė kėshtu qė njė shtet, siē ėshtė Serbia, tė mund tė pėrzihet nė mėnyrė kaq flagrante brenda njė shteti tjetėr. Fatkeqėsisht Serbia po i shndėrron qytetarėt serbė nė qytetarė jolojal ndaj Kosovės edhe si spinė dhe bashkėpunėtorė pėr t’i pėrdorur kur tė dojė dhe pėr ēfarė tė dojė, t’i bllokojė rrugėt kur tė dojė, tė vrasė vetė e tė na akuzojė ne... gjėra qė i kemi parė ne gjatė kėtyre viteve. Kėshtu qė demonstrata e “Vetėvendosjes’ ka qenė pėrpjekje e alarmimit tė popullit tonė, i cili po mashtrohet nga krejt mediat tona, nė pėrjashtim tė disave dhe nga mediat e botės, duke u mundur t’i paraqesin kėto punė si asgjė, e nė fakt janė shumė serioze pėr tė ardhmen e Kosovės.

Policia ka qenė tamam nė nivel tė policisė sė Millosheviqit, bile ia ka kaluar

EPOKA E RE: Si dėshmitar i gjallė, si e vlerėsoni ndėrhyrjen e policisė?

DEMAĒI: Po, shikoni, policia ka qenė tamam nė nivel tė policisė sė Millosheviqit, bile ia ka kaluar... sepse nė raste tė tilla, as policia e Millosheviqit nuk i ka pėrdorė tėrė ato mjete dhune dhe nė raste tė tilla nuk ka ndodhur qė tė vriten njerėzit. Nė demonstratėn e studentėve nė ’81 kanė dalė njė numėr i madh i qytetarėve, kanė “hėngėr” shufra gome, kanė pėrdorė policia dhunė... por edhe janė ruajtur qė tė mos ndodhin vrasjet, edhe pse kanė mundur... kurse po them edhe njėherė, kjo ka qenė njė pėrpjekje qė t’iu jepet njė leksion qytetarėve tė Kosovės qė tė mos guxojnė tė dalin mė as nė rrugė. Tė thonė se “ata kanė tė drejtė t’i shprehin pikėpamjet e tyre, kjo ėshtė demokraci...”, a nė fakt ajo qė ndodhi nė demonstratė ka qenė ngulfatje e demokracisė, ngulfatje e sė drejtės sė qytetarėve qė tė mund ta shprehin mendimin e tyre lirisht. Me dhjetėra autobusė janė ndaluar qė tė hyjnė nė Prishtinė, me pretekst se shqiptarėt paskan ardhur nga vendet tjera kėtu. Po ku qenkan ata shqiptarė tė jashtėm, cilėt janė ata, po ne jemi tė rrethuar me shqiptarė nga tė gjitha anėt... tani kanė thėnė se i paska ftuar “Vetėvendosja’. Po kush ėshtė ‘Vetėvendosja’ qė t’i ftojė qė tė vijnė vėllezėrit tanė nga Maqedonia. Po ata kanė ardhur vetė dhe kanė vdekur kėtu, duke luftuar me ne bashkė kundėr Serbisė. Po kanė luftuar edhe shqiptarėt e Kosovės kundėr ēetnikėve maqedonė, kemi luftuar edhe nė Luginėn e Preshevės, sikurse qė kanė ardhur ata e kanė luftuar kundėr neve. Ligjet qė na i ka vendosur Evropa populli shqiptar nuk i ka pranuar asnjėherė. Dhe nė si trup... dhimbja e jonė ėshtė e gjithė shqiptarėve dhe ata janė ēuar dhe kanė ardhur dhe me kėtė punė ėshtė marrė edhe dikush qė nuk i ka takuar hiq... por disa media ia mbajtėn “isen” kėsaj pune dhe disa herė e pėrsėritėn se jo kanė qenė njėmijepesėqind demonstrues, jo kanė qenė dymijė... dhe asnjė televizion qytetar nuk i ka dhėnė pamjet me rrugė tė mbushura pėrplot demonstrues...

Kanė demonstruar 25 mijė deri nė 30 mijė qytetarė

EPOKA E RE: E dini ju sa mijė demonstrues kanė marrė pjesė nė demonstratė?

DEMAĒI: Pėrafėrsisht ne e kemi vlerėsuar 25 mijė deri nė 30 mijė, por ndoshta ka pasur edhe mė shumė, pa llogaritur ata qė janė ndaluar nėpėr hyrjet e Prishtinės. Nė demonstratė ishte njė parlament i vėrtetė popullor, i cili e dha fjalėve qė u folėn aty dhe nėpėrmjet shkrimeve qė na e ka botuar “Epoka e re” dhe “Kosova sot”. Ne i kemi dhėnė mendimet tona dhe nė kėtė mėnyrė kemi dashur ta alarmojmė botėn, e cila nuk po e dėgjon sa duhet fjalėn e vėrtetė tė popullit dhe po mė duket se arritėm nė bazė tė disa ngjarjeve qė ndodhėn mė vonė qė Evropa tė ndalet dhe tė na dėgjojė...

Pamje nga protesta e 10 shkurtit 2007

_______________________________________

EPOKA E RE: Konsideroni se demonstrata ka pasur efekte pozitive?

DEMAĒI: Patjetėr...

EPOKA E RE: Cilat janė?

DEMAĒI: Efektet pozitive janė se ne kemi tė bėjmė me Evropėn dhe Amerikėn. Ato ishin faktorėt kryesorė qė na ndihmuan qė ushtrinė serbe ta mundim...

Sheremet Ahmetin po e mban Fatmir Sejdiu

EPOKA E RE: Jemi te demonstrata e 10 shkurtit. A ka prodhuar efekte pozitive?

DEMAĒI: Po more zotėri...

EPOKA E RE: A mundesh t’i pėrmendėsh ato?

DEMAĒI: Efekti kryesor ėshtė se ne po e pėrfitojmė faktorin ndėrkombėtar dhe po ia ēelim sytė dhe po e detyrojmė qė tė bėjė rishikime dhe tė korrigjojė edhe ato propozimet e Pakos sė Ahtisarit dhe tė heqin dorė nga krejt ato qė kanė planifikuar qė Kosova tė mbetet njė burim i marifetllėqeve dhe ērregullimeve tė vazhdueshme. Shikoni, iu ka dhėnė serbėve mundėsi qė nėse dy tė tretat e deputetėve serbė nuk do ta pranojnė njė ligj qė e nxjerrė kuvendi, ai nuk do tė shkojė... unė nuk di qė ka nė botė qė pakica mund ta bllokojė shumicėn. Kjo ėshtė nė mėnyrė indirekte me fjalė tė tjera sovranitetin e Serbisė po e heqin mbi Kosovėn, por nė anėn tjetėr, po na fusin sovranitetin e pakicės mbi shumicėn, e cila do tė dirigjohet pa u penguar nga Serbia.

EPOKA E RE: Pas demonstratės a jeni kontaktuar nga ndonjė politikan vendor apo perėndimor?

DEMAĒI: Jo, jo... vetėm disa media si BBC... kanė ardhur dy vetė nga Ombudspersoni, tė cilėt kanė kėrkuar disa sqarime. Ka ardhur edhe dikush nga Komisioni i Pavarur qė e ka krijuar Agim Ēeku qė tė marrė hetime, por nuk e pranuam...

EPOKA E RE: Pse?

DEMAĒI: Ēka kemi ne pėr t’i treguar, ne... ata duhet tė marrin hetime te ata qė i vranė qytetarėt nė demonstratė. Ne i kemi veprimet ashiqare. Hetimet duhet tė merren ndaj atyre qė shkaktuan gjakderdhje dhe u munduan po them edhe njėherė, ta zbatojnė projektin e nėnshtrimit dhe tė frikėsimit tė qytetarėve.

EPOKA E RE: Deri tash pėr shkak tė atyre ngjarjeve kanė dhėnė dorėheqje shefi i policisė sė UNMIK-ut, Kurtis, dhe ministri Fatmir Rexhepi, por jo edhe Sheremet Ahmeti...?

DEMAĒI: Shikoni, kėto nuk janė dorėheqje, kėto janė shkarkime. Nuk kish dhėnė dorėheqje zotni Fatmiri pėr njėqind vjet, por atij i kanė thėnė jep t’i dorėheqje mos ndoshta po e mashtrojmė popullin e po thonė ja ky paska qenė fajtor, edhe pse ai nė fund si shqiptarėt kur donė me vdekur qė i flasim disa fjalė tė mira, tregoi drejt se nuk ka pasur asgjė nė dorė. E Sheremet Ahmetin po e mban Fatmir Sejdiu. Sejdiu deklaroi se nuk ėshtė qė Sheremeti tė japė dorėheqje...  

Arrestimi i Kurtit si nė kohėn e Komiteteve Komuniste ...

EPOKA E RE: A jeni pėr njė mision tė ri tė Evropės nė Kosovė ?

DEMAĒI: Po, jam pėr njė mision tė vėrtetė tė Evropės qė do tė vijnė e ta pastrojnė Kosovėn nga krejt mafiozėt dhe kriminelėt tė cilėt e kanė mbuluar Kosovėn. Pa pastrim gjeneral tė tyre ne nuk mundemi tė shkojmė nė Evropė. Evropės nuk i duhet njė Kosovė e kriminalizuar. Tė gjitha llojet e kriminalitetit janė duke lulėzuar nė Kosovė. UNMIK-u nuk bėri gjė pėr ta ndaluar kėtė tė keqe, si e krijoi edhe vetė njėfarė klime qė ato larvat e kriminelėve qė ishin tė instaluara nėpėr grupe poshtė e pėrpjetė tė lulėzojnė e tė shumėzohen edhe mė shumė. Unė kam besim tė madh qė Evropa nuk do tė ketė qare, deshi apo s’deshi, pa e bėrė njėfarė pastrimi pėr tė na pėrgatitur pėr tė hyrė nė familjen evropiane. Kėtė populli ynė e dėshiron, nuk kemi asgjė kundėr forcave tė NATO-s, e as tė atyre qė do tė vijnė nga Evropa, tė cilėt do t’i marrin punėt nė dorė e ndoshta do t’i hapin ato dosje, tė cilat UNMIK-u si hapi asnjėherė. Aq shumė janė forcuar kriminelėt dhe mafiozėt tanė me kėtė pushtet formal... sa qė u mblodhėn e kėrkuan ta gjejnė fajtorin pėr Kosovėn, ta gjejnė fajtorin e kėtyre demonstratave, ta gjejnė se kush qenka ai fajtori, ai i cili iu priu kėtyre demonstratave, i cili u pėrpoq qė me gjithė ata djem e vasha t’ia hapin sytė kėtij populli, t’ia hapin sytė Evropės qė tė na shoh nė dritėn e vėrtetė, tė na shoh ashtu siē duhet. Anėtarėt e Grupit tė Unitetit, duke dashur ta eliminojnė Albin Kurin, kėrkuan ta qojnė nė burg duke dhėnė urdhra tė arrestohet si dhe tė dėnohet, sikur nė Kohėn e Komiteteve Komuniste.

EPOKA E RE: Pasi qė dolėm te arrestimi. Si e konsideron arrestimin e Albin Kurtit dhe caktimin e paraburgimit prej 30 ditėsh?

DEMAĒI: Ky ėshtė njė gabim i madh i forcave evropiane ... kėtė e bėnė edhe kėta tanėt. Njėherė me qėllim qė ta gjejnė fajtorin e tė rehatohen, pastaj kinse kanė punuar mirė tė huajt qė i kanė vrarė djemtė tanė... e nė anėn tjetėr, me hipokrizi se gjoja po iu shprehim ngushėllime familjeve tė tė rėnėve. Disa prej tyre thanė edhe se janė manipuluar djemtė. Me fjalė tė tjera, ky ėshtė njė gabim pėr shkak tė mosnjohjes sė situatės dhe tė realitetit dhe sė vėrtetės nė Kosovė. Ky ėshtė njė gabim, i cili do tė mund tė shkonte nė interes tė marshimit tė jetės sė kėtyre mafiozėve dhe kriminelėve, tė cilėt janė instaluar nė tė gjitha poret e jetės nė Kosovė.

Arrestimi i Albin Kurtit mė 10 shkurt 2007

__________________________________

EPOKA E RE:Kush tjetėr ka mbetur pa qenė i inkriminuar ?

DEMAĒI: Vetėm ‘Vetėvendosja’.

EPOKA E RE:Mendoni se ėshtė e zonja ‘Vetėvendosja’ tė udhėheq... ?

DEMAĒI: Po ėshtė e zonja... por shiko, nė Kosovė ka edhe plot njerėz qė janė tė gatshėm tė udhėheqin dhe tė cilėt kanė aftėsi dhe kapacitete .

EPOKA E RE: ‘Vetėvendosja’ po thonė se nuk e kanė synim pushtetin?

DEMAĒI: Jo, jo ‘Vetėvendosja’ se ka synim pushtetin, por ka njerėz tė tjerė jashtė ‘Vetėvendosjes’, tė cilėt janė kėtu gjallė, tė kualifikuar tė ushtruar pėr tė udhėhequr me proceset politike nė Kosovė .

EPOKA E RE: Kush janė ata qė nuk po iu dėgjohet zėri ?

DEMAĒI: Njerėzve tė zotė e tė vėrtetė nuk iu dėgjohet zėri. Ata nuk shtyhen, sepse e dinė se deri kėtu ka ardhur situata... qė njerėzit s’po guxojnė as ta hapin gojėn... po e sheh se si po ndodh njė organizim kaq i guximshėm si ‘Vetėvendosja’ ēka po i bėjnė... po sheh ēfarė programesh po shohim nėpėr media, krejt programet po bėhen pėr t’ua shpėrlarė trurin njerėzve. Kėshtu qė ka intelektualė tė vėrtetė tė cilėt mund ta qeverisin kėtė vend.

Jam i gatshėm tė hidhem nė krye tė procesit... nė qoftė se prej meje kėrkon populli...

EPOKA E RE: Ju personalisht, a jeni tė gatshėm tė hidheni nė krye tė procesit... ?

DEMAĒI: Jam i gatshėm nė qoftė se prej meje kėrkon populli i vėrtetė, por nuk jam i gatshėm tė instalohem diku dhe tė punoj me mafiozė... sepse me ta nuk mund tė bėj asgjė.

EPOKA E RE: Agim Ēeku a ėshtė mafioz?

DEMAĒI: Agim Ēeku ėshtė viktimė e butėsisė dhe dėshirės sė vet qė ta shpėtojė kėtė popull, mirėpo mė dhimbset shumė qė ai nuk po sheh se ku ėshtė e tek ėshtė e me kėnd po punon e tjera e tjera...

EPOKA E RE: Hashim Thaēi a ėshtė mafioz ?

DEMAĒI: Hashim Thaēi ėshtė mafioz i kulluar...

EPOKA E RE: A ke fakte apo...?

DEMAĒI: Fakti po tregon vetė, ai po qohet kundėr njė lėvizje e cila po lufton pėr t’i mbrojtur interesat e kėtij populli...

EPOKA E RE: Ramush Haradinaj, a ėshtė mafioz?

DEMAĒI: Shiko, Ramush Haradinaj ėshtė njė luftėtar i madh, por edhe ai ka ra viktimė e qarqeve tė cilat e rrethuan dhe tash ai nuk ishte nė gjendje ta kontrollojė situatėn. Mirėpo, edhe Ramushi e ka pėrgjegjėsinė dhe nuk mund tė lahet... edhe Ramushi ėshtė i ndotur me lloj-lloj mafiozė me tė cilėt ka pasur punė dhe s’kam ēka i bėj.

EPOKA E RE: Veton Surroi a ėshtė mafioz ?

DEMAĒI: Mafioz, mafioz i madh, ku i bėri Veton Surroi 90 milionė euro.. i ka vjedhur.

EPOKA E RE: E Fatmir Sejdiu a ėshtė mafioz ?

DEMAĒI: Fatmir Sejdiu, i shkreti ėshtė viktimė e butėsisė sė vet dhe politikės sė vet qė ishte mbrapa Rugove dhe i mbeti...kur erdhi nė fuqi u mundu t’i largonte mafiozėt... disa i largoi, kurse tė tjerėt dalėngadalė iu afruan, kėshtu qė s’ka as ai me kėtė punojė ndryshe, prandaj edhe e ka pėrgjegjėsinė.

EPOKA E RE: E Kolė Berisha ?

DEMAĒI: Kola ėshtė njė njeri i aftė, i cili nuk besoj se merret me mafiozllėqe, mirėpo politikisht nuk sheh shumė larg. Edhe ai mundohet ta vazhdojė njėfarė rruge, duke menduar se Rugova e ka pasur njė politikė tė drejtė....

EPOKA E RE: Ta lemė pak demonstratėn anash...

DEMAĒI: E lėmė...

Tė mirat dhe tė kėqijat e Pakos sė Ahtisarit

EPOKA E RE: A ka diēka qė sheh tė mirė nė Pakon e Ahtisarit?

DEMAĒI: Nė pako shoh tė mirė se Kosovės i jepet mundėsia qė tė aderojė nė organizatat ndėrkombėtare, eventualisht edhe nė OKB. Do me thėnė se po bėhen pėrpjekje qė Kosova tė lirohet nga sovraniteti i Serbisė, qė nuk ėshtė punė e vogėl kjo, por brenda po e krijon pėrsėri njė gabim tė madh qė u krijua nė Dejton. Dhe Ahtisari nuk ka faj kėtu, sa kanė faj disa qarqe tė cilat e bėnė Dejtonin, ato qarqe ende po na pėrcjellin. Po ashtu, faj kanė kėta liderėt tanė tė cilėt lejuan qė Ahtisari tė bie nėn ndikimin e atyre qarqeve.

EPOKA E RE: A kanė mundur qytetarėt dhe kjo klasė politike tė bėjė mė shumė nė kėtė kohė pėr Kosovėn?

DEMAĒI: Qytetarėt kanė mundur tė bėjnė, po tė ishin tė vetėdijshėm dhe nė demonstratėn e 10 shkurtit e kanė dhėnė maksimumin, kurse qė po thua ti klasė, kjo nuk ėshtė kurrfarė klase, kjo ėshtė njė bandė e njerėzve qė luftojnė pėr t’u pasuruar, pėr tė mbetur nė pushtet. Pra, nuk janė nė pushtet pėr t’i shėrbyer kėtij populli, por janė nė pėr t’u pasuruar.

EPOKA E RE: Si i sheh konsultat e ardhshme Prishtinė- Beograd, qė do tė mbahen nė Vjenė?

DEMAĒI: Evropa po insiston dhe po i detyron palėt qė tė bisedojnė pėrsėri, tė bisedojnė qengji me ujkun, tė bisedojmė ne me Serbinė. Nuk shoh se ēka kemi ne tė bisedojmė... mundemi eventualisht qė liderėt tanė tė shkojnė nė Vjenė dhe tė fillojnė t’i korrigjojnė gabimet, lėshimet qė i kanė bėrė nėse kanė mundėsi nė mėnyrė qė tė korrigjohen ato pika kėrkesa qė kanė tė bėjnė me kisha dhe manastire...

EPOKA E RE: Kėtė ēėshtje e konsideroni si njė nga pikat e dobėta tė pakos...?

DEMAĒI: Kjo ėshtė njė nga pikat e dobėta, kurse pika mė e dobėt ėshtė se iu bėhet e mundur dy tė tretave tė deputetėve serbė qė ta bllokojnė nxjerrjen e ēfarėdo ligji... ka edhe pika tjera, siē ėshtė mundėsia qė Serbia tė pėrzihet nė mėnyrė aq flagrante nė Kosovė nėn firmėn e pėrkrahjes dhe ndihmės sė serbėve tė cilėt jetojnė kėtu. Ne jemi pėr atė qė serbėt ta kenė dyshtetėsinė dhe tė drejta tė tjera, por tė jenė lojal ndaj Kosovės.

EPOKA E RE: A ju ka mbetur ndonjė fije shprese se Kosova do tė pavarėsohet?

DEMAĒI: Unė e di qė nuk ka fuqi qė do tė mund ta ndalė Kosovėn qė tė pavarėsohet, mirėpo kam frikė nėse Evropa do tė tregohet e shurdhėr ndaj kėrkesave tona dhe nėse Evropa ende do t’i bėjė lėshime Serbisė, sepse do tė rritet kostoja... kam frikė se kėtu jo vetėm shqiptarėt, por edhe serbėt do tė humbin... kam frikė sepse disa herė jemi mashtruar, disa herė Evropa nuk ka pasur vesh pėr t’i dėgjuar sa duhet kėrkesat tona, kam frikė mos po na pėrsėritet ajo e keqe edhe njėherė. Por, nė fund tė fundit edhe kur e kam filluar luftėn atėherė, para pesėdhjetė vitesh i vetmuar me njė grup entuziastėsh, kam qenė i bindur se do tė fitojmė. Nuk kam menduar se do tė pres ndonjė farė fitore... por kam qenė i bindur dhe kjo ėshtė edhe nė programin tim tė ’64 se Jugosllavia do tė shpartallohet... unė kam shpresė se do ta pres edhe pavarėsinė e Kosovės.

EPOKA E RE: Faleminderit pėr intervistė dhe shėndet tė gjatė...

DEMAĒI: Gjithashtu.

(FUND)

Kthehu ne fillim

_________________________________________

Flet Adem Demaēi pėr programin BBC nė gjuhėn shqipe

ARSYET PĖR TĖ PROTESTUAR JANĖ TĖ PANUMĖRTA NĖ KOSOVĖ

Bisedoi: Muharrem NITAJ

Mė 15 shkurt 2007

___________________________________

BBC: Si i vlerėsoni cilėsimet se protestat e Vetėvendosjes ishin tė dhunshme sepse u filluan si tė tilla?

A.Demaēi: Vetė formulimi i shpejtė i vlerėsimit se demonstratat e lėvizjes Vetėvendosja ishin tė dhunshme, tregon se pushteti, edhe pėrfaqėsuesit e pushtetit real dhe kėta tė pushtetit formal, qė janė vegla dhe vasalė tė tyre, kanė qenė tė pėrgatitur pėr ta shkaktuar dhunėn.

Prandaj kanė pasur nevojė qė kėto protesta, mė paqėsoret tė mundshme, t'i shpallin tė dhunshme dhe tė palejueshme dhe prandaj ne kemi vepruar kėshtu siē kemi vepruar.

BBC: Po ėshtė vlerėsuar se vetė thirrja e liderit tė Lėvizjes "Vetėvendosja" qė tė vazhdohej marshimi i demonstruesve dhe tė shpėrtheheshin barrikadat e vendosura nga policia, ka qenė thirrje pėr dhunė?

A Demaēi: Jo, kjo nuk ishte kėshtu. Ishte pėrpjekja pėr ta eliminuar dhunėn qė na imponohej neve.

Kėtu shihej se ata qė janė bėrė gadi dhe kanė pasur nė kokėn e tyre njė mendim tė shtrembėruar, qė tė na japin neve njė leksion dhe qė ne tė mos guxojmė tė marshojmė e tė protestojmė rrugėve. Prandaj ata e kishin vendosur pritėn nė mes tė rrugės "Nėnė Tereza" dhe kanė dashur tė kufizojnė lėvizjen tonė. Ata shpejt e shpejt e trilluan arsyetimin se gjoja ne kemi dashur tė hyjmė nė ndėrtesat e qeverisė dhe parlamentit, mirėpo ky ishte njė trillim shumė transparent, siē po thonė, dhe gėnjeshtra doli e kulluar.

BBC: Jeni parė tė jeni nė ballė tė kėsaj proteste. Nė ēfarė cilėsie keni qenė pjesėmarrės?

A Demaēi: Po unė jam anėtar i Lėvizjes Vetėvendosja. Kam qenė jashtė dhe kam ardhur enkas pėr tė marrė pjesė nė kėto protesta. Kam marrė pjesė edhe nė mbledhjen apo takimin final, ku ne ishim marrė vesh qė tė bėnim njė demonstrim krejtėsisht paqėsor.

BBC: Thoni se nuk keni pasur pėr qėllim qė ju tė shkaktoni dhunė?

A Demaēi: Aspak.

BBC: Lidershipi dhe misioni i OKB-sė, thonė se nuk ka pasur asnjė arsye tė protestohej.

A. Demaēi: Arsyet pėr tė protestuar janė tė panumėrta nė Kosovė.

BBC: Njėri prej anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit, Veton Surroi, ka kėrkuar pėrgjegjėsi pėr thirrjet e rrejshme tė aktivistėve tė Lėvizjes, por edhe nga policia qė goditi nė kokė demonstruesit.

A Demaēi: Veton Surroi ka frikė siē kishin "Titistėt" dikur, kur ne sulmonim rregjimin dhe diktaturėn komuniste. Nė kėtė pozicion ėshtė sot edhe Vetoni, i cili nuk mendon pėr interesin e Kosovės, por mendon se ku po mbetet ai vetė.

BBC: Po edhe presidenti i Kosovės, Sejdiu, ka pasur tė njėjtin vlerėsim. Ai i ka ftuar qytetarėt e Kosovės qė tė kenė besim tek udhėheqja e vendit se nuk do tė ketė zgjidhje tė tjera qė mund tė jenė nė kundėrshtim me pėrcaktimin e popullit.

A.Demaēi: Mua mė vjen shumė keq. Fatmiri ėshtė njė burrė shumė inteligjent. Por ėshtė pėr keqardhje se edhe ai mundohet tė "shesė mjegull", sepse kėto ēfarė pamė, ēfarė lexuam e dėgjuam nga pakoja e hapur tė Ahtisaarit, po na e heqin Serbinė nga qafa, po e heqin sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn dhe po na fusin nėn sovranitetin e pakicės serbe, e cila do tė jetė e lidhur drejtpėrdrejtė me Serbinė dhe do tė marrė instruksione prej saj.

BBC: Kryeministri i Kosovės Ēeku, ka deklaruar se i kupton shqetėsimet e qytetarėve dhe tė anėtarėve tė lėvizjes "Vetėvendosja", mirėpo ka thėnė se adresimi i kėtyre shqetėsimeve nuk mund tė jetė rruga.

A.Demaēi: Shikoni, ne nuk jemi anėtarė tė parlamentit…

BBC: A do tė thotė kjo se ju i keni shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė e tjera?

A. Demaēi: Ne i kemi shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė e tjera. Ju e dini se e kemi botuar gazetėn Vetėvendosja pėr ēdo javė.

E kemi dhėnė mendimin tonė kudo qė na kanė dėgjuar dhe nuk kemi pasur rrugėdalje tjetėr, pėrpos ta thėrrasim popullin qė tė dali nė rrugė qė bashkė me tė ta ngremė zėrin dhe t'u tėrheqim vėrejtjen miqve tanė, tė cilėt nuk janė tė paktė e tė cilėt nuk e dinė gjithė tė vėrtetėn pėr Kosovėn.

Dhe e vėrteta pėr Kosovėn ėshtė kjo e Vetėvendosjes. E vėrteta dhe zgjidhja ėshtė vetėvendosja, ku populli do tė vendosė dhe jo tė vendosė dikush tjetėr nėpėr kancelaritė e tyre dhe tė mundohet tė ndajė drejtėsi "pak pėr neve, pak pėr ata", e tė mos zgjidhet problemi. Kjo do tė thotė qė tė mbetet rreziku qė Kosova sėrish tė shndėrrohet nė njė vatėr tė re tė gjakderdhjeve.

BBC: Zv.kryenegociatori i OKB-sė, Steven Shuck, tha se Lėvizja Vetėvendosja kishte rekrutuar anėtarėt e saj jashtė Kosovės…

A.Demaēi: Po kush ėshtė Vetėvendosja, qė tė rekrutojė anėtarėt e saj jashtė. Po ti nuk mund ta ndalėsh popullin shqiptar qė t'i ndihmojė njėri-tjetrit…

BBC: Me sa po kuptoj unė, ata kanė ardhur nga shtete tė tjera, por jo nga shtete…

A.Demaēi:…Ata janė nga shtete tjera, por janė fqinjtė e Kosovės dhe dhimbjen tonė e kanė dhimbje tė vetėn, o, zotėri!

BBC:Ėshtė spekulluar edhe me emrin e Daut Haradinajt i cili thuhet tė ketė ndihmuar organizimin e protestės…

A. Demaēi: Po e kanė marrė nė qafė kot. Ky Hashimi vetėm trillon poshtė e pėrpjetė, andej e kėndej dhe mundohet ta luajė rolin e njė farė pacifikuesi e tė njė farė qetėsuesi. Ai nė tė vėrtetė i bėn sherr kėtij populli dhe atyre qė mund tė mendojnė se mund tė ndihmojė si pacifikues.

BBC: Ėshtė spekulluar shumė edhe me financimin e Lėvizjes Vetėvendosja dhe se kush qėndron prapa saj. Nė fakt kush e financon kėtė lėvizje?

A.Demaēi: Ne e financojmė vetėn tonė. Secili anėtar, i cili ka mundėsi, i paguan nga 50 euro.

BBC: A janė tė mjaftueshme kėto pėr organizimin qė keni?

A. Demaēi. Po, p.sh. neve gazetėn na e boton "Kosova Sot" pa para. Tė njejtėn gjė e bėn edhe "Epoka e Re". Kur mbetemi ngusht, na bėhen shėrbime tė ndryshme, bile nga ata biznesmenė qė nuk i kanė punėt edhe aq mirė.

BBC: Strukturat udhėheqėse tė Kosovės ju shohin pėrgjegjės pėr dy viktimat e demonstratave. A e shihni vetėn sadopak pėrgjegjės pėr kėtė?

A. Demaēi. Pėrgjegjėsinė e kanė ata qė i kanė vrarė, o, vėlla! Ne qė kėrkojmė, liri e drejtėsi, qė kėrkojmė drejtėsi e barazi, nuk kemi pėrgjegjėsi. Ne qė kėrkojmė, nga kėta qė kėrkojnė pėrgjegjėsi prej nesh, tė heqin dorė nga marrėzitė dhe lėshimet qė kanė bėrė.

BBC: Si i vlerėsoni dorėheqjet e ministrit tė policisė, Rexhepi dhe tė Komisarit tė policisė sė Unmikut, Curtis?

A.Demaēi: Kėto dorėheqje janė njė gjė pozitive qė tregojnė se disa qarqe qė e kanė pushtetin, sepse nuk ka dhėnė Fatmiri e as Curtis dorėheqje vet, por i kanė shkarkuar ata qė dijnė mė shumė, do tė ndalen njė herė dhe do tė thonė…po dale njė herė, le ta dėgjojmė kėtė farė populli…sepse ne tjetėr interes pėrveē interesit tė Kosovės nuk kemi.

BBC: Qeveria e Kosovės, presidenti, grupi i Unitetit, BE, SHBA, e tė tjerė, thonė se dokumenti i Ahtisaarit pėrfill vullnetin e shumicės pėr krijimin e njė shteti tė pavarur tė Kosovės. A nuk janė tė gjitha kėto tė mjaftueshme qė ju tė bindeni se nuk keni arsye tė protestoni?

A.Demaēi: Unė ju thashė se do tė hiqet sovraniteti i Serbisė si shtet nė Kosovė, mirėpo do tė vendoset sovraniteti i pakicės serbe mbi shumicėn shqiptare nė Kosovė.

BBC: Ju falėnderoj qė ishit nė studion e BBC-sė nė Prishtinė, zoti Demaēi.

A.Demaēi: Ju falendėroj edhe unė qė ma dhatė mundėsinė pėr ta thėnė tė vėrtetėn tonė pėr kėto ngjarje, sepse po manipulohet shumė me tė vėrtetėn pikėrisht nga shumė media nė Kosovė, tė cilat janė bėrė pjesė e interesave tė ngushta.

Kthehu ne fillim

___________________________

 

ADEM DEMĒI DHE DOSJET E SHKRIMTARĖVE NĖ KOSOVĖ

  

Myrvete & Begzad BALIU, Prishtinė

 Nėntor 2006

______________________________

Prej dosjeve tė mbyllura nė Shqipėri, dimė vetėm

majėn e Ajsbergut 

  Ka disa vjet qė nė Shqipėrinė postkomuniste kanė filluar tė fliten e pėrfliten dosje nga mė tė ndryshmet: dosjet partiake (tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė a tė Frontit Popullor) dosje institucionale (tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė), dhe kryesisht dosje personale (tė Enver Hoxhės, Mehmet Shehut, Ramiz Alisė), dhe sidomos dosje e ngjarje tė disa prej krijuesve, (Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Kasem Trebeshinės, Bilal Xhaferit, Fadil Paēramit, Vilson Blloshmit e Genc Lekės) tė cilėt me jetėn dhe me veprėn, me mendimin politik dhe letrar, kanė vazhduar tė sulmojnė a tė mbrohen prej dosjeve tė institucioneve dhe dosjeve personale, prej dosjeve politike dhe prej dosjeve kulturore, prej sulmeve kryesisht politike tė bashkėkohėsve dhe prej sulmeve kryesisht morale tė brezit mė tė ri.

  Mbi dokumentet e nxjerra nga arkivat kryesisht private, por edhe atyre tė institucioneve kulturore, shkencore dhe madje atyre shtetėrore, janė realizuar shumė tryeza dialogjesh nė radio e television, janė bėrė shumė dokumentarė radio e televizivė, janė botuar shumė vepra publicistike dhe janė mbushur me mija faqe shtypi ditor e javor. Por, nga dosjet e hapura deri tash, mbi tė cilat ėshtė pėrfolur, si duket dimė vetėm majėn e ajsbergut. Me dosje, e sidomos me dosjet e krijuesve tė artit e tė kulturės, kultura shqiptare do tė merret shumė dhe do tė merret gjatė. Nuk janė ato dosje tė njė nate, qoftė ajo edhe e vetėm njė nate: natės sė thikave tė gjata. Shkrimi i tyre ėshtė bėrė me muaj, me vite, gjendja e tyre ėshtė njė dhe shumėshtresore, formimi i tyre ka zgjatė me dekada, kur me zjarmi e kur me hope, ato, nė fund janė dosje tė atij projekti gjysmėshekullor, nė tė cilin punuan shqiptarėt nga brenda e ndėrkombėtarėt nga jashtė, pėr tė ndritur njė mesjetė bashkėkohore tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX.

  Me kėtė temė, mė nė fund, kur mė pak e kur mė shumė ka filluar tė merret dhe madje tė merret me ngulm edhe “Ars”-i. Me tė drejtė. Redaksia qė nga fillimi e shquan nė mėnyrė tė veēantė moralin e individit (nė kėtė rast krijuesit) dhe moralin e mendimit, si kusht pėr sendėrtimin afatgjatė tė mendimit kritik dhe si koncept prioritar tė vetėdijes historike mbi kulturėn dhe sidomos letėrsinė, ishte dhe ėshtė e pamundur t’i ikim kėsaj teme, e cila ka lėnė dhe vazhdon tė lėrė gjurmė tė thella nė mentalitetin njerėzor dhe krijues tė shoqėrisė shqiptare. Angazhimi i krijuesve nė kėtė temė, sot mė parė se sa guxim qytetar, tashmė i tejkaluar pas mėnjanimit tė ligjit mbi propagandėn, do tė duhej tė quhej guxim intelektual dhe madje angazhim human. Le ta thonė tė ‘vėrtetėn e tyre’ krijuesit duke botuar dokumentet e arkivave personale dhe shtetėrore nė kėtė revistė, la ta thonė tė ‘vėrtetėn intelektuale tė tyre’ krijuesit duke rrėfyer pėr tė kaluarėn e tyre apo tė krijuesve tė tjerė qė pėsuan pranė tyre, dhe mė nė fund le ta thonė tė ‘vėrtetėn e shpirtit’ pėr dhembjen qė ua shkaktuan kolegėve tė tyre ‘pėr shkaqet qė vetėm ata i dinė‘.

Adem Demaēi dhe dosjet e shkrimtarėve nė Kosovė

 

 

__________

 

A ka dosje tė shkrimtarėve nė Kosovė?!

  Kur na kanė treguar disa nga miqtė tanė nė Tiranė dhe Shkodėr pėr dosjet e shkrimtarėve dhe sidomos veprimet e disa prej krijuesve gjatė kohės sė diktaturės nė Shqipėri, nuk kemi besuar se letėrsia ka mundur tė bėhet nė ato pėrmasa, madje nga brenda, doktrinė me kaq shumė ndikim politik, shoqėror, social dhe psikologjik nė njė popull tė tėrė. Prej dėshmive tė tyre, sado pak tė vėrteta qofshin, prej kujtimeve me shkrim dhe me gojė, shkrimtarėt qė kishin kaluar nga njėra golgotė nė tjetrėn tregonin pėr diskutimet e akcilit shkrimtar tė rėndėsishėm sot apo tė harruar me kohė, tė cilėt me diskutimet pėr ‘vlerat e dyshimta’, pėr ‘ndikimet borgjeze’, pėr ‘orientime pluraliste” tė veprave tė tyre, ua kishin bėrė jetėn skėterrė, jo vetėm atyre por edhe familjes sė tyre. Kishte mjaftuar njė varg i vetėm i pėrkthyer nga njė krijues me koncepte tė tjera letrare nga ato qė mbretėronin nė letėrsinė shqipe, njė ngjarje ndėrndikuese, njė psikologji personazhi, njė ndėrdije letrari etj., dhe autori tė pėrjetonte ato qė i kishin pėrjetuar krijues si Kasem Trebeshina, Frederik Reshpja, Bilal Xhaferri, Zyhdi Morava, Visar Zhiti etj.

  Gjatė diskutimeve pėr pėrvoja nga mė tė ndryshme tė kėsaj natyre, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, fillimisht kemi menduar se nė Kosovė, dosje tė tilla jo vetėm nuk kishte po, as nuk kishte kushte politike dhe kulturore tė krijoheshin.

  Nė Kosovė, politika jugosllave, qė nga viti 1952 i kishte tejkaluar problemet e rrymave dhe drejtimeve letrare nė letėrsi, prandaj nuk mund tė pritej edhe diskutimi dhe mosmarrėveshjet mbi kėto aspekte.

Nė Kosovė, natyrisht diskutohej pėr vepra letrare, pėr vlerat artistike, pėr ndikimet e rrymave dhe drejtimeve letrare, pėr gjuhėn e tyre, dhe madje pėr mesazhin e tyre kur e kur edhe ideor, por deri sa pėrktheheshin Elyari, Dostojevski e madje edhe Ezra Paundi, nuk kishte pse tė flitej pėr ndikime tė jashtme dhe tė papranueshme.

  Nė Kosovė shkrimtarėt kanė mundur tė shkruajnė dhe tė deklarohen pėr ose kundėr realizmit nė letėrsi, nė kontekst tė njė libri a tė njė problemi teorik, nė interes tė njė metode a tė njė procesi shkencor-historik, madje edhe pėrmes ndonjė promemorieje tė hapur, dhe tė mos tė mos kishe asnjė pasojė nga sistemi politik dhe shtetėror.

  Nė Kosovė, gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, janė shkruar vepra letrare me koncepte tė ndryshme ideore, filozofike, kuptimore dhe psikologjike, duke iu pėrmbajtur njė rryme a njė drejtimi tjetėr, por liria e shprehjes nė letėrsi, nuk i ka lėnė krijuesit letrar pa dosje.

  Nuk e kemi fjalėn kėtu pėr pjesėmarrjen e tyre tė drejtpėrdrejtė nė jetėn politike, pjesėmarrjen e tyre nė dėnimin e Lėvizjes Nacional Demokrate si dėshmitarė, si porotė, apo si procesmbajtės.

  Nuk e kemi fjalėn pėr vrasjen e tyre (Fazli Grajēevcit, Rexhep Elmazit, Jusuf Gėrvallės) dhe pėr shumė krijues tė tjerė, emrat e tė cilėve u mėsuan pas vdekjes, pėr arsye se dėnimi madje edhe vrasja e tyre u bė nė emėr tė aktivitetit tė tyre politik nė Lėvizjen ilegale shqiptare.

  Fjalėn e kemi pėr dėshimitė e botuara kohėve tė fundit nė veprėn e Prof. dr. Hakif Bajramit, “Dosja Demaēi”, (Dokumente, tri proceset gjyqėsore kundėr Adem Demaēit), botoi Brezi '81, Prishtinė, 2004, vepėr e cila e pėrgėnjeshtron mendimin tonė pėr dosjet e krijuesve.

  Le tė lexojmė vetėm disa prej dėshmitarėve, tė cilėt pėrveē qė ishin shkrimtarė apo pretendonin tė bėheshin, dėshmitė e tyre i ndėrtojnė mes tjerash edhe mbi veprėn letrare tė Adem Demaēit:

  Dėshmitari i parė, kryeshkrimtar: Demaēi mė ka thėnė:Pushtetarėt kompetentė ndalojnė botimin e veprave tė disa shkrimtarėve shqiptarė, dhe pėrmend rastin e Gjergj Fishtės, me tezat e tė cilit Demaēi pajtohet dhe pėrpiqej tė mė bindte edhe mua nė drejtėsinė e tyre. Nė tė vėrtetė, Demaēi thotė se Fishta ka pasur plotėsisht tė drejtė kur thoshte se Kosmeti (mė tej Kosova, v.j) ėshtė pjesė pėrbėrėse e Shqipėrisė dhe kjo ėshtė e drejtė historike e saj.

  Dėshmitari i dytė, shkrimtar dhe kulturolog: Ai (A. S., v. j.), mė ka folur se Demaēi shkruan shumė bukur si shkrimtar dhe pėrmes veprave tė tij alegorike e shpreh atė qė mendon dhe nė kėte mėnyrė ia pėrcjell ato popullit. Nė lidhje me njė tregim qė e ka shkruar Demaēi, ai, ka biseduar me mua mė se njė orė. Demaēi mė ka shpjeguar se si nė atė tregim, pėrmes maces ka paraqitur ikjen e shqiptarėve nga Kosova, edhe pse ata e duan atdheun e tyre – Kosovėn. Nė kėtė tregim pėrshkruhet ndarja e maces nga shtėpia dhe kthimi i saj. Maceja vėshtirė e braktis shtėpinė, ashtu si edhe shqiptarėt atdheun e tyre.

  Dėshmitari i shtatė, qė deshi tė bėhej shkrimtar: Nė bazė tė gjithė kėsaj kam pėrfunduar se Demaēi mendon se do tė ishte mirė sikur nė Shqipėri tė ishte regjimi perėndimor, sepse perėndimi do t’ u ndihmonte shumė shqiptarėve pėr ēlirimin e tyre dhe pėr bashkimin e Kosovėn me Shqipėrinė. E di kėtė sepse mė ka folur pėr kėtė diku nė vitin 1957, por nuk mė kujtohet muaji.

  Dėshmitari i nėntė, kryeshkrimtar i pashallakut tė tij:Intensivisht para meje ka filluar tė shprehet armiqėsisht pas burgimit tė grupit tė intelektualėve shqiptarė nė Prishtinė. Atėherė ka pasė filluar tė mbajė edhe ditarin personal “Ditari i shpirtit”. Nė atė ditar i ka shėnuar mendimet e veta intime politike. Mė ka thėnė se ėshtė ftuar nga UBD-ja nė Beograd dhe se i ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr grupin qė ėshtė dėnuar nė Prishtinė, pėr ēka ka qenė i frikėsuar dhe e ka kallur ditarin, qė tė mos u bjerė nė duar organeve tė pushtetit. (…) Nė periudhėn 1957 - 1958 Demaēi u afirmua si shkrimtar i ri shqiptar nė Kosovė, duke botuar romanin “Gjarpijt e gjakut”. Edhe unė merrem me shkrime dhe mund tė them se nė mesin e shkrimtarėve shqiptarė tė Kosovės konsiderohet si shkrimtari mė i talentuar. Ndėrkaq, nė kėtė kohė, prej vitit 1957, veprimtaria e tij armiqėsore fillon tė marrė gjithnjė e mė shumė formė tė organizuar. (…) Mė ka thėnė se ai mendon qė trupi udhėheqės i organizatės duhet tė jetė nga shkrimtarėt.

  Dėshmitari i dhjetė, shkrimtar qė shkruante nė frymėn moderne: Pėr shkakun se unė shkruaj poezi lirike nė frymėn bashkėkohore, shumė herė jam kritikuar nga Demaēi, i cili mė fliste vazhdimisht qė tė mos shkruaja nė frymėn moderne, por tė shkruaj nė frymėn realiste pėr jetėn e shqiptarėve nė Kosovė.

  Pra, nė Kosovė, ku kolegėt nuk mund tė akuzoheshin pėr ndikime tė jashtme ideore dhe letrare, dėshmonin pėr anėn pėrkatėsisht frymėn nacionale tė veprave letrare, sado jo, thuhej, me recensione publike dhe anonime.

  Dyshimi bie edhe nė kėtė drejtim, sado qė dosjet vazhdojnė tė jenė tė mbyllura. Ndryshe si tė shpjegohen thashethemet nė shtyp pėr dorėshkrimin ‘e ndaluar’ tė Hivzi Sulejmanit “Njerėzit”, II, edhe pse mosbotimi i kėtij dorėshkrimi tash e sa vjet e vė nė dyshim ekzistencėn e tij. Dihet se njė numėr veprash janė ndaluar pėr shumė vite, ndėrsa disa tė tjera pėrgjithmonė. Nė vitin 1974 janė ndaluar pėr botim katėr vepra nė mesin e tė cilave edhe romani i Jusuf Gėrvallės “Dy florinjė tė njė dashurie” dhe ai i Musa Ramadanit “Romani pa kornizė“. Nė vitin e madh, 1981, pėr njė tregim tė botuar nė revistėn “Fjala”, u dėnuan me burg Arif Demolli dhe Sabit Rrustemi. Romani i Emin Kabashit, “Dimri i Drinisė” qe vlerėsuar nė konkurs anonim, por u ndalua me tė kuptuar emrin e tij, ndėrsa kusht pėr botimin e tij redaktorėt e “Rilindjes” i kishin vėnė ‘futjen nė tekst tė njė personazhi serb, gjithėsesi nga aspekti pozitiv’; shkrimtarit Zeqir Gėrvalla, kusht pėr botimin e veprės sė tij, i qe vėnė ‘vendosja e njė poezie kushtuar Titos(!), brenda pėrmbledhjes me poezi’; qe ndaluar antologjia tregjuhėshe e bashkim - vėllazėrimit ”Lulet nė ballkon” pėr shkak tė dėnimit, mė vonė, tė njėrit prej autorėve tė saj Mustafė Xhemajlit; qe ndaluar pėr shkaqe politike njė antologji me krijues nga Ferizaji etj.

  A mund tė ndaloheshin vepra tė tilla pėrkohėsisht apo pėrgjithmonė pa recensione tė kolegėve tė tyre shkrimtarė e kritikė, a mund “tė merrte vendime Komiteti i Partisė Komuniste tė Kosovės”, sikur thuhet tash pėr dorėshkrimet e ndaluara, nėse qė mė parė kolegėt e tyre shkrimtarė dhe kritikė, nuk dėrgonin recensionet e tyre kritike pėr vlerat e dyshimta dhe sidomos pėr pėrmbajtjet e ‘dyshimta’ tė kėtyre veprave?

  A mund tė flitet edhe mė tej pėr ‘dėshmitarė‘ tė panjohur dhe injorantė(!) nė redaksitė e “Rilindjes” (gazetės dhe shtėpisė botuese), tė cilėt me kaq perfiditet ndalonin veprat e njėrit apo kolegut tjetėr?

Diskutimet e ndėrprera

  Vite mė parė, menjėherė pas fillimit tė shthurjes sė federatės jugosllave nė shtypin e Kosovės pat filluar diskutimi nė temėn kush ka shkruar, pėrkthyer dhe madje redaktuar e korrektuar botimet politike tė redaksisė sė “Rilindjes”. Se, kush i kishte shkruar veprat e Sinan Hasanit, kush kishte pėrkthyer, dhe cilėt ishin shtyrė me bėrryla pėr korrektimin e veprave tė Titos etj. Mė vonė ndėr koluare qe pėrshpėritur madje edhe pėr ‘pėrkthyesit e besuar’ tė veprave tė Enver Hoxhes nė gjuhėn serbokroate, pėr interesa tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė, tė cilėt kujdeseshin qė kėtė ta bėnin para pėrkthyesve qeveritarė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

 Nuk mund tė thuhet se qe thėnė ndonjė gjė e rėndėsishme pėr t’u pėrsėritur edhe sot, pėr disa arsye:

-Autorėt e kėtyre teksteve, nuk patėn sjellė ndonjė dėshmi tė shkruar dhe ndonjė deklaratė pėr referencė tė sigurtė.

-Autorėt e teksteve ‘problematike’ i takonin brezit tė atyre krijuesve dhe gazetarėve tė cilėt si duket sado pak ishin prekur nga virusi i jugosllavizmės dhe nuk arritėn tė bėheshin bartėsit e mendimit tė ri nė qarqet kulturore dhe letrare tė Kosovės.

-Autorėt e kėtyre teksteve nė artikujt e tyre identifikuan emrat e disa prej redaktorėve tė “Rilindjes”, tė cilėt kishin redaktuar e riredaktuar jo vetėm veprat e Sinan Hasanit, por edhe poezitė, prozat, dramat, ditarėt, kujtimet dhe shkrimet kritike, pothuajse tė tė gjithė shkrimtarėve tė Kosovės, tė cilėt nė vitet ’50 e ’60 filluan tė botonin nė gazetėn “Rilindja”, nė revistėn “Jeta e re” dhe mė tej botuan edhe veprat e para tė tyre nė Redaksinė e botimeve “Rilindja”.

  Pėrtej idenitifikimit tė disa prej emrave tė shtyrė nė moshė apo tė vdekur decenie mė parė, autorėt e kėtyre teksteve nxitėse pėr debat, bėnė njė gabim me vetėdije: nga tekstet e tyre nxorėn emrat e brezit mė tė ri, tė cilėt nė njė mėnyrė apo njė tjetėr kishin kontribuar pėr rrumbullakėsimin e veprave tė kėtij politikani, i cili kishte arritur tė hynte nė institucionet mė tė larta shkencore, pra deri nė Akademinė e Shkencave tė Kosovės.

  Debati, ende pa filluar mirė, dhe me ndonjė rezultat tė rastit, siē ishte ai pėr pėrvetėsimin e njė tregimi tė Adem Demaēit nga Tajar Hatipi, qe mbyllur, kur veē tjerash u kuptua se nė hartimin e veprės sė Sinan Hasanit kishin marrė pjesė shumė historianė dhe letrarė anonimė, ndėrsa i vetmi autor, i cili nuk ishte konsultuar pėr pėrdorimin e emrit, dhe i cili sikur kishte deklaruar, nuk kishte dhėnė asnjė kontribut nė shkrimin dhe pėrgatitjen e veprės sė S. Hasanit, ishte poeti Rrahman Dedaj. E megjithatė emri i tij ishte pėrdorur si redaktor.

  Debate tė kėtilla natyrisht nuk mund tė ishin pa rėndėsi pėr zhvillimet kulturore nė Kosovė. Por ato edhe kur u nxitėn lidheshin kryesisht me kontekstet individuale. Bie fjala, njė polemike nė kontekst tė angazhimit tė Abdullah Zenelit nė redaksinė e “Rilindjes” solli njė fakt interesant. Ky i fundit, nė kulmin e debatit, nxori gjithė korrektorėt e veprave tė Titos pėr tė gjithė blejt e botuar dhe ata qė duhej tė botoheshin.

  Por, si tė shpjegohet ngrirja e debatit pėr dosjet e shkrimtarėve nė Kosovė? Kujtojmė se kjo lidhet me disa koncepte politike, kulturore dhe madje psikologjike, qė kanė udhėhequr jetėn kulturore dhe shkencore nė Kosovė.

  Nė Kosovė ky debat ėshtė luftuar hapur, por mė shumė i ėshtė zėnė prita nėn rrogoz, me konceptin demagogjik: “Tė mos merremi me grryerje biografish, tė shohim ndėrmjet gishtave disa aspekte individualedhe disa procese kulturore nė shoqėrinė shqiptare, t’i falim ata qė janė penduar sepse tė penduarit i fal edhe zoti, kemi punė mė tė rėndėsishme qė tė merremi, nė vend se tė merremi me individė dhe individualitete”.

  Me kėto koncepte aspak intelektuale dhe krejtėsisht demagogjike, shtypi i Prishtinės shpesh i stėrmbushur me artikuj dosjesh pėr pjesėmarrjen e shkrimtarėve tė Shqipėrisė nė krimet shtetėrore, ‘harron‘ mėkatet e Hivzi Sulejmanit nė Kosovė; shtypi i Prishtinės, shumė i kujdeshėm ta botojė kontributin e Ismail Kadaresė nė Frontin Popullor tė Shqipėrisė, ‘harron’ dhe nuk do ta identifikojė faktin se Ibrahim Rugova nė jetėn pluraliste ka hyrė nga simotra e Frontit Popullor tė Shqipėrisė nė Kosovė, pra nga Lidhja Socialiste e Kosovės. Njohėsit e Lėvizjeve demokratike nė Kosovė (e kjo ėshtė njė kohė e afėrt, e cila na kujtohet secilit prej nesh), e dinė se nė rrethin e parė tė personaliteteve qė u angazhuan nė jetėn pluraliste ishin Shkėlzen Maliqi e Veton Surroi nė lėvizjen reformiste jugosllave qė i solli ardhja e kroatit Markoviq, nė krye tė qeverisė, dhe Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e Agim Vinca nė lėvizjen separatiste qė nė mėnyra tė ndryshme bartej nga Lėvizja ilegale shqiptare (Qosja e Vinca) apo qė pėrpiqej tė krijohej si njė frymė e re (Rugova), si dhe Zekeria Cana nė institucionet e tė drejtave tė njeriut. Nga tė gjithė kėta, krijues, filozofė e analistė, vetėm Maliqi e Rugova institucionalisht vinin nga rrethet politike tė sistemit shetetėror dhe politik jugosllav, ndėrsa Surroi identifikohej me to pėr shkak tė trashėgimisė familjare.

  Mbase kjo ėshtė arsyeja pse nga Arkivi dhe biblioteka e Komitetit Krahinor tė Lidhjes sė Komunistėve tė Kosovės u nxorėn dhe ‘u asgjėsuan’ dosjet dhe veprat qė u ishin dhuruarar me nderim dhe nėshkrim disa prej drejtuesve tė Partisė; ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse dosjet e “Rilindjes” (si gazetė dhe redaksi e botimeve) qėndruan koridoreve deri nė shpėrndarje dhe tretje. Si duket, nėse pushteti serb kishte nevojė pėr dokumentet e kadastrit dhe tė sigurisė prandaj me kohė i nxori nga Arkivi dhe i dėrgoi nė Serbi, ne kishim nevojė pėr eleminimin e dosjeve kulturore dhe individuale tė krijuesve nė Kosovė. Nuk ishte fjala pėr konceptet letrare, fjala ishte pėr njerėzoren, nacionalen.

 

 

 

 







 












































[img]http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/VarrmihesiteKosoves/koshtunica.jpeg







































































































































   
 
 
 






 
























































































































































   
 
 
 





:  























   
 
 
 
BESIMI





 

]


   
 
 
 





 

....


   
 
 
 






 



   
 
 
 




   

























 









   
 
 
 






 

   
 
 
 






 

   
 
 
 






 







   
 
 
 





 

























 


_________________________________________________________________________________________

 

USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS DHE DĖSHMORĖT

JANĖ KRENARIA E POPULLIT SHQIPTAR

  Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte dhe ėshtė determinantja kryesore e tė gjitha ndryshimeve pozitive tė bėra nė Kosovė. Ajo i ndryshojė rrjedhat e historisė, tė zhvilluara qysh nga ripushtimi i Kosovės - nė nėntor 1912 nga pushtuesit serbė. Dhe, prandaj nuk thuhet kot se UĒK-ja dhe dėshmorėt e saj tė rėnė nė altarin e lirisė, janė dhe do tė mbeten pėrjetėsisht krenaria e popullit shqiptar.

___________________________

 

Varrezat e dėshmorėve nė Prekazin legjendar

Fėmijėt e familjes Jashari, qė ranė nė altarin e lirisė nga soldateska barbare serbe

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

  

 

Dėshmorėt e Kosovės Lindore (Luginės sė Preshevės)

____________________________________________________________________________

R  R  I  T  A     E     U  Ē  K - sė ...

             

Topi i UĒK-sė

 

 

 

 

 

 

  

 

  

 

 

 

  

 

 

 

 n

 

 

       

 

 

 

F O T O G A L E R I A   E   B A R B A R Ė V E

 

 

***

Fotogaleria e barbarėve nė rajonin e Prizrenit

***

Djegja e Kompleksit Memorial tė LSHP-sė

***

 Vrasje, masakra, ekzekutime...armė  tė  ftohta...

KLIKO MBI FOTO

Njė bunar me kufoma tė shqiptarėve !

****

Pėrdhunimet!

***

Kliko mbi foto"Golgota shqiptare e vitit 1999"

 

 

***

Tė pagjeturit

KLIKO MBI FOTO

***

Djegje, shkatėrrime...

(...)...(...)...(...)

Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!