BIOGRAFIA E MR.UKSHIN HOTIT

_____________________________________________________________________

Mr.Ukshin Hoti

MENDIMI POLITIK I UKSHIN HOTIT ĖSHTĖ NJĖ MENDIM SUI GENERIS NĖ KOSOVĖ,

 POR EDHE NĖ TROJET ETNIKE SHQIPTARE...

Arsim BAJRAMI

Ukshin Hoti ėshtė njė pėrfaqėsues tipik i filozofisė realiste politike

Ukshin Hoti ėshtė njė figurė e ndritur e kombit tonė i cili tėrė potencialin e vet shkencor ia kushtoi ēėshtjes sonė madhore, lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Ai ėshtė martir i vėrtetė kombit i cili u vetėflijua pėr idealet e mėdha kombėtare. Mendimi politik i Ukshin Hotit ėshtė njė medim sui generis nė Kosovė, por edhe nė trojet etnike shqiptare, meqenėse shquhet me tri atribute qė atė e bėjnė tė posaēėm.

Librat e Mr.Ukshin Hotit

-Atributi i parė ėshtė fakti se mendimi i tij ėshtė mendim profesional dhe shkencor. Ai me njė kompetencė tė veēantė profesionale dhe shkencore i qaset problemit tė Kosovės si dhe problemeve qė janė tė lidhura me Kosovėn.

-Atributi i dytė ėshtė realizmi. Ukshin Hoti ėshtė njė pėrfaqėsues tipik i filozofisė realiste politike. Ai fenomenet dhe dukuritė politike i trajton ashtu siē i sheh, pa zbukurime, i jep mendimet e veta si dhe porositė e qarta.

-Atributi i tretė qė e shquan mendimin politik tė Ukshin Hotit ėshtė pragmatizmi. Si politikan, si arkitekt i mendimit politik, ai nuk i jep vetėm vlerėsimet reale, por njėkohėsisht i jep edhe qasjet e tij pragmatike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Natyrisht se njė qasje tė tillė tė thelluar atij ia kanė mundėsuar njohja e shkėlqyeshme e doktrinave politike si atyre tė Perėndimit, ashtu dhe tė atyre tė Lindjes.

(Shkėputur nga Dokumentari televiziv pėr U. Hotin, RTSH - qershor 98, autor Qani Mehmedi)

Kthehu ne fillim

___________________

UKSHIN HOTI, ĖSHTĖ NJĖ HERO I GJALLĖ I KOMBIT SHQIPTAR, PRANDAJ NUK HABITEM PSE SERBĖT

 MBAJNĖ NĖ BURG ATĖ DHE JO NDONJĖ PERSONALITET TJETĖR TĖ KOSOVĖS

 Shkrimtari: Bedri DEDJA

_____________________________________

Ukshin Hoti, personalitet – flamur

Pėr mua, Ukshin Hoti ėshtė njė hero i gjallė i kombit shqiptar. Unė madje nuk habitem pse serbėt mbajnė nė burg Ukshin Hotin dhe jo ndonjė personalitet tjetėr madhor tė Kosovės. Vepra e tij «Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare» tė kujton veprat e mėdha, si «Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet» e Sami Frashėrit, «Ēėshtja shqiptare» e Rexhep Qoses etj.

Vepra tė tilla shekulli shqiptar prodhon pak. Unė jam shumė i brengosur qė atė po e torturojnė shpirtėrisht edhe si prind. Kėto tortura kanė synim mė tė largėt. Ato duan tė errėsojnė horizontin e tij kombėtar dhe politik. Por kam shumė besim se nuk do t'ia arrijnė. Ukshin Hoti do tė dalė nga burgu si feniksi. Shkėputur nga njė intervistė dhėnė Zi-ut nė dhjetor 1997

Kthehu ne fillim

_____________________________

UKSHIN HOTI INTELEKTUAL ME KONCEPTE TĖ QARTA E PĖRKUSHTIM

 TĖ LARTĖ NDAJ KOMBIT, SHTETIT, POLITIKĖS E DEMOKRACISĖ

Prof.Agim VINCA

_______________________

 Njeriu me «Unė» tė fortė Me njeriun qė na ka tubuar sonte kėtu (sikurse edhe mbrėmė dhe nė netėt qė do tė vijnė), Mr. Ukshin Hotin, nuk kam pasur raporte tė afėrta miqėsore, por kam pasur respekt - e kam ēmuar gjithmonė - pėr qėndrimin e tij dinjitoz e konsekuent nė jetė dhe nė krijimtari. Them edhe nė krijimtari, sepse Ukshini ėshtė publicist, eseist, politolog...

Ėshtė hera e tretė qė Ukshin Hoti bie nė burg (herėn e parė pas vitit 1981), kurse «ndeshjet» e tij me policinė serbe kanė qenė edhe mė tė shpeshta. Pėrse? Pėr shkak se policia serbe dhe pushteti tė cilit i shėrben ajo e dinė fare mirė se cilėt janė kundėrshtarėt e tyre tė vėrtetė nė mesin e shqiptarėve. Miku dhe kolegu ynė, Ukshin Hoti, tash sa muaj ndodhet nė burg. Sė shpejti pritet gjykimi dhe ndoshta (me siguri) edhe denimi i tij dhe jemi mbledhur tė protestojmė kundėr kėtij gjykimi absurd e tė kėrkojmė lirimin e tij.

Po prej kujt?

Prej gjyqit serb, qė ėshtė instrument nė duart e okupatorit. Kėshtu e kemi ne. Ndodh qė tė kujtohemi pėr njerėzit tanė kur ikin, kur bien nė burg, kur largohen (jo rrallė as nė raste tė tilla!), ndėrsa kur i kemi pranė i fyejmė, i rrethojmė me heshtje, i injorojmė, i nėnēmojmė, i linēojmė... Edhe pse nuk kam pasur kontakte tė shpeshta me tė, Ukshini mė ėshtė dukur viteve tė fundit disi i vetmuar, i izoluar, i braktisur, i harruar dhe ngapak i frustruar.

Mr.Ukshin Hoti prapa grilave

_______________________________

Ukshin Hoti ėshtė nga ata njerėz qė i stolisin karakteri, krenaria, kryelartėsia. Ai ėshtė njeri qė ka «Unin» e vet me «U» tė madhe. E kjo nuk ėshtė pak. E vlen tė jesh i tillė nė jetė, edhe pse kushton shtrenjtė. Intelektual me koncepte tė qarta e pėrkushtim tė lartė ndaj kombit, shtetit, politikės, demokracisė, nė shkrimet dhe paraqitjet e tij, veēmas nė revistėn «DeA», ai u angazhua me tė drejtė, siē e thoshte edhe titulli i saj, pėr njė demokraci autentike; pėr njė demokraci nė kushtet shqiptare, ashtu siē u angazhua edhe pėr njė politikė unike e me strategji tė qartė kombėtare.

Pėr intelektualėt dhe veprimtarėt si Ukshini ekziston patria (dmth. Atdheu) pastaj partia; ekziston kombi pastaj demokracia. Sepse, demokracia pa kombin ėshtė si lulja nė trupin e tė vdekurit, ka thėnė njė poet.

Fjalim i mbajtur nė njė mbrėmje proteste pėr lirimin e Mr.Ukshin Hoti

Prishtinė, 24. 09. 1994

Kthehu ne fillim

__________________________

UKSHIN HOTI ĖSHTĖ JO THJESHT NJĖ PATRIOT LIBRASH, POR NJĖ PATRIOT I

MADH QĖ I VĖ SUPET SHQIPĖRISĖ

 Shkrimtari Dritėro AGOLLI 

Unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė

Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit,

ku janė vėllezėrit tanė.

 Ukshin Hoti ėshtė njė nga politologėt mė tė shquar tė popullit tonė. Ai vetėm me kėtė libėr (Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” - vėrejtja ime Sh.B) e ka treguar qė ėshtė njė filozof i vėrtetė nė problemet e politikės, por jo tė njė politike vulgare. Ai e shikon politikėn nė prizmin e filozofisė, dhe nxjerr konkluzione nė bazė tė fakteve konkrete dhe tė historisė sė popullit tonė. Ai nuk i trajton problemet historike dhe kombėtare thjesht nė mėnyrė deskriptive. Duke lexuar librin e Ukshin Hotit ti ndjen njė thellėsi tė madhe tė mendimit tė tij, por njėkohėsisht ndjen edhe njė krenari qė ka njerėz tė tillė tė shquar vendi ynė nė tė gjitha fushat e jetės. Por kėtu, nė kėtė fushė, dmth. tė filozofisė politike, unė nuk kam lexuar ndonjė tė dytė qė tė jetė mė i zoti se Ukshin Hoti.

Problemin e ēėshtjes kombėtare ai e vėshtron nė prizmin filozofik, nė prizmin historik dhe nė prizmin politik. Nuk thotė vetėm se si ėshtė Shqipėria, si ėshtė kjo ēėshtja jonė kombėtare, por edhe se si mund tė zgjidhet. Dhe kjo ėshtė nga meritat mė tė mėdha, sepse nė shumė shkrime pėr problemet tona kombėtare tregohet vetėm se si ka qenė, sa i vjetėr ėshtė populli ynė, me kė ka patur tė bėjė, me pėrplasjet me fqinjėt, me Evropėn etj., por nuk jepen koordinata tė sakta se ē'mund tė bėhet qė populli ynė tė bėhet njė popull i bashkuar, njė komb jo i ndarė, jo i prerė me shpatė siē ėshtė sot Shqipėria. Dhe kėtu qėndron merita mė e madhe e Ukshin Hotit, pra nė faktin qė jep perspektivėn se si duhet bėrė... me njė fjalė, ky libėr ėshtė njė program, nuk ėshtė thjesht njė libėr pėr filozofinė politike, por ėshtė si njė program pėr shqiptarėt, se si duhet tė bėhet Shqipėria njė vend me tė vėrtetė i evropeizuar. Ne flasim e themi se do tė hyjmė nė Evropė, do tė evropeizojmė Shqipėrinė, etj. Tė gjitha kėto janė fantazira, janė gjysmake. Shqipėria evropeizohet kur tė jetė njė, e plotė, dhe jo kėshtu dy copėsh, se kėshtu nuk evropeizohet kurrė. Kė do tė evropeizosh ti, tre milionė banorė do tė evropeizosh? Po tre milionė tė tjerė? Dmth. problemi ėshtė tepėr i ngatėrruar pėr sa i pėrket evropeizimit tė Shqipėrisė, civilizimit tė saj etj. Civilizim do tė thotė kur tė jesh njė. Po s'qe njė nuk je i civilizuar plotėsisht. Dhe Ukshini e trajton kėtė problem.

Pastaj dhe njė tjetėr gjė: unė mendoj qė  njeriu mund tė nxjerr konkluzione jo vetėm nga libri qė kemi kėtu pėrpara, po dhe nga gjithė aktiviteti i Ukshin Hotit, se ai nuk ėshtė vetėm njė filozof, politikan i kabineteve, i zyrave e i arkivave, por ai ėshtė njė njeri i aksionit, njė njeri i luftės pėr njė ideal tė madh. Se ka lloj lloj filozofėsh, politikanėsh, historianėsh, edhe ata kanė tė drejtėn e ekzistencės dhe nuk mund tė them se nuk janė tė shquar, por tek Ukshin Hoti bashkohen dituria, zgjuarsia filozofike me aksionin, me njeriun aktiv, me patriotin e vėrtetė, jo thjesht njė patriot librash, po njė patriot i madh, qė i vė supet Shqipėrisė. Dhe fakti qė gjėndet nė burg, dhe ka kohė qė vuan burgimin e nuk del dot nga burgu, tregon se sa patriot dhe se sa njeri i lavdishėm ėshtė ai. Po ne shqiptarėt fatkeqėsisht njerėzit e shquar i kemi pak mėri, nuk i kemi aq shumė nė pėrkrahje, ndonjėherė duam dhe t'i spostojmė nga politika ose nga aktiviteti, siē ėshtė puna me Ukshin Hotin. Unė nuk munt tė flas me kompetencė tė madhe lidhur me mėnjanimin e tij, por unė vė re njė gjė, qė pėr daljen e tij nga burgu nuk ėshtė bėrė shumė nė Shqipėri, as nė Shqipėrinė kėtej Drinit, ku jemi ne, dhe as nė Shqipėrinė pėrtej Drinit, ku janė vėllezėrit tanė.

Shkėputur nga njė intervistė nė RTSH, mars 1998

Kthehu ne fillim

_________________________________________

UKSHIN HOTI, NJOHĖS I MIRĖ I SISTEMEVE POLITIKE DHE MARRĖDHĖNIEVE NDĖRKOMBĖTARE

 

Akademik: Esat STAVILECI

 ____________________________________

Kemi tė bėjmė me njė emėr tė intelektualit qė sugjeron guximin politik, njė emėr tė njė eseisti politik qė sjell shprehjen kompetente profesionale, qė nxit fuqinė e tė menduarit, ndėrsa kur flasim pėr veprėn e tij, kemi tė bėjmė me njė vepėr tė njė njohėsi tė mirė tė sistemeve politike e tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe pėr njė vepėr tė historianit tė ēėshtjes shqiptare.

Me kėtė rast do tė thksoj angazhimin e Ukshin Hotit pėr t'i dalė zot kauzės kombėtare, me gjerėsinė e shtruarjes sė ēėshtjes sė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.  Pastaj mė duhet tė theksoj argumentimin e tij tė bollshėm e profesional me themelėsi politike, pse Kosova ėshtė dhe duhet tė jetė republikė. Theksoj mbrojtjen e tij brilante, nė mėnyrė tė veēantė, qė i bėri para gjyqit qėnies sė Kosovės republikė mbi parimin e sė drejtės sė vetėvendosjes. Theksoj premisat e filozofisė politike nė veprėn e tij, dhe mė nė fund theksoj mendimin e tij tė mėvetėsishėm, autentik, nė rrahjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare qė emrin dhe figurėn e tij e bėjnė sui generis, dmth. tė njė lloji tė veēantė. Prandaj ėshtė fjala pėr njė emėr dhe njė vepėr tė cilėn duhet ta pėrkujtojmė.

Shkėputur nga dokumentari pėr Ukshin Hotin - RTSH, qershor 98

Kthehu ne fillim

___________________________________

UKSHIN HOTI, PO BĖHET AJO QĖ ISHTE DHE ĖSHTĖ  ADEM DEMAĒI SOT: SIMBOL I MARTIRIZIMIT PĖR

LIRINĖ E KOSOVĖS, SIMBOL I QĖNDERSĖS SHQIPTARE - thotė aklademik Rexhep QOSJA

Akademik Rexhep QOSJA

Ukshin Hoti po bėhet ajo qė ishte dhe ėshtė Adem Demaēi sot: simbol i martirizimit pėr lirinė e Kosovės, e kjo domethėnė, simbol i qėndresės shqiptare. Kur ėshtė burgosur Ukshin Hoti, para disa vjetėsh, gazetat tona e kanė botuar lajmin me disa ditė vonesė. Mbasi qė ėshtė burgosur Ukshin Hoti, edhe pse kuadėr universitar, Universiteti ynė nuk e ka ngritur zėrin kundėr mbajtjes sė tij nė burg. Sot kanė ndryshuar punėt. Sot Ukshin Hoti pėrmendet shpesh nė shtypin tonė. Nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės ėshtė mbajtur promovimi i librit tė tij. Pėr tė shkruhet gjithnjė e mė shpesh. Diēka ka ndryshuar nė shtypin tonė dhe nė Universitetin tonė. Diēka po ndryshon nė jetėn tonė, nė politikėn tonė. Kemi filluar tė vijmė nė vete dhe kėtė e dėshmon edhe qėndrimi ndaj Ukshin Hotit.

Ne po jetojmė "tė lirė" nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po bėjmė "tė lirė" politikė, nėn pushtimin e Serbisė e Ukshin Hoti po vuan burg! Ne po stolisemi me stoli pushtetore -"president", "deputet', kryetar partie, e tė tjera, nėn pushtimin serb, e Ukshin Hoti po bėn burg Serbie! Ne pėr lirinė e Kosovės po "luftojmė", duke marrė rroga, duke u vozitur me vetura luksoze, duke pritur e pėrcjellė mysafirė me dreka e darka zyrtare - si parardhėsit tanė politikė komunistė, e Ukshin Hoti po dėnohet me burgje, pėr shkak tė pėrpjekjeve pėr lirinė e Kosovės! Me mbajtjen nė burg tė Ukshin Hotit dhe tė te burgosurve tė tjerė politikė, regjimi serb dėshiron ta arrijė sot, atė qė synonte ta arrinte me mbajtjen nė burg tė Adem Demaēit dhe tė tė burgosurve tjerė politikė!

Mbajtja e Ukshin Hotit dhe e bashkėmendimtarėve tė tjerė nė burgjet e Serbisė e rėndon shumė ndėrgjegjen e njeriut tonė politik sot, dhe i qet hije tė rėndė politikės qė bėjnė bashkimet tona politike. Deshėm s'deshėm ta pranojmė, Ukshin Hoti - ky sot ėshtė simbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynė e ēmon ashtu siē duhet njeriun e gatshėm pėr sakrifica.

Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare qė e rrezaton sot emri i tij.

Shkėputur nga  njė intervistė , zhvilluar me z.Qosja - 1998

Kthehu ne fillim

_____________________________________

UKSHIN HOTI ĖSHTĖ SHNDĖRRUAR TASHMĖ NĖ HISTORI

Shkruan: Moikon ZEQO

_______________________________

Nė vend tė parathėnies

 Kam ndjerė njė tronditje tė madhe, tė pazakontė, tėrėsisht njerėzore, kur mė sollėn dorėshkrimin e kompjuterizuar tė librit "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare" tė Ukshin Hotit.

   Kam ndjerė krenari tė vėrtetė duke e lexuar kėtė libėr.

   Kam pėrjetuar nė largėsi njė ndėrlidhje tė shumėfishtė, njė shqisim dhe pėrfytyrim universal dhe tė pashpėrbėrshėm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishėm dhe thellėsisht nė ēdo ind tė librit, nė kėtė pasaportė emblematike dhe tipike pėrfaqėsuese tė vetvetes dhe tė kombit qė e pėrfaqėson denjėsisht.

   Dhe kam besuar akoma mė shumė tek idetė e pavdekshme.

   Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.

   Kam parandjerė se historia nuk humb, nuk e asgjėson kurrė vetveten, nuk ėshtė vetėm njė vorbull e marrėzishme apo cikėl i pėrjetshėm humbjesh absurde, nuk ėshtė aspak njė "perpetuum mobile" ekzistencial i njė jete tė rreme, i njė kronologjie tė rreme, i njė statu kuoje fatale.

Mr.Ukshin Hoti

   Kam rigjallėruar vetėdijėn time.

   Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminė, mbi dėshpėrimin, mbi degradimin e neveritshėm, mbi kultet dhe mbi tabutė, mbi pėrēarjen e pėrbindshme, mbi mungesėn e stimuluar tė perspektivės, mbi vdekjen e programuar dinakėrisht dhe kafshėrisht tė kombit.

   Kam besuar jo vetėm tek idetė e pavdekshme, po akoma mė tepėr, tek interesat dhe tek tė drejtat e pavdekshme dhe tė patjetėrsueshme tė kombit.

   Kam kuptuar se humbjet janė tė pėrkohshme. Se disfatat potencialisht mund tė kthehen nė fitore.

   Kam analizuar edhe njė herė rrethanat antishqiptare pėr tė mėsuar se si mund tė kthehen nė shanse shqiptare.

   Se filozofia politike e ēėshtjes shqiptare buron nga filozofia e historisė shqiptare, e pashkėputur nga filozofia e historisė botėrore.

   Se kėnga funebre e mjellmės nuk mund tė jetė edhe kėnga e fluturimit tė lirė tė shqiponjės.

   Se vonesat historike mund tė jenė deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtėrore e sidomos mendore.

   Se nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė ne shqiptarėt nuk do tė kemi asnjė apokalips.

   Se mijėvjeēari i tretė ėshtė Shpresa e Madhe, me substancėn e shenjtė dhe ndjellandritėse tė realitetit.

   Libri i menēur dhe kurajoz i Ukshin Hotit ėshtė libri i njė tribuni popullor dhe kombėtar.

   Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit tė parė, njeri i kompletuar fuqishėm pėr nga dijet, pėr mė tepėr njė trim i pafrikshėm, ka shpalosur nė kėtė libėr kryetemėn vigane tė ēėshtjes shqiptare.

   Hoti nuk qėndis ornamente fjalėsh. Nuk bėn stolira tė kota retorikash luksoze e krejt tė padobishme.

   Pėr Hotin ēėshtja shqiptare nuk ėshtė njė mit i rrugės. Po as edhe njė fantazi e kabinetit intelektual.

   Duke e lexuar kėtė libėr m'u kujtuan fjalėt e mrekullueshme tė dijetarit tė madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Pėrkrahni lirinė e natyrshme tė njerėzve dhe diturinė e tyre me liberalitetin mė tė madh. Sepse vetėm kėshtu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve tė tu tė vėrtetėn lakuriqe dhe tė panjollosur, sepse e vėrteta nuk ka nevojė tė lyhet dhe tė stoliset me fjalė tė bukura."

   350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecėn nė tė njėjtėn hulli tė filozofisė politike tė historisė.

   Ukshin Hoti e konsideron politikėn si njė modus operandi  tė pashkėputur nga moraliteti historik dhe i perspektivės. Sipas Aristotelit, vėrtetė njeriu ėshtė "kafshė politike" po nė ato kushte dhe rrethana qė e realizojnė historinė, jo si njė zoologji instinktive, po si njė politikė mbikafshore dhe tėrėsisht njerėzore, pra tė kthimit tė kafshės nė njeri dhe jo tė njeriut nė kafshė, rrjedhimisht, tė politikės nė histori dhe jo tė historisė nė thjesht politikė.

   Politika si teori e njė pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e rėndėsishme. Politika si operacionalizim i teorisė ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale dhe vizionare tė vetė teorisė, nė pėrputhjen adekuate tė teorisė me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtėzuar nga kėndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit tė saj. Bota si politikė e njė hierarkie bizantine tė elitės nuk mund tė jetė edhe botė e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundėrvihet e ta asgjėsojė homo homonis-in qė e parakupton edhe homo etnikus-in.

   Nocionet politike qė shpesh janė shumė relative dhe aspak tabu tė primitivitetit tė sė kaluarės, nuk mund tė jenė gjithmonė dhe in infinitus  shtrat i Prokrustit.

   Nocionet politike burojnė nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janė instrumente tė njeriut qė merret me politikė, pėr ta "asgjėsuar" njė ditė vetė politikėn, dmth., pėr ta bėrė atė tė panevojshme, mbasi kėshtu njeriu do ta realizojė vetveten si qenie e plotė njerėzore, pa qenė nevoja qė tė jetė vetėm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikės ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakundėrshtueshėm.

   Ukshin Hoti e di mirė thelbin e politikės, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo tė llojit folklorik e tė vulgarizuar.

   Ukshin Hoti nė analizat e tij tė guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike nė optikėn shqiptare, por edhe nė atė globale-botėrore. Pėr tė bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundėrvihet ēėshtjes shqiptare, pavarėsisht nga pengu tragjik i sė kaluarės, pavarėsisht nga luhatjet dhe marrėzitė e sotme tė politikave tė liderėve tė pėrkohshėm shqiptarė.

   Ukshin Hoti e shtjellon tezėn e njė demokracie autentike, si tezėn e njė integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet nė bazė tė njė tė drejte ndėrkombėtare tė pėrbashkėt pėr tė gjitha subjektet etnike tė botės, ashtu siē ka njė barazi funksionale pėr elementet e gjuhės tė garantuara pėrjetėsisht nga njė gramatikė e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike ėshtė njė gramatikė e lirisė dhe e dinjitetit, e kulturės, por edhe e kulturave, e sė veēantės, por edhe e sė tėrės. Nė njė Evropė, apo nė njė botė dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse tė jetė shurdhmemec, njė komb handikapat, ose njė manekin i skenės.

Ballina e librit

   Historia politike e fundit tė shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit tė Berlinit, me projektin e Evropės sė Bashkuar etj., ėshtė nė fakt njė materie e gjallė pėrplot kontradikta. Naiviteti nė tė kuptuarit e kėtyre kontradiktave ėshtė i pafalshėm. Kėto kontradikta duhet tė na e mprehin vetėdijen akoma mė shumė ne shqiptarėve. Nuk mund tė jetė dhe nuk ka liri themelore tė njeriut pa lirinė e tij etnike. Tė drejtat civile nuk i mohojnė tė drejtat qė e strukturojnė kėtė liri etnike. Nė kėtė kuptim, demokracia e nėnkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi ėshtė shprehje e demokracisė, nė atė masė qė lejon tė realizohet liria e lirive tė njeriut dhe tė kolektiviteteve etnike tė secilit njeri nė botė.

   Kombi shqiptar ėshtė i pjesėtuar padrejtėsisht nė struktura shtetėrore tė huaja dhe tė ndryshme, duke qenė de facto  njė subjekt etnik i papjesėtueshėm dot.

   Ky komb po e pėrjeton nė imagjinatė atė qė kombet tjera e kanė realizuar prej kohėsh. Po duke qenė njė komb si tė gjitha kombet tjera, shqiptarėt nuk kanė pse tė pėrjetojnė gjithēka vetėm nė imagjinatė.

   Lufta e kombit shqiptar pėr liri nuk ka pse tė instrumentalizohet si njė luftė me terma fetarė midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjė ėshtė njė absurditet.

   Te shqiptarėt, ku ekziston njė pluralitet feshė, nuk ka ekzistuar ndonjėherė njė fetarizėm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar pėr shqiptarėt ėshtė njė shpikje idiote dhe e kotė. Nga ana tjetėr, teoria e njė protektorati ndėrkombėtar mbi Kosovėn ėshtė e papranueshme nga Karta e OKB-sė, ku tė paktėn juridikisht nuk njihet asnjė formė e kolonializmit, sepse nuk pėrputhet me parimet universale tė tė drejtave tė njerėzve dhe tė kombeve.

   Njė Serbi qė e mban tė pushtuar Kosovėn nuk ėshtė as vetė e lirė. Liria e vėrtetė e Kosovės ėshtė njė premisė themelore edhe pėr lirinė e vėrtetė tė Serbisė. Kosova pėr Serbinė ėshtė kulti i robėrisė sė vetvetes, nėse nuk bėhet shans i lirisė dhe i evropeizimit tė saj tė ardhshėm.

   Politika shqiptare e njė rezistence pasive ėshtė njė degradim dhe falsifikim i vetė gandizmit, i cili ēoi nė pavarėsinė e Indisė. Rezistenca si afirmim ėshtė e ndryshme nga rezistenca nė heshtje e humbjes sė personalitetit.

   Pėr Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit tė kombit shqiptar ėshtė njė fatalitet qė duhet kapėrcyer. Nuk mund tė ketė histori tė shqiptarėve tė bėrė nga tė tjerėt, po ka histori tė shqiptarėve tė njohur mė nė fund nga tė tjerėt.

   Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pėsuar disa herė disfata gjatė historisė dhe e ka viktimizuar vetveten.

   Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

   Nga kompleksi i inferioriteit nuk do tė ketė asnjėherė kapėrcim tė Rubikonit nė historinė tonė, qė ėshtė njė kapėrcim nga ferri nė purgatorin e njė tė ardhme mė shpresėndjellėse.

   Prandaj ky libėr me plot argumente ėshtė kundėr kompleksit tė inferioritetit.

   Prandaj ky libėr ėshtė njė pasqyrė morali pėr secilin nga ne, njė monument sigurie dhe vetėdieje.

   Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh mė 23 nėntor tė vitit 1992 nė Tetovė gjatė njė tubimi mbarėkombėtar pėr ēėshtjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagė nga tė rrahurat e policisė serbe. Po erdhi nė tubim, sepse nė tė shihte njė shprehje tė ideve tė tij politike dhe tė jetės.

   Sot Ukshin Hoti ėshtė i burgosur. Por qė nga burgu, ai na i dėrgon akoma mė i plotfuqishėm dhe madhėshtor mesazhet e tij tė urta dhe afatgjata.

   Ai ėshtė njė intelektual i martirizuar dhe kjo ka njė kuptim tė vėrtetė dhe tė madh. Ėshtė vetė kombi shqiptar njė komb i martirizuar. Pėr ēdo intelektual shqiptar, tė veshur me kėmishat ceremoniale tė konferencave tė shtypit, tė masmedias, tė mjediseve moderne tė aeroporteve dhe tė hoteleve luksoze, imazhi i kėtij tė burgosuri ėshtė njė thirrje pėr ballafaqim moral dhe shpirtėror.

   Vetėdija e tyre duhet tė bashkohet me vetėdijen e tij pėr tė mos u tjetėrsuar.

   Historia nuk e pranon asnjė lloj alibie, qoftė e formuluar mjeshtėrisht, si truket e prestidigjitatorėve tė paarritshėm. Historia ėshtė mbi individėt, dhe individėt bėhen tė saj nė atė kuptim kur ata shndėrrohen nė histori.

   Ukshin Hoti ėshtė shndėrruar tashmė nė histori.

Moikom Zeqo, Durrės, 12 qershor 1995

Kthehu ne fillim

__________________________________________

JU LUTEM TA GJENI E TA LIRONI UKSHIN HOTIN

 

Dibėr, 3 shkurt 2000 (Kosovapress)

Haki Torte, plak 97- vjeēar nga Dibra, i ka dėrguar letėr tė hapur Bil Klintonit, OKB-sė, Kofi Ananit, Tony Blerit, Kėshillit Evropian, Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, Forumeve Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut dhe tė gjithė atyre qė mund tė ndihmojnė nė gjetjen dhe lirimin e mr.Ukshin Hotit dhe tė burgosurve tė tjerė.

Shkruan:  Haki TORTE

Tė nderuar Zotėrinj,

Jam plaku mė i vjetėr i Dibrės, i njė qyteze nė kufi me Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Prandaj, kur dal ndonjėherė nė qytet, nuk takoj asnjėrin nga shokėt e brezit tim. E vėshtirė ėshtė tė jotosh gjatė kur je i robėruar, sepse vazhdimisht do tė shohėsh vetėm vuajtjet e popullit tėnd.

Gjatė gjithė jetės sime kam parė vetėm vuajtjet e popullit tim, qė iu shkaktuan nga pushtuesi serb.

Me gjithė peshėn e moshės, tėrė ditėn qėndroja para televizorit pėr ta ndjekur luftėn e fundit nė Kosovė, qė e imponuan serbėt, dhe gjenocidin qė ushtrohej ndaj vėllezėrve tanė nė Kosovė. Se kėtė e keni ditur mirė edhe Ju, e dėshmuat me angazhimin dhe ndihmėn Tuaj, qė mė nė fund Kosova tė ēlirohet nga bisha e tėrbuar serbe, tė cilėn unė pata fatin e keq ta njoh qysh nė moshėn time tė re, kur nė vitin 1912 u detyruam t'i lėmė vatrat tona nė Dibėr e tė shpėrngulemi, pėr gjashtė vjet, nė Tiranė, pėr tė shpėtuar nga hanxharėt dhe pushkėt serbe, qė edhe atėherė, si sot, nuk kursyen as fėmijė, as gra, as pleq. Dogjėn e vranė sa mundėn. Kur u kthyem pas 6 vjetėsh, qytetin e gjetėm shkrumb e hi. Nga 26 mijė banorėt qė kishte qyteti mbetėn vetėm 6 mijė. Ēka nuk na panė sytė atyre viteve. Tėrė qyteti ishte nė tym e flakė dhe plot viktima, kasaphanė e vėrtetė. Edhe gratė luftonin bashkė me burrat, pėr tė shpėtuar nderin dhe Dibrėn e tyre, pėr t'ua ndalur turrin serbėve grabitqarė, qė synonin ta pushtonin Durrėsin dhe detin, qė u pėlqenin aq shumė krajlėve serbė dhe carėve rusė.

   

Tė njėjtat metoda barbare serbe u pėrdorėn edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė vitin qė shkoi. Masakrat, djegiet dhe dėbimet me dhunė tė shqiptarėve nga vatrat e tyre shekullore. U mbush kupa, prandaj NATO-ja e mposhti kuēedrėn e Ballkanit, duke e detyruar tė shporret nga Kosova, sepse aty nuk e ka pasur vendin kurrė. Serbosllavėt, qė kur kanė ardhur nė Ballkan e nė Kosovė, kanė ardhur dhe janė zgjeruar duke vrarė e djegur breza tė tėrė tė popullit shqiptar. Ja, po ua tregoj edhe njė faksimil tė njė harte tė Enciklopedisė Ruse, qė tregon kufijtė e Serbisė nė vitin 1817, kur Serbi ka qenė vetėm Pashallėku i Beogradit. Kėtė hartė, rastėsisht, e ka gjetur biri im, gazetar. Kaq ka qenė, por ėshtė zgjeruar si kanceri nėpėr tokat e huaja, sidomos ato shqiptare.

Unė, asnjėherė nė jetėn time nuk i jam lutur askujt, pėrveē Zotit. Sot po ju lutem Ju, qė ta gjeni e ta lironi mr.Ukshin Hotit e tė tjerėt qė po mbahen pa tė drejtė nėpėr kazamatet serbe.

Mr.Ukshin Hotin e kam njohur personalisht. Ishte shok me djalin tim Rexhepin, gazetar. Gjatė viteve shtatėdhjetė erdhi disa herė te ne nė Dibėr si mysafir. Ukshini ishte shumė i menēur, por shumė modest, gojėmbėl dhe gjithnjė i qeshur. Lexonte shumė. Sa e kam njohur dhe kam ndenjur me Ukshinin, asnjėherė nuk kam vėrejtur se ai mund ta urrejė dikė, pėrkundrazi, nė bisedat me tė, shikoja njė njeri bujar, zemėrbardh, tė urtė dhe me njė brengė tė madhe nė zemėr pėr popullin e tij. Mr.Ukshin Hoti ishte shumė i afėrt me njerėzit. Kur e shihje tė krijohej pėrshtypja se e ke njohur prej kohėsh. Mė hyri nė zemėr ky djalė fisnik dhe e desha si fėmijėt e mi. Gėzohesha pa masė kur vinte te ne nė Dibėr.

Ukshin Hoti ishte i urtė e i dashur nė familje, i zellshėm dhe student shembullor nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Zagreb, i pėrpikėt dhe shumė aktiv nė tė gjitha vendet ku punoi. Mbeti vetėm me titullin e magjistraturės, siē mė thoshte edhe vetė ai, sepse e pengonin edhe profesorėt e Universitetit tė Zagrebit dhe ata tė Beogradit, duke mos ia pranuar temat e doktoraturės, pasi Ukshini propozonte tema qė kishin tė bėnin edhe me pozitėn e popullit shqiptar.

Mė vonė, dėgjova se ėshtė burgosur dy herė nga regjimi serb. Unė dhe tėrė familja ime u pikėlluam shumė, kur nė maj tė vitit 1994, pamė Ukshinin nė emisionin e lajmeve nė televizor tė rrahur e tė pėrgjakur nga policia serbe. Netė tė tėra nuk mė mori gjumi nga shqetėsimi pėr fatin e Ukshinit. E ndoqa edhe gjykimin qesharak qė ia bėri regjimi serb, duke e dėnuar me 5 vjet burg. U gėzova shumė kur mora vesh se mė 17 maj tė vitit 1999 ishte liruar nga burgu, por pastaj nuk u dėgjua asgjė pėr Ukshinin. Ai nuk u pa askund. Tani flitet se e kanė liruar nga burgu dhe pėrsėri e kanė arrestuar. Dreq o punė, ta mbash nė burg e ta keqtrajtosh Ukshinin, ėshtė njėlloj sikur ta burgosėsh e ta keqtrajtosh njė engjėll, sepse Ukshini askujt nuk i ka bėrė as tė keqen mė tė vogėl. Ai ka dashur lirinė e popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėve nė trojet e veta shekullore.

Ky djalosh nuk e ka merituar tė burgoset dhe tė vuajė sepse, shpirti i tij veē humanizmit nuk njeh gjė tjetėr. Vendlindjen e tij, Krushėn e Madhe, serbėt e dogjėn. Ukshinit ia vranė babanė nė oborrin e shtėpisė, ia vranė edhe vėllanė Ragipin, por kėtė nė fushėbetejė, si luftėtar tė UĒK-sė. Tani kanė mbetur vetėm nėna e Ukshinit, dy motrat, Mirvetja e Resmija, dhe vėllai i vogėl Afrimi. U shkrua dhe u fol se mr. Ukshin Hotin e liruan mė 17 maj nga burgu, njė ditė mė herėt se ē'pritej. Ekzistojnė tė gjitha mundėsitė qė ta kenė liruar dhe pėrsėri ta kenė arrestuar kriminelėt serbė.

Unė, si mė i moshuari i Dibrės, duke ndjekur angazhimet dhe pėrpjekjet qė po bėhen nė Kosovė, Shqipėri dhe nė vende tė ndryshme tė botės pėr gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit, i lutem z.Klinton, OKB-sė, z. Anan, z.Bler, Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, Forumeve Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut dhe gjithė atyre qė mund tė kontribuojnė nė kėtė drejtim, kėtė mijėvjeēar tė ri ta fillojmė me njė hov dhe angazhim tė ri e tė gjithanshėm dhe tė bėni ēmos pėr gjetjen dhe lirimin e mr. Ukshin Hotit dhe tė burgosurve tė tjerė shqiptarė, qė mbahen nėpėr burgjet famėkeqe serbe, sepse me kėtė do tė nderoni edhe mė shumė tė drejtėn dhe botėn demokratike, drejt sė cilės synojmė krahėhapur edhe ne shqiptarėt, sepse vetėm aty e shohim ardhmėrinė tonė tė lumtur, sepse me kėtė do tė shėronit sadopak plagėt e thella tė familjes sė mr. Ukshin Hotit, tė familjeve tė tjera dhe tė tėrė popullit shqiptar. Duke vepruar kėshtu do tė ma shėronit edhe mua, plakut 97- vjeēar, dhembjen e thellė pėr Ukshin Hotin dhe pėr mijėra shqiptarė tė tjerė tė rrėmbyer dhe tė burgosur pafajsisht nga regjimi i egėr serb. Le ta fillojmė vitin 2000 me suksese konkrete nė kėtė drejtim, suksese qė mund t'i arrini vetėm Ju me pozitėn dhe autoritetin Tuaj.

Paēi shėndet dhe suksese nė punėn Tuaj Humane!

&

PLEASE FIND AND RELEASE UKSHIN HOTIN

Dibėr, February 7 shkurt (Kosovapress)

Haki TORTE

-Haki Torte, a 97 years man from Dibra town, has sent an open letter to Bill Clinton, United Nations Organization, Un Secretary General Kofi Annan, Tony Blear, European Council, International Red Cross Committee, International Forums of Human Right's and Freedoms, and to all of those who can eventually help in the finding and the release of Ukshin Hotit and other Albanian missing persons and prisoners who are still kept in the Serb jails.

Honored Misters,

I am the oldest alive person of Dibra, a town that stretches between Albanian and Macedonia. Sometimes when walk through the center of the town it does not happen to meet any people of my generation. It was very hard for me to live such a long time and to see all the sufferings through which my people went through. Since the time I was grown enough to understand who were my parents, to recognize them, I was the witnesses of all the suffer and pain of my people, through years and decades, caused by the Serb conqueror. In spite of the hard weight of the years, which I'm holding in my shoulders, during the last war in Kosova I stand all the day along in front of television, the war that was imposed by Serbs who did genocide towards the innocent civil Albanian population in Kosova, towards our brothers and sisters. By starting the NATO's bombardment, You, misters have been those, who knew exactly what was going on, you were those who wanted to help this people who were in desperate need for you. Thanks to your engagement, the people of Kosova survived. You forced the enemy to leave Kosova, that enemy whom I know very well from the time I was very young. At that time, it was the year 1912, the Serb criminals forced us to leave our homes located in Dibra town, and to do to Tirana. We lived there for six years, to escape from the Serb paramilitaries hands who could not differ the grown people from the babies. It was enough to be an Albanian, so that you could get killed immediately by them. After six years we returned back to our homes. The hole town has been burned. I can remember very well only the ashtrays of everything what we used to have before. From 26 thousands of Albanian residents, remained only six. So, you could see only smoke and blasé and thousands of victims killed by Serbs. In that war the Albanian women have fought, too. All fought together, because the Serbs wanted to go on occupying the territories, to go and get the sea of Durrwsi( city in Albania) because that was the wish of the Russian cars. The same barbaric methods have been used in the last war in Kosova. Atrocities, massacres, burnings, the violated deportation, the same expelling of Albanians from their homed in which they have lived for centuries. This was more than enough for the countries of Europe and the world to understand, a hundred years later what was going on. And NATO, made the Serb beasts go out from Kosova. Since their first coming in Balkan, the Slavic- Serbs killed Albanians and expanded "their" territories by occupying other lands from Albanian people who were here from the beginning of the human's history. I have here a copy of a map, which my son who is journalist have found in Russian encyclopedias. This map shows the borders of Serbia in 1987, it was only Belgrade with it's district which was represented in that map of Serbia. In my entire life I have never prayed, begged anybody for anything, except to God. But, today I am begging you to find and release Ukshin Hoti and other Albanians who are kept in the horrifying prisons of Serbia. I used to know Mr. Ukshin Hoti, as far as he was my son's friend, Rexhepi, who is journalist by profession. During 1970, he has been several times our guest, the honored guest of Dibra Town. From what I've understood during the time I stayed with him I found out that he is very smart, very modest and always with the smile on his face. Even as a guest, he spent the time reading. Everybody could realize that that person could not hate anybody, on the contrary during the conversations we shared together, at him, I saw a very opened man always worried with a big concern about the issue of Albanian people. He used to be very closed person to everybody. Even you see him for the first time, someone creates the impression that he or she has known him for a long time. He was right here in my heart and I loved him as he was one of my children. The wise man Ukshin Hoti was close to everybody. He was an excellent student while he graduated from the Political Sciences faculty of Zagreb. He told me that he could not finish the doctor's studies because the professors of Zagreb and Belgrade created an un-passing obstacle for him. Later on, in 1994, I have heared that he was arrested by the Serb police. My family and me were very worried when we saw him beaten in the Serbian television. In that time I could not sleep for nights and days. I was very disturbed for his destiny. I followed his fanny trial from he was sentenced to 5 years in prison. Yes…, they imprisoned the angle anly because he wanted freedom for all. He fought for the values of humanism. During the war, Krusha e Madhe, his hometown has been burned to ashes. The Serb militaries and paramilitaries has killed Ukshin's father in front of his house. They killed his brother Ragip, too, but in other circumstances-in the honor field, as a KLA fighter, struggling for freedom. Now Ukshin's family members who remained alive such as his mother, two of his sisters Mirvete and Resmie, and his youngest brother are very concerned about the destiny of him. It was written and it was spoken that Mr. Ukshin Hotin was released on May 17 1999, one day before he finished the serving and suffering sentence in prison. Since the day of his release nobody knows anything about him. So, I, as the oldest person in this area, following the attempts of the people that are undertaking in Kosova, as well as in Albania, I take the courage to write to Mr. Clinton, to Mr. Anan, to Mr. Blair, to the Red Cross Committee and to other Human right's forums, appealing to them to do everything they can for the release of Ukshin Hoti and other Albanian Political prisoners that are still being kept in the Serb jails through out Serbia. Taking such steps ahead, and the contribution for the release of all of those who are kept as war hostages in the Serb prisons is the same as to heal a little bit the opened wounds of the family of Mr. Ukshin Hoti and other families who are very worried about the lovers, who are being held under the permanent tortured while some others are being brought home in coffins. Please, in the name of Humanity, in the name of democracy, please help me die in peace, make me having fulfilled my last desire for this life. I know that you can do miracles. With what you did recently for Kosova's people, you told the world that You can make people survive. In the end of this century, You stopped the ethnic cleansing. The Albanian people will never forget you for what you did for them. You are those who can help us release the prisoners again. Please put an end to the suffer of more than 7000 families who have their lovers in the Serb jails. Use our authority and help us. I wish you good health and success in your human work!

Dibėr, February 7, 2000. Haki Torte-Dibėr

Kthehu ne fillim

___________________________________

SI JAM TAKUAR NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN

Shkruan: T. R. QARRl 

Nė fillim tė qershorit tė vitit 1984, dikund natėn vonė u hap dera. Brenda hyri njė burrė i gjatė dhe i zeshkėt. Pasi u prezantua, e kuptuam se cili ishte. Ishte ky mr. Ukshin Hoti, intelektuali i njohur i cili e kishte guximin qė mė 1981 hapur tė mbronte kėrkesat e Rinisė Heroike tė Kosovės pėr Kosovėn Republikė nė fushatėn e shfrenuar tė diferencimit qė po zhvillohej atėherė nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės, nga LKJ-ja. Ishte kjo njė befasi e kėndshme pėr mua. Tani u bėmė tre tė burgosur politikė nė dhomėn nr. 27.

Baca Ukė na tregoi pėr tė gjitha ato qė kishte pėrjetuar nė burg. Edhe pėr kushtet nė burgun e Lubjanės, prej nga kishte ardhur nė rigjykim, nė burgun e Prishtinės. Ai tashmė kishte stazhin e tė burgosurit dyvjeēar. Ato ditė, prej se erdhi baca Ukė, disi m'u bėnė mė tė lehta ditėt. Kohėn e kalonim duke lexuar por edhe duke biseduar rreth problemeve politiko-shoqėrore nė Kosovė, Jugosllavi dhe nė botė. Baca Ukė fare pak flinte dhe tėrė kohėn pinte duhan. Ishte njohės i thellė i problemeve dhe marrėdhėnieve shoqėrore, politike e ekonomike   pėrgjithėsisht. Shpesh e ngacmonim me qėllim unė dhe Beqir Gjonbalaj, duke i thėnė se e kemi vėshtirė tė realizojmė qėllimin pėr ēka jemi nė burg. Ai na e kthente si prej topit, duke thėnė: "Sikur tė isha i bindur se Kosova s'do ta fitonte statusin e Republikės tash do ta varja veten". Por thoshte se Liria e Kosovės s'do tė vijė as shpejt dhe as lehtė, sė pari duhet tė krijohen rrethanat pėr kėtė. E rrethanat do tė krijohen vetėm atėherė kur pushteti serb ta suspendojė edhe kėtė gjysmė autonominė qė e kemi. Autonomia e Kosovės, thoshte, ėshtė si bari i pranverės, edhe era mė e lehtė e rrėzon pėr tokė. Dhe tė jeni tė bindur se as pesė vite s'do tė kalojnė, dhe Serbia do t'i suspendojė tė gjitha organet e Kosovės. Dhe mirė do tė bėjė. Se vetėm nė kėtė mėnyrė, njė pjese tė shqiptarėve do t'u hiqet mjegulla nga koka e perdja nga sytė (e kishte fjalėn pėr strukturat e atėhershme tė pushtetit komunist). Vetėm kur tė biem ne shqiptarėt nė "zero", do tė shohim se ku jemi dhe nga duhet tė shkojmė.

Vėrtet, kishte tė drejtė baca Ukė. Nė kėtė mėnyrė do tė krijoheshin kushtet pėr bashkimin e shqiptarėve. E vetėm bashkimi rreth njė ideali na garantonte sukses, ndėrsa ky ideal ishte Republika e Kosovės.

Mr.Ukshin Hoti prapa grilave

Baca Ukė para se tė vinte nė burgun e Prishtinės ishte operuar nė organet gjenitale. Plagėn e kishte tė freskėt dhe duhej rregullisht pėr ta pastruar. Kur i tregova se jam punėtor shėndetėsor, e meqė mjete pėr pastrim kishte sjellė me vete nga Lubjana, kėrkoi qė unė t'ia pastroja plagėn. Nuk e lejoj atė ēetnikun tė ma pastrojė.

Por sigurimit dhe organeve tė burgut nuk u kishte ardhur mirė pėr kėtė. Njė javė pa dalė nė gjyq mė ftuan nė bisedė nė drejtorinė e burgut. Ishte aty drejtori Smajl Arifaj, sekretari Zeqiri, komandanti Veliu dhe njė punėtor i sigurimit qė s'u prezentua. Duke mė parė mua tė mėrzitur kishin menduar tė mė bėjnė pėr vete. Drejtori Smajl Arifaj mė tha troē: "tė kemi thirrur qė tė themi se do tė kishte qenė mirė qė tė na informosh se ēfarė po flet Ukshin Hoti, se ai ėshtė i pamarrun vesh". U preka dhe u shqetėsova tej mase. Unė ta spiunoja shokun e dhomės? E si ta bėja njė gjė tė tillė? E refuzova kėtė me pėrbuzje. Edhe kafen e parė qė e shihja mbas gjashtė muajsh nuk e piva. U thashė se mua mė interesojnė vetėm problemet e mia dhe punėt e mia. Kur mė urdhėruan tė dalė, drejtori edhe njėherė mė tha me ton kėrcėnues: "Tė mendosh mirė pėr kėtė!". Mė kthyen nė dhomė, shqetėsimi  mė  dukej qartė nė fytyrė. Baca Ukė dhe Beqiri mė panė qė s'jam mirė. Mė pyetėn se pėrse mė kishin thirrur. Ju tregova drejt. Baca Ukė u prek shumė dhe nga tendosja psikike gati u xhindos. E humbi kontrollin e filloi t'i bjerė derės me sa fuqi qė kishte. Po tė mos ishin hekurat e trashė qė e mbanin, me siguri se do ta rrėzonte. Gardianėt arritėn menjėherė. Posa u hap dera, baca Ukė i bėrtiti gardianit (kujdestar ishte njė boshnjak, quhej Avdo): "Tė ma thėrrasėsh menjėherė drejtorin kėtu!" Drejtori erdhi shpejt. Baca Ukė ashtu i mllefosur dhe trupmadh siē ishte, ia shtiu frikėn drejtorit duke i bėrtitur me tėrė fuqinė se "Ukshin Hoti s'i frikėsohet askujt, dhe s'keni nevojė qė tė bėni presion mbi shokėt e mi, qė tė bashkėpunojnė me ju, sepse unė ju them haptas se ēka mendoj, juve dhe sigurimit. Drejtori aq shtrembėr mė shikonte sa mendoja se do tė mė gėlltiste. Prej asaj dite s'erdhi kurrė mė nė dhomėn tonė. Mendova se pas kėsaj do tė ha dajak tė mirė, por kurrė s'mė kanė thirrė mė pėr gjėra tė tilla. As sot s'e kam tė qartė se si shpėtova.

Aty e kam parė se mr. Ukshin Hoti ishte guximtar dhe trim i madh, veti kjo e rrallė e intelektualėve. Unė kam pasur fat qė i kam kaluar tridhjetė ditė me tė nė njė dhomė, sepse kam mėsuar shumė prej tij.

Mė 23 shkurt 1999 (Gazeta Shqiptare)

Kthehu ne fillim

_______________________________________

KĖRKESA PĖR REPUBLIKĖ ĖSHTĖ KĖRKESĖ PĖR ZHVILLIM  MĖ TĖ SHPEJTUAR

           Nga teksti i diskutimit nė OB tė LK nė Fakultetin Filozofik, Dega -Filozofi-Sociologji, Prishtinė 1981, 

shkėputur prej autorit nga letra e tij drejtuar KQ tė LKJ mė 25 qershor 1987

    

Shkruan: Mr.Ukshin HOTI

Prishtinė, 19 nėntor 1981

______________________________________________

   Tė pranishmit  e dinin se unė kisha specializuar nė Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare, se kėtė lėndė e kisha ligjėruar pėr njė kohė tė gjatė nė Fakultetin Juridik dhe nė Shkollėn Politike tė Qendrės Krahinore pėr Arsimimin Marksist "Eduard Kardel" nė Prishtinė dhe qė pikėrisht nga aspekti i kėsaj shkence do tė flisja edhe mbi ngjarjet qė ishin zhvilluar tek ne. Marrja me kėtė shkencė e parakuptonte  nėnkuptimin e njohurive mbi politikėn aktuale ndėrkombėtare por edhe mbi rrethanat qė i kushtėzojnė dukuritė bashkėkohore. Nė kėtė kuptim, njė kohė tė gjatė isha marrė  me hulumtimin e ngritjes dhe tė rėnies sė imperatorive koloniale dhe tė paraqitjes sė atyre neokoloniale. Gjatė kėtyre studimeve kisha vėnė re gjėra shumė interesante. Kisha vėnė re p.sh. se Imperatoria Britanike, gjatė kohės sė rritės dhe tė ekspanzionit tė vet, nuk kishte pasur probleme tė theksuara ndėrnacionale as me Uellsin dhe as me Skocinė. Ėshtė vėrtetuar se p.sh., me 1945, Partia Nacionale, nuk e di se si quhej saktėsisht, por e cila nė programin e vet angazhohej pėr pavarėsimin e Skocisė nga anglezėt, pati fituar gjithsejt rreth 28% tė votave. Pas fitimit tė pavarėsisė sė Indisė, nė vitin 1947, numri i votave nė favor tė kėsaj partie u rrit nė rreth 37% nė mėnyrė qė sot (dmth. kah fundi i viteve '70) paralelisht me hapjen e bisedimeve mbi shkurorėzimin eventual tė Kanadasė me Mbretėrinė Britanike, ky numėr u rrit nė rreth 40% nė favor tė partisė sė pėrmendur. Rėnia ose rritja e kėrkesave nacionale tė popullsisė joangleze ėshtė vėrtetuar se ka qenė  e lidhur dhe nė korrelacion me rritjen, me ekspanzionin ose me rėnien dhe me zhdukjen e kėsaj imperatorie. Sociologė tė ndryshėm kanė vėrtetuar se pozita e jashtme e Imperatorisė ėshtė reflektuar nė plan tė brendshėm si kėrkesė pėr sigurimin e sė ardhmes, tė vendeve tė punės, tė statusit tė ngjashėm, tė kuadrove tė profileve tė ndryshme tė pėrkatėsive nacionale joangleze. Ndėrkaq poashtu ėshtė vėnė re  edhe njė luftė mė e ashpėr e kuadrove tė pėrkatėsisė nacionale angleze pėr ruajtjen e statusit tė tyre, tė pozitave dhe tė privilegjeve tė fituara. Kjo gjė midis kėtyre dy grupeve krijonte tendosje tė vazhdueshme. Kėshtu, nė shembullin e Imperatorisė Britanike vėmė re se si mund tė ilustrohet ndikimi i njė dukurie tė jashtme nė raportet e brendshme tė njė vendi.

   Ėshtė interesant se njė gjė e ngjashme mund tė vėrehet edhe nė raportet midis kanadezėve anglo-amerikanė dhe francezėve tė Kuebekut. Nė fillim tė viteve 70 atje ėshtė aprovuar njė kushtetutė mjaft demokratike me tė cilėn francezėve tė Kuebekut u forcohej autonomia dhe e drejta pėr njė lloj tė statusit autonom, nėse jo edhe special, nė marrėdhėniet me Francėn. Nė qershor tė vitit 1975 Rėne Lėveku, atėherė Kryetar i qeverisė sė Kuebekut tė Kanadasė, nė revistėn "Lė mond Diplomatique" e pati shkruar njė artikull mjaft tė rėndėsishėm me tė cilin e arsyetonte zhvillimin e raporteve specifike me Francėn nė tė mirė tė francizimit tė sėrishėm tė francezėve tė Kuebekut. Sė bashku me tė tjerėt nė kėtė provincė kanadeze, ai pati ardhur gjer nė pėrfundimin se  anglishtja, pėrmes zhvillimit mė superior tė teknologjisė anglo-amerikane, automatizimit dhe tė informatikės, gjithnjė e mė tepėr po e ngushtonte pėrdorimin e gjuhės franceze. Zhvillimi i raporteve me Francėn francezėve tė Kuebekut do t'u ndihmonte nė ruajtjen e gjuhės sė tyre dhe nė begatimin e kulturės franceze nė Kanada.

   Jugosllavia, natyrisht, nuk ėshtė imperatori britanike, e as qė ka ambicie tė tilla. Kosova nuk ėshtė Skoci, Uells apo Kuebek.

   Mirėpo poashtu ėshtė interesant se kėrkesat pėr njė autonomi mė tė madhe nė vendet perėndimore ngushtėsisht janė tė lidhura me gjendjen e marrėdhėnieve ndėrkombėtare ekonomike dhe me pozitėn e secilit vend individualisht nė kėto raporte. Kjo na solli gjer ke pėrfundimi i dytė se procesi i forcimit tė kėrkesave autonomiste, t'i quajmė kėshtu me njė emėrues tė pėrbashkėt tė gjitha ato tendenca konvulsive nė botė qė i njohim me emra tė ndryshėm, ėshtė gjithashtu ngushtėsisht i lidhur me krizėn e botės sė kapitalit.

   Marksistėt qėmoti i vunė re lidhjet e dukurive tė tilla tė pranishme nė definicionin e Marksit mbi politikėn si shprehje tė koncentruar tė ekonomisė. Pėr kėtė shkak kjo qė ngjau, dhe kėrkesat qė u shtruan nė atė mėnyrė, esencialisht ndodhėn brenda kėsaj ligjshmėrie dhe nuk mund tė shpjegohen jashtė saj. Me fjalė tė tjera, kėrkesa pėr Republikė nė esencė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse kėrkesė pėr zhvillim tė shpejtuar dhe tė gjithanshėm ekonomik. Si e tillė figuron nė tė gjitha dokumentat e LKJ-sė dhe tė shtetit tė RSFJ-sė, por ngjarjet e zhvilluara e theksojnė momentin;  e shprehin pakėnaqėsinė me tempon e realizimit tė asaj qė u definua si qėllim politik i politikės sonė;  e vėnė kėrkesėn pėr instrumentin autokton qė do tė mund tė pėrdorej nė dobi tė tempos sė zhvillimit tė shpejtuar.

   Akademik Hajredin Hoxha tha se ne  e kemi zgjidhur ēėshtjen nacionale mė sė miri nė botė. Pėr ta argumentuar kėtė pohim ai betohet se ėshtė ashtu. Unė nuk dėshiroj tė merrem me kontestimin e pohimit tė tij, por do t'ia tėrhiqja vėrejtjen akademikut se betimi nuk ėshtė argument shkencor. Nga ana tjetėr, pėrveē asaj qė e theksova lidhur me skocezėt dhe lidhur me francezėt e Kuebekut, do ta plotėsoja diskutimin tim edhe me ca shembuj tė tjerė. Mė duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua nė fillim tė viteve '70, apo mė sakt, mė 1972. Kjo kushtetutė i vė nė pozitė tė barabartė valonėt dhe flamanėt nė Belgjikė, bile flamanėve u jep tė drejtėn e raporteve specifike me Holandėn. Mendoj se flamanėt industrialisht janė mė tė zhvilluar se valonėt, por megjithatė, siē tregojnė ngjarjet e fundit atje, njė pjesė e mirė e tyre i akuzojnė valonėt se e mbajnė "lidhjen franceze" nė planin ekonomik dhe atė kadrovik, d.m.th.  mendojnė se ndodhen nė pozitė tė pabarabartė dhe se ekonomikisht janė tė eksploatuar nga valonėt, pa marrė parasysh kushtetutėn demokratike tė Belgjikės. Suedezėt nė Finlandė poashtu e kanė universitetin nė gjuhėn e tyre dhe mbajnė lidhje tė gjalla me Suedinė. Tė gjitha kėto vende kanė kushtetuta demokratike dhe ky ėshtė realiteti i tyre. Zezakėt nė SHBA pjesėn mė tė madhe tė tė drejtave tė tyre e realizuan kah fundi i viteve '60 dhe fillimi i viteve '70. Edhe atje u aprovuan amandamentet nė kushtetutėn e tyre, por tani amerikanėt janė tė preokupuar me tė ashtuquajturin integrim tė tėrėsishėm tė zezakėve, gjė qė do tė thotė se kjo ēėshtje e ka burimin te raportet klasore e jo tek ato nacionale e racore. Me fjalė tė tjera, me integrimin e zezakėve tė pasur nė jetėn publike dhe politike tė vendit, amerikanėt mendonin se e kishin zgjidhur problemin e raporteve midis racave. Praktika megjithatė i demantoi. Tani ndodhen para pyetjes se ē'duhet bėrė me shumicėn e varfėr dhe tė pakėnaqur tė zezakėve. Ata pozitėn e vet inferiore nė planin ekonomik gjithmonė e veshin me teshat e raporteve raciale. Problemi i integrimit tė tyre, d.m.th., problemi i zhvillimit tė pėrgjithshėm tė tyre, reflektohet si kėrkesė pėr pozitė tė barabartė tė racės zezake. E tillė ėshtė logjika e ligjshmėrive shoqėrore. Reflekton disi nė mėnyrė indirekte, shtrembėr e jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e si nė pasqyrė. Te amerikanėt ėshtė interesante edhe njė dukuri nga mesi i viteve '70 e njohur si dukuri e gjurmimit tė pėrkatėsisė etnike (ethnicity). Nga ajo nuk bėnė kurrfarė problemi. Edhe kjo dukuri disi paraqitet paralelisht me fillimin e krizės ekonomike tė botės sė kapitalit (v. 1973, pėrkatėsisht 1975).

   Kushtetutėn e fundit ne e aprovuam me 1974. Ajo ishte rezultat i demokratizimit tė mėtejshėm tė jetės politike dhe shoqėrore tek ne. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se kjo ishte e lidhur me ndryshimet dhe me aprovimet e kushtetutave demokratike tė vendeve tė tjera, por askush nuk mund ta mohojė bindshėm se proceset e demokratizimit shoqėror dhe politik te ne nuk janė pjesė e proceseve tė demokratizimit e tė civilizimit tė Evropės, dhe pjesė e ecjes sė pėrgjithshme progresive tė njerėzimit. Ēdo kushtetutė i reflekton raportet dhe qėllimet e forcave politike tė vendit tė vet. Pėr kėtė shkak, kur themi se ne kemi arritur rezultate tė mėdha, por jo mė tė mira nė botė, nė zgjidhjen e ēėshtjes nacionale, atėherė njė gjė tė tillė duhet argumentuar dhe shpjeguar me sistemin e pėrgjithshėm tė raporteve demokratike tė vetėqeverisjes socialiste. Zgjidhja e ēėshtjes nacionale, kėtė do tė duhej ta shpjegonte akademik Hoxha, ėshtė nė mėnyrė tė pandashme e lidhur me tempon dhe shkallėn e demokratizimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, me natyrėn dhe me karakterin e vetėqeverisjes socialiste nė Jugosllavi. Pėr aq sa ky sistem ėshtė mė demokratik, mė human, mė i mirė, mė integral, mund tė thuhet se pėr aq edhe ēėshtja nacionale ėshtė zgjidhur nė mėnyrė mė demokratike, mė humane, mė mirė dhe mė integrale. Ēėshtja qėndron nė faktin qė tė shihet se sa kemi arritur ne qė sistemin e vetėqeverisjes socialiste tė normativizuar nė dokumentet partiake, nė kushtetutė dhe nė ligje, ta realizojmė nė praktikė, sepse pozita e vėrtetė dhe reale e kombeve dhe kombėsive tė Jugosllavisė ėshtė e lidhur pikėrisht me kėtė. Pėr kėtė shkak, mendoj se ngjarjet janė edhe protestė kundėr deformimeve nė zhvillimin e vetėqeverisjes dhe kundėr deformimeve nė praktikėn politike, dhe njėkohėsisht, ato janė kėrkesė pėr zvogėlimin e jazit midis asaj qė ėshtė normative dhe realitetit; midis fjalėve dhe veprave. Nė instancėn e fundit, kjo ėshtė njė kėrkesė pėr zhvillimin e shpejtuar tė Kosovės.

   Nga ana tjetėr, akademik Hajredin Hoxha tha se nė botė ekzistojnė dy lloje tė socializmit: socializmi dogmatik i Shqipėrisė dhe socializmi vetėqeverisės i yni. Mua nuk mė ėshtė e qartė se cilit lloj tė socializmit i takojnė p.sh., BRSS, Kuba, Koreja Veriore, Kina, Vietnami, dhe tani Angola e Etiopia, si dhe njė numėr i tėrė vendesh qė veten e konsiderojnė socialiste? Ai thotė se ashtu shkruan nė Programin e LKJ. Por programi i LKJ ėshtė aprovuar nė vitin 1958 dhe ai nuk mund tė kuptohet nė mėnyrė dogmatike. Atėherė LKJ nuk do tė mbante marrėdhėnie me asnjė parti komuniste nė pushtet, as qė do tė mbante raporte diplomatike dhe politike me kėto vende. Sa mė pėrket mua, plotėsisht mė ėshtė e qartė se cila nga kėto parti e monopolizon tė drejtėn qė vetėm ajo tė ketė tė drejtė dhe e pranon vetėm socializmin e vet. Sovjetikėt e pranojnė socializmin real tė Traktatit tė Varshavės; unė e pranoj linjėn e LKJ-sė mbi rrugėt e veēanta tė zhvillimit tė socializmit nė ēdo vend tė veēantė, por meqenėse akoma nuk i njoh tė gjithė parametrat me anė tė tė cilėve nė mėnyrė tė pagabueshme do ta matja socializmin, nuk kam mundur vetes t'i ofroj pėrgjigje kategorike se sa lloje tė socializmit ekzistojnė nė botė. Si anėtar i LKJ-sė i pėrmbahem linjės sė saj. Ua kam lėnė popujve tė vendeve socialiste qė tė gjykojnė mbi socializmin e tyre. Nuk e konsideroj si oportune tė merrem me vlerėsimin e socializmit nė Shqipėri sepse ndodhem nė njė mbledhje partiake dhe jo nė njė simpozium shkencor. Sa i pėrket marrėdhėnieve me Shqipėrinė nė pėrgjithėsi, dhe raporteve midis Universitetit nė Prishtinė dhe tė atij nė Tiranė nė veēanti, tashmė jam deklaruar nė mbledhjen e Komisionit Ndėrkombėtar tė KK tė LK tė Kosovės. Unė jam kundėr suspendimit tė kėtyre marrėdhėnieve. Nuk e besoj se na kanė indoktrinuar. Kam qenė njėri nga bartėsit kryesorė tė kėtyre marrėdhėnieve. Kam besuar dhe besoj se ato kanė qenė nė interes tė tė dyja palėve dhe nė interes tė zhvillimit tė tėrėsishėm tė kombėsisė shqiptare nė Jugosllavi. Puna ime nė zhvillimin e kėtyre raporteve ka qenė nė pajtim tė plotė me parimet e politikės sė LKJ. Pėr kėtė e kemi pasur pėrkrahjen e tė gjitha forcave progresive tė krahinės, andaj edhe tė Universitetit tonė. Akademik Syrja Pupovci ka qenė njėri nga ata qė e pėrkrahte kėtė bashkėpunim gjatė tėrė kohės sė udhėheqjes sime nė Sekretariatin pėr Marrėdhėnie me Botėn e Jashtme. As atėherė dhe as sot nuk kam konsideruar se kemi qenė tė mashtruar. Nuk ishim fėmijė. Tani nuk jam i dėshpėruar me rezultatet e punės sime nė kėtė drejtim, por pėrkundrazi, krenohem. Por do tė dėshiroja qė akademik Pupovcit t'i drejtohem me pyetjen direkte se a ėshtė akoma ai i djehit, qė na pėrkrahte nė zhvillimin e kėtyre raporteve, apo ai i sotit, i cili angazhohet me tė madhe pėr ndėrprerjen dhe pėr suspendimin e tyre. Nuk do tė dėshiroja qė njė ditė tė vijmė nė pozitėn prej nga do tė angazhoheshim pėr rishqiptarizimin e gjuhės shqipe, ose pėr rishqiptarizimin e shqiptarėve.

   Njė kohė tė gjatė kam punuar nė politikė. Kurrnjėherė nuk kam dėshiruar, dhe as qė dėshiroj, qė forcat reaksionare jashtė dhe brenda Kosovės tė manipulojnė me tė. Shokėt qė tani janė nė pozitė, kėtė nuk duhet ta lejojnė.

Prishtinė, 19 nėntor 1981

Kthehu ne fillim

 

Nė korrik tė vitit 1982 Mr.Ukshion Hoti  u denua me 9 vjet burgim tė tėndė

GJYKATĖSIT ISAK NISHEVCI+ISMET EMRA+++, E DENUAN GRUPIN E INTELEKTUALEVE NĖ PRISHTINĖ


 Gkykata e Qarkut nė Prishtinė, me kolegjin e pėrbėrė nga gjyqtari ISAK NISHEVCI….ISMET EMRA…,mbi bazė tė aktakuzės sė Prokurorisė Publike tė Qarkut nė Prishtinė PP.nr.281/81,tė ngritur mė datė 31 maj 1982…,nė procesin gjyqėsor tė mbajtur mė 21 korrik 1982 „nė emėr tė popullit“ u denuan kėta intelektualė:

1.HALIL HALIDEMAJ (1936)-nga pozhorani,Mr. i historisė.........11 vjet burgim tė rėndė

2.UKSHIN HOTI (1944)-nga Krusha e Madhe, Mr.i shk.politike 9 vjet burgim tė rėndė

3.EKREM KRYEZIU(1943)-nga Peja, regjisor……..............…. 8 vjet burgim tė rėndė

4.MENTOR KAĒI (1952)-nga Gjakova, montazher TVP…….. 7 vjet burgim tė rėndė

5.HILMI RATKOCERI(1955) nga Llugaxhiu, apsolvent.......... 3 vjet burgim tė rėndė

6.ALI KRYEZIU (1950)-nga Peja, jurist ................................. 5 vjet burgim tė rėndė

7.NEZIR HALITI (1948)-nga Firaj, profesor............................. 2 vjet burgim tė rėndė

8.SHEMSI REĒICA (1952)-nga Gllavica, profesor.................. 7 vjet burgim tė rėndė

9.MUHARREM FETIU(1945)-nga Peēani (Therandė) Mr.i his.. 6 muaj burgim tė rėndė

(...)
Nė vitet e 80-ta si nė ēdo aktakuzė dhe aktgjykim tjetėr tė shpallur pėr atdhetarėt e devotshėm...edhe nė kėto dokumente tė kėtij gjykimi u pėrdorė sllogani identik se tė “akuzuarit” kanė vepruar “...me qėllim tė kryerjes sė veprės penale tė drejtuara nė rrėzimin e pushtetit tė klasės punėtore dhe tė punonjėsve, thyerjen e vėllazėrim-bashkimit, prishjen e barazisė sė kombeve e tė kombėsive dhe ndryshimin antikushtetues tė rregullimit federativ tė RSFJ-sė...”!!!

Mr.Ukshin Hoti - Gjykimi me “Grupin e Intelektualėve” mė 21 korrik 1982
(...)

Kthehu ne fillim

_____________________________________

KONTAKTI IM I FUNDIT ME UKSHIN HOTIN

     

Shkruan: Dr. Hysni BYTYĒI

Kam qenė njėri nga mbrojtėsit e Ukshin Hotit nė Gjyqin e Qarkut tė Prizrenit, nė tetor tė 1994 kur u dėnua ai pėr herė tė  dytė, kėsaj radhe me 5 vjet burg.

Edhe pasi ka pėrfunduar tėrė procedura nė Gjykatėn Supreme tė Serbisė, atė e kam vizituar rregullisht njė herė nė muaj, sipas rregullave ligjore, si nė burgun e Dubravės, tė Nishit ashtu dhe nė burgun e Mitrovicės sė Sremit. Mė 12 mars 1999 ishte ditė e premte (e premtja e dytė e marsit), kur e vizitova pėr herė tė fundit Ukshin Hotin.

Sipas   rregullores sė burgut tė Mitrovicės sė Sremit, vizitat familjare pėr tė burgosurit politik bėheshin tė premten e parė tė ēdo muaji, ndėrsa vizitat e avokatėve bėheshin tė premten e dytė me rradhė. Pra, Ukshinin e vizitova vetėm 12 ditė para se tė fillonin bombardimet e NATO-s.  Ishte kohė e  vėshtirė dhe askush nuk e dinte se ēka do tė ndodhė, do tė bombardohet Jugosllavija e atėhershme  apo jo, si do tė zhvillohet situata nėse bombardohet ajo etj etj? Me Ukshinin u morėm veshė qė kur tė lirohet nga burgu, kurrsesi tė mos niset vet pėr nė Kosovė. I thash se nėse ndodhė qė tė mos vijė pėr vizitė mė 12 prill dhe 14 maj 1999, (kėto ishin datat e rezervuara pėr vizitat e ardhshme), atėherė me ēdo kusht do tė jam mė 17 maj (data e lirimit)  nė ora 08:00 tė mėngjesit para dyerve tė burgut.  Gjithashtu i thash, nė rast se lirohesh para 17 majit, (sepse sipas akteve ligjore nė raste tė veēanta 1/10 e denimit mund t“i falej tė burgosurit, por kjo mundėsi asesi nuk mund tė ndodhte edhe me Ukshinin) mos ta luaj kėmbėn mėtutje, tė qėndroi para portės sė burgut dhe tė mė thėrras nė telefon, nė mėnyrė qė sė bashku tė nisemi pėr nė Kosovė, apo sipas situatės dikund tjetėr.

Meqenėse bombardimet filluan me 24 mars, vizitėn e radhės me 12 prill nuk arrita dot me realizue, sepse u detyrova edhe vetė tė shpėrngulem nga banesa e pėrhershme nė Beograd, pėr t’u  vendos pėrkohėsisht nė njė lagje tjetėr (17 kilometra largė), ku nuk mė njihte askush, dhe fare nuk lėvizja nga banesa. Mė 17 prill, ndonėse  ishte data kur pėrmbusheshin normat e rregullores pėr lirim tė parakohshėm, e kontaktova me telefon drejtorinė e burgut dhe ja u pėrmenda kėtė mundėsi lirimi pėr Ukshin Hotin. Ju thash, nėse vendosni pėr lirimin e Ukshinit para datės 17 maj, paraprakisht tė njoftohem edhe unė.  Pėr t’ua lehtėsuar punėn organeve tė burgut, ata i sigurova se nė ēdo dy ditė do t“i thėrras nė telefon, pėr t“u informuar rreth lirimit tė Ukshinit nga burgu.

Mr.Ukshin Hoti

____________________________

Kryeshefi me tė cilin bisedova nė telefon, mė tha se njė muaj para kohe nuk do ta lirojnė, por disa ditė mė herėt po, dhe se nuk ka nevojė tė lajmėrohet nė telefon para festave tė majit, sepse nuk mund tė ndodh lirimi i tij mė pėrpara. Mė tha, qė tė lajmėrohem pas fetsave tė majit. Kjo bisedė mė gėzoi shumė dhe thash nė vete se kjo punė ka gjasa tė pėrfundojė si ėshtė mė sė miri.

Ndėrkohė e kontaktova dajėn e nėnės sė Ukshinit, i cili kishte dy furra tė bukės njė nė Temerinė dhe tjetrėn nė Novi Sad tė Vojvodinės. U morėm vesh qė nė ditėn kur do tė lirohet Ukshini, tė shkojmė sė bashku nė Mitrovicė tė Sremit pėr ta pritur atė dhe pastaj tė kthehemi sėrish nė Temerinė, ku Ukshini mendonim tė qėndronte aty derisa tė stabilizohet situata.

Mė 3 maj 1999, ishte dita e parė e punės pas festave tė majit, dhe nė mėngjesin e asaj dite, (rreth orės 08:00) e thirra nė telefon drejtorinė e burgut nė Mitrovicė tė Sremit. Pėr fat tė keq mėsova se  Ukshini nuk ishte mė nė atė burg. Mė thanė se ėshtė transferuar pėr nė burg tė Nishit. Pa humbur kohė e thirra burgun e Nishit dhe mėsova se Ukshini dhe disa tė burgosur tjerė shqiptar ishin transferuar nė burgun e Dubravės sė Pejės. Nė ato momente mė kaploi njė frikė e madhe, sepse transferimi  i Ukshinit dhe tė tjerėve nga Serbia pėr nė Kosovė, i kishte rreziqet e veta tė mėdha. Duhesh tė ndėrmerrja diēka. Vendosa dhe ia adresova njė shkresė Ministrisė sė Drejtėsisė tė Serbisė dhe kėrkova qė Ukshin Hoti tė mos lirohet nga burgu i Dubravės, por ta transferojnė nė ndonjė burg tjetėr tė Serbisė, ku do ta merrja unė nė dorėzim.

Ju propozova qė tė gjitha shpenzimet e kėtij transferimi tė mė fakturohen nė llogari time. Njė letėr ia dėrgova edhe Ministrisė sė Drejtėsisė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, dhe kėrkova qė ta pėrdorin autoritetin e tyre edhe pse kjo nuk ishte nė kompetencat e saj. Kėrkova nė emėr tė humanitetit tė ndėrmirret diēka, se ky njeri(Ukshin Hoti) mund ta humb kryet po atė ditė qė e “shijon lirinė”.

Nė mbrėmje (mė 3 maj) nga Tetova mu lajmrua Myrveti (motra e Ukshinit) ku ishte si refugjate. I tregova pėr aktivitetet e mia lidhur me Ukshinin dhe i propozova qė njė shkresė tė ngjajshme (nė emėr tė saj si anėtare e familjes Hoti) ta adresoi edhe nė Kabinetin e Kryetarit tė Sėrbisė Millan Millutinoviq.  Letrėn nė kabinet do ta dėrgoi mė 05 maj 1999.

Gjatė bisedės, Myrveti mė tha se ka biseduar me avokatin Zhivojin Jokanoviq nė Prishtinė, i cili i paska premtuar se do tė tenton qė Ukshinin, para se ta lirojnė nga Dubrava, ta sjellin nė Prishtinė  ku do ta merrte Zhika dhe do ta mbante nė shtėpi tė tij deri sa tė qetėsohet situata. Ishte kohė e vėshtirė. Asnjėri prej shqiptarėve nuk guxonte ta merrte rrugėn pėr nė burg tė Dubravės, pėr shkak tė frikės nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Edhe serbėt gjithashtu nuk guxonin tė udhėtonin, sepse kishin frikė prej UCK–sė. Dhe krejt kjo frikė ishte e kuptushme, sepse rreziku kudo ishte evident. Myrvetit i thash se nėse Ukshinin e sjellin pėr t’u liruar nga burgu i Prishtinės, nuk do tė ketė rrezik pėr te sepse ai mund tė gjejė strehim te shumė njerėz, por mund tė ndodh qė tė gjitha pėrpjekjet tona tė mos rezultojnė fare. Myrvetit i propozova (edhe pse ishte rrezik pėr te) qė tė shkojė deri nė Prishtinė, pėr tė hulumtuar ndonjė mundėsi, tė gjej ndoshta ndonjė njeri pėr njė shumė markash gjermane, qė do tė udhėtonte mė 17 maj deri nė Dubravė.  

Ato ditė nuk funksiononte asnjė lidhje telefonike me  Dubravėn dhe Pejėn. Nuk mė kojtohet data e saktė, por medoi se ka qenė data 10 apo 11 maj kur kontaktova nė telefon me Jovica Jovanoviq, ish–zavendės i Prokurorit tė Qarkut nė Prishtinė, tani i punėsuar nė Sektorin e Drejtėsisė nė Ministrinė e Drejtėsisė sė Serbisė pėr Kosovė. Ky ishte njeriu mė pėrgjegjės i kėsaj ministrie nė Kosovė. Pėrpara ishim kundeshtar tė mėdhej, sepse kemi qenė nė pozita tė kundėrta, unė si mbrojtės i shqiptarėve, ndėrsa ai nė anėn e kundėrt. Njė fjalė popullore thotė: ”Zori tė ēonė edhe nė derė tė hasmit”. Pra, ishte koha qė duhej tė ndėrmarrja diēka, pėr tė mirėn e klientit tim Ukshin Hoti, sepse  po tė mos e bėja njė gjė tė tillė do tė mė kritikonte vetėvetja.

Jovicėn e luta qė tė ndėrmarrė gjithēka ėshtė e  mundur pėr ta sjellė Ukshinin diku nė burgjet e Serbisė (para se tė lirohet), ose tė paktėn ta transferojnė nga Dubrava nė burgun e Prishtinės. 

Pėr ēudi, ai mė priti shumė mirė me fjalė. Mė tha se situata ėshtė shumė e vėshtirė nė teren, sidomos nė rrethinėn e Pejės, dhe lidhjet telefonike nuk funksionojnė (nė asnje mėnyė) me Pejėn dhe Dubravėn. Mė tha se posta zyrtare (edhepse rrallė) bartet me makina dhe se kur tė vijė herėn tjetėr makina nga Dubrava, ai do ta pėrcjellė kėrkesėn time dhe do tė tenton qė ashtu edhe tė bėhet. Deri me 17 maj e kam telefonuar pėr ēdo ditė, ndėrsa pėrgjigjja ishte e njejtė.

Mė datėn 21 apo 22 maj Jovica mė ka thėnė se makina ka ardhur nga Dubrava dhe ėshtė informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti ėshtė liruar ditėn e diele, mė 16 maj 1999, pak para orės 11:00 tė paradites.

Pas 12 qershorit 1999, tė burgosurit shqiptarė janė transferuar sėrish nėpėr burgjet e Serbisė, dhe gjatė vizitave qė ua kam bėrė atyre kam mėsuar se “Ukshin Hotin nė ditėn e lirimit (mė 16 maj) e kishin vra njė apo dy kilometra largė portės sė burgut tė Dubravės, nė drejtim tė Istogut.” Mė kanė thanė se kėtė ua paska komunikuar njė gardian malazezė (po atė ditė), atyre qė kanė qenė nė njė dhomė me Ukshinin. Prej momentit tė transferimit tė tė burgosurve nga Kosova pėr nė Serbi e deri nė vjeshtė (1999) kam qenė e vetmja lidhje ndėrmjet tė burgosurve dhe familjarėve tė tyre nė Kosovė. Ēdo tė shtune, tuboheshin me qindra familjarė nė oborrin tim nė fshatin Semetisht tė Suharekės. Njė tė shtune nė mbrėmje erdhi gazetari Zenun Ēela  nga Prishtina sė bashku me korespodentin e Zėrit tė Amerikės pėr ta zhvilluar njė intervistė me mua pėr kėtė Radiostacion. Dhe njėra nga pyetjet e korrespodentit tė Zėrit tė Amerikės ishte: ku gjindet Ukshin Hoti? Pra, mė shtynė nė njė rrugė shumė tė vėshtirė, me thėnė atė ēka kisha dėgjuar pėr fatin e Ukshinit, ndėrsa mė vinte shumė zorė prej motrės sė Ukshint, Myrvetės. Kisha dėgjuar se ajo kurrsesi nuk pranon tė flitej pėr humbjen e vėllait. Meqė dėshiroja qė ajo (Myrveti) tė mos e dėgjojė kėtė lajm pėrmes radios, por tė gjej rastin kur tė shkojė vet nė familje dhe duke biseduar t’ia komunikojė diqysh mė lehtė kėtė gjė, gazetarit ju pėrgjigja se “Ukshini ėshtė dalė nga burgu me 16 maj, por frikohem se jeta e tij nė liri ka zgjatė shumė pak.” Pas disa ditėsh, sė bashku me disa shokė tė mi dhe tė Ukshinit shkova nė Prishtinė te Myrveti, por nuk e gjetėm nė shtėpi. Nuk munda tė kontaktoj me tė.  Pas asaj kohe nuk kam tentuar ta kontaktojė mė Myrvetin, sepse tė gjithė shokėt qė mė njihnin mua dhe atė mė kėshilluan qė tė mos ia pėmrendi humbjen e vllaut, pasi qė ajo kurrsesi nuk pranon se Ukshini ėshtė i vdekur.

Diku pas gjysmės sė gushtit 1999, njė tė shtune, tek unė nė fshat ka ardhur Skender Hoti, njė veprimtar i devotshėm, dhe mė tha se Ukshini 100 % ėshtė gjallė. Mė tha se kanė kontaktuar me disa njerėz, tė cilėt i kėrkojnė 100.000 DM qė ta vizitoi Myrveti atė diku nė Mal tė Zi. Nuk munda ta bindi se kjo nuk ėshtė e vėrtet. Ai ishte i bindur se kjo vizitė do tė realizohet. Skenderi mė tha se kanė kėrkuar nga ata njerėz qė do ta dėrgojnė Myrvetin deri te Ukshini, qė ta sjellin njė familje tė tyre nė Pejė, e cila do tė qėndronte aty deri sa tė kthehet ajo (nga Mali i Zi). Pas dy jave, Skenderi mė tha se ky propozim ishte refuzuar! Pėr fat tė keq ky ėshtė realiteti, kemi edhe kėso gjallesash me fytyra tė njeriut, tė cilėt tentojnė tė pasurohen duke shfrytėzuar fatkeqėsinė e tjetrit. Vallė ēfarė  janė kėto figura  njerėzish?

01.12.2006

Kthehu ne fillim

___________________________________________

 

HARRESA PĖR NJERIUN E MADH UKSHIN HOTI

 

Shkruan:Besnik KRYEZIU

Kaq vite nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė, dhe ende nuk dihet pėr fatin e Ukshin Hotit. Kėto ditė e lexova librin "IDHULLI I MALLKUR" tė autorit Sefer Pasha, libėr qė bėnė fjalė pėr jetėn e Ukshin Hotit. Ende nuk mė ka ndodhur qė njė libėr tė mė bėjė tė mendoj aq shumė si ky i Sefer Pashės. Ende nuk e kam ndjerė veten mė keq se sa duke e lexuar kėtė libėr. Autori Pasha pėrmes kėtij libri shpalos me mjeshtri tė rrallė tragjedinė kosovare nėpėrmes kryepersonazhit tė saj Ukshin Hoti.

Mė ka bėrė tė mendoj se ku ndodhet nė tė vėrtetė Ukshin Hoti. ėshtė i gjallė apo i vdekur. Mė ka bėrė tė mendoj se, pse shteti serb po vazhdon ta mbajė peng Ukshin Hotin. Qė nga koha kur shteti serb e zhduki Ukshin Hotin kanė qarkulluar variante tė ndryshme. Ka nga ata qė thonė se, ditėn kur ėshtė liruar ėshtė marrė nga ushtarakė serbė ,dhe me tė dalė nga burgu ėshtė ekzekutuar. Dikush tjetėr thotė se Ukshin Hoti ėshtė gjallė, dhe se shteti serbė po e mbanė diku nė Serbi. Si do qė tė jetė i gjallė apo i vdekur, Ukshin Hotin shteti serbė po e mban peng, duke mos e thėnė tė vėrtetėn pėr fatin e tij.

Zhdukja e Ukshin Hotit ėshtė disi mė specifike se zhdukjet tjera gjatė luftės nė Kosovė, sepse Ukshin Hoti ishte arrestuar nga forcat policore serbe tė Milloshoviqit para luftės, dhe se nė Prizren njė gjykatė e instaluar serbe e kishte dėnuar me pesė vjet burgim, burg tė cilin edhe e mbajti deri nė fund Ukshin Hoti. Pra me kėtė dua tė them se shteti serbė nuk mund t'i ik nė asnjė menyrė pėrgjegjėsisė pėr fatin e Ukshin Hotit se gjoja ai ėshtė liruar nga burgu, por ėshtė zhdukur nė rrethana lufte. Zhdukjen e ka bėrė njė shtet me hierarki tė qartė shtetėrore, dhe ky shtet qė sot po mundohet tė paraqitet demokratik, dhe po synon integrimin nė familjen Evropiane duhet ta zbardh enigmėn pėr fatin e Ukshin Hotit.

Zbardhja e enigmės mbi fatin e Ukshin Hotit nuk ėshtė vetėm njė zbardhje pėr njė qytetar tė Kosovės, tė cilin e ka zhdukur shteti serb, por parasėgjithash ėshtė zbardhja e historisė mė tė re tė Kosovės, sepse Ukshin Hoti tani mė ėshtė bėrė histori. E kam ndjerė veten keq pėr atė qė ne si shoqėri dhe si komb nuk bėmė aq sa Ukshin Hoti bėri pėr ne. Deri sa heshtja e shtetit serb ėshtė e kuptueshme, si tė kuptohet heshtja jonė ndaj Ukshin Hotit. Institucionent e Kosovės nuk gjetėn kurr kohė pėr tė bėrė diqka pėr Ukshin Hotin. Nė muajt e fundit nė Kosovė u pėrkujtuan ngjarjet e pranverės se 81-shės, bile u bė edhe njė dokumentar pėr kėto ngjarje.

Folėn tė gjithė, bile edhe ata qė nė atė kohė ishin udhėheqės tė lartė komunistė si: Vllasi dhe Bakalli, por as edhe njė fjalė pėr Ukshin Hotin kur dihet roli i tij nė pėrkrahje tė studentėve. Pse vallė sillemi kėshtu me njeriun qė, pėr mendimin tim ėshtė mė meritori pėr shtetin e Kosovės, sepse u bė kurban nė themelet e ketij shteti, duke mos u pėrkulur pėr asnjė ēast. Ku ėshtė elita jonė intelektuale? Ku ėshtė Akademia jonė qė as edhe njė fjalė nuk e tha pėr Ukshin Hotin. A jemi ne populli qė nuk e kemi merituar Ukshin Hotin siē do tė thoshte njė folėse nė njė tribun pėr Ukshin Hotin, se pėr ndryshe do ta kishim nė mesin tonė. Nuk e di, por deri sa po i shkruaj kėta rreshta se q“mu kujtua njė letėr tė cilėn Ukshin Hoti ia kishte dėrguar gruas sė tij nė vitin 1984 nga burgu ku shkruante:

"UNĖ JAM PENG POLITIK KĖTU, DHE E NDIEJ DERI NĖ ASHT SE ĒFARĖ DO TĖ THOTĖ TĖ JESH I TILLĖ".

Pra, kjo na jep tė kuptojmė se, Ukshin Hoti qė nė momentin kur u vu nė mbrojtje tė kėrkesės sė studentėve pėr shtetin e Kosovės ishte peng politik. Harresa jonė pėr Ukshin Hotin ėshtė e pajustifikueshme. Ka patur plotėsisht tė drejtė Kadare, kur e ka thėnė atė thėnjen kineze ,,se kur mungon tigri majmuni bėhet mbret", dhe fatkeqėsisht Kosova ka shumė majmunė nė skenėn e saj politike. Kėtė shkrim po e pėrfundoj me njė thėnie tė Ukshin Hotit

"EDHE, NĖSE KY QE FATI IM, UNĖ DO TĖ PAJTOHEM ME TĖ, PAVARĖSISHT NGA ĒMIMI QĖ MUND TA PAGUAJ, SEPSE FĖMIJĖT E MI DHE JO UNĖ VETĖ, JANĖ KUPTIMI I JETĖS SIME. ATDHEU E FITON KUPTIMIN ME TA DHE JO PA TA, PASI QĖ PĖR ATDHEUN MUND TĖ LUFTOHET VETĖM NĖ EMĖR Tė NJERĖZORES DHE KURRSESI NDRYSHE".

 Kthehu ne fillim

__________________________________________________________

 

Ukshin Hoti

NĖ BURG ME UKSHIN HOTIN

         

  Bajrush XHEMAILI

    _____________

Intelektual me njohuri e thellėsi tė rrallė gjykimi 

   Kisha dėgjuar e lexuar aq shumė pėr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por qė asnjėherė nuk mė kishte rėnė ta takoja. Pėr herė tė parė e takova nė burgun "Dubrava" tė Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej sė largu nga shetitoret e pavijoneve. Unė isha nė Pavionin C1 e ai nė pavionin pranues. Edhe prej kėsaj distance nuk e kishim vėshtirė (ne qė ishim kėtej), ta dallonim: shtatėlartė, shpatullgjerė, pak i kėrrusur dhe pothuajse gjithėherė me njė mjegull tymi pėrreth, nga tė pirėt e shumtė tė duhanit. Fati deshi qė kur e sollėn nė pavionin tonė tė gjendemi nė njė dhomė, derisa tė lirohej ndonjė krevat nė dhomat e mbushura pėrplot.

Mr. Ukshin Hoti

   Ky intelektual me diapazon tė gjerė njohurishė pėr fusha tė ndryshme e me thellėsi tė rrallė gjykimi, nė tė parė, e linte pėrshtypjen e njė njeriu tė ngrysur e tė tėrhequr nė vete dhe jokomunikues. Por, nė tė vėrtetė, nė diskutimet e polemikat e gjata qė i bėnim nė burg, ishte fort aktiv, i rreptė dhe i pakompromis. Karakteristikė tjetėr qė dallohej lehtė ishte se e brente shumė gjendja familjare e ngarkuar me probleme tė shumta, nė veēanti dėshpėrohej pėr pėsimin e tre fėmijėve, pėr shkak tė ndarjes me dy gratė qė i kishte pasur. Pėrmasat e kėsaj dhembjeje zmadhoheshin edhe mė shumė me rastin e vizitės qė i bėnte djali i tij Andini. Kur kthehej nė pavion, pas ēdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalė po rritej dhe se ēdo ditė e mė shumė po bėhej mė i hajthėm. Merakosej jashtėzakonisht shumė pėr tė. Por mbi tė gjitha tė tėrhiqte vėmendjen shpirti i tij kryengritės. Karakteri i tij nuk lejonte njė soditje indiferente tė tė gjitha atyre padrejtėsive qė u bėheshin tė burgosurve. Ishte karakteristikė e theksuar e tij se reagonte dhe protestonte njėsoj fuqishėm si pėr padrejtėsitė qė u bėheshin tė burgosurve politikė, ashtu edhe atyre ordinerė, madje ai nuk do tė hezitojė qė tė bėjė edhe grevė urie pėr ta. Puna erdhi deri aty sa eprorėt e burgut nuk mund ta duronin mė kėtė kryengritės tė papėrmirėsueshėm. Prandaj edhe do ta transferojnė nė burgun e Nishit. Atje, pastaj, do tė vazhdojė pėrsėri tė mbajė burgun nė mėnyrėn e tij, qė s'ishte e rėndomtė shikuar nga kėndi i atyre qė bėjnė plane djallėzore. Letrat e shkruara nga ai, dėrguar motrės sė tij Myrvetes (tanimė tė botuara dhe tė njohura pėr publikun e gjerė), dhe qėndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtėrat e eprorėve tė burgut. Dhe, padyshim, edhe pėrgjegjėsit e burgjeve nė nivelet mė tė larta tė shtetit serb. Pėr kėtė arsye edhe do ta transferojnė nė burgun e Mitrovicės sė Sremit.

Ukshin  Hoti 50 ditė nėn tortura e vetmi

   Nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, e priste njė ndėr drejtorėt mė mizorė qė hasen nėpėr burgje, kudo qofshin ato. Pėr torturat qė u kishte bėrė tė burgosurve politikė kroatė, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndėrkombėtar i Hagės. Tė njėjtat tortura shtazarake organizonte edhe pėr ne shqiptarėt tė cilėve na patėn transferuar qysh mė 30 prill tė vitit 1998 dhe atyre qė patėn ardhur mė vonė. Sidomos grupin nė krye me Nait Hasanin, e ka torturuar nė mėnyrė tė veēantė. Po atyre torturave do t'iu nėnshtrohet edhe profesor Ukshini pėr rreth pesėdhjetė ditė me radhė, sa edhe do ta mbajnė nė vetmi. Ai mė vonė, kur do tė takohemi nė njė dhomė tė pėrbashkėt, do tė na rrėfejė pėr mizorinė qė ėshtė bėrė mbi tė: "Nga tė rėnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se mė shkoi njėri krah, pastaj krahu tjetėr, mė vonė shpina, kėmbėt… Thjesht kisha ndjenjėn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur tė mė mbysnin duke mė torturuar". Dhe pas gjithė kėsaj, atė nuk do ta sjellin mė nė dhomė tė pėrbashkėt me ne tė burgosurit politikė shqiptarė, por do ta vendosin nė njė vend me tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme ordinere me pėrkatėsi tė ndryshme kombėtare. Nė tė vėrtetė, edhe pse ne ishim nė njė izolim tė plotė, ai do ta kishte mė lehtė nė shoqėri me ne se sa me ata tė burgosur ku dominonin kriminelėt serbė, por qė kishin njė tretman ku ishin mė tė lirė.

Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini

  Ne ishim sė bashku (gjithsej 44 tė burgosur politikė shqiptarė) edhe dy ditė pas fillimit tė bombardimeve tė paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollėn edhe profesor Ukshin nė dhomėn tonė, me ē'rast na e dha lajmin e gėzuar tė atij sulmi aq tė pritur nga shqiptarėt. Aty do tė na mbajnė deri mė 26 prill 1999, kur na transferojnė pėr nė burgun e Nishit, po aq famėkeq sa edhe i Mitrovicės sė Sremit. Nė Nish do tė na presė "shpaliri" i pėrbėrė pothuajse nga i gjithė potenciali i gardianėve tė atij burgu."Shpaliri" ėshtė ajo metodė torturimi ku gardianėt janė tė radhitur nė dy radhė dhe i burgosuri duhet tė kalojė pėrmes kėtyre dy radhėve. Policėt qėllojnė ku, si dhe sa tė duan, derisa tė ngopen. Ishte njė rrahje tamam shtazarake ku, pėrpos shqelmave dhe shufrave tė gomės qė janė tė rėndomta gjatė tė rrahurit, u pėrdorėn edhe drunj tė thjeshtė, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumė gjak e u thyen eshtra. Mjer ai qė rrėzohej! Duhej qė ndonjė i burgosur tė rrezikojė veten edhe mė shumė pėr ta nxjerrė nga situata e tillė ngaqė tė rėnat nuk pushonin. Shumė tė burgosurve u binte tė fikėt. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Nė atė rrėmujė, fillimisht nuk e vėrejtėn ata tė cilėt sillnin sa mundnin. Por kur njėri e dalloi se ishte profesori, i gėzuar bėrtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh nė tė edhe mė me forcė se gjer atėherė. Profesori kur dėgjoi atė tė thėnė ironike, ashtu siē ishte i kėrrusur nė njė pozicion mbrojtės, u drejtua dhe krenar e stoik eci pėrpara, duke i pėrballuar tė gjithė ato tė rėna! Atė natė do tė na rrahin edhe disa herė me radhė dhe do tė na ndajnė nė dy dhoma tė mėdha.

   Profesorin e vendosėn nė dhomėn tjetėr. Pastaj do tė na torturojnė edhe nga disa herė pėrgjatė dy ditėve e dy netėve tė tjera, deri nė mėngjesin e 29 prillit, kur edhe do tė na urdhėrojnė tė bėheshim gati pėr transfer tė ri. I burgosuri kurrė nuk e di se kur e ku do tė transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja qė shoqėrohet me frikė se do ta ketė mė keq se deri atėherė. Kjo enigmė, se ē'do tė bėhet me ne nė ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bėnte pėrpėlitjet e fundit kishte njė peshė tepėr tė madhe nė kokat tona. Aq mė tepėr na brente fakti se nuk kishte mė shumė se tri netė qė na kishin sjellur nė Nish. Pėr ku,vallė, na ēojnė?! Ashtu si nė Mitrovicė tė Sremit, edhe kėtu, na lidhėn me duar prapa secilin veē e veē dhe pastaj tė gjithėve na lidhėn me njė zingjir tė gjatė tė cilin njėherit e pėrforconin pėr karriga tė autobusit. Transferimin nuk e bėnė vetėm pėr ne qė patėm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por pėr tė gjithė ata tė burgosur politikė tė cilėt kishin qenė nė burgun famėkeq tė Nishit. U mbushėn tre autobusė me tė burgosur. Profesor Ukshini ishte njė karrigė para meje, por nuk arrijtėm ta ndėrrojmė qoftė edhe njė fjalė gjatė rrugės, ngase jo vetėm qė s'lejohej tė flisnim, por duhej qė edhe kokėn ta mbanim aq ulur sa tė mos mund tė shihnim asgjė, pėrndryshe do tė pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritėm nė burgun "Dubrava", tamam njė ditė pa u mbushur njė vit qė kur na kishin hequr nga ky burg.

E dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqentonė

   Kthimi nė Dubravė tė gjithėve na befasoi. Tė gjithė jipnim ndonjė version tė mundshėm se pėrse na kishin kthyer aty. Njė e dinim tė gjithė: aty na kishin sjellur pėr tė keqen tonė. Para njė viti, prej kėtu na kishin shpėrndarė nė burgje tė ndryshme nėpėr Serbi, me arsyetim se nė Dubravė nuk kishte siguri pėr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, nė pasigurinė mė tė madhe tė mundshme, nė kohėn kur UĒK-ja ishte shumė mė e fortė se njė vit mė parė, NATO-ja sulmonte pandėrprerė nga ajri dhe mu atėherė kur ushtria serbe po bėnte krimet mė tė mėdha nė popullsinė shqiptare. Nė fakt ne e dinim se pas transferimit tonė nga Dubrava, nė vend tė tė burgosurve i patėn sjellur paramilitarėt serbė dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndėrsa, para se tė ktheheshim ne, ata i kishin hequr. Dhe, nė kėtė drejtim gjakatarėt serbė llogaritė i kishin bėrė me pėrpikmėri. Duke parė se edhe bazės ushtarake serbe, mė tė fortės nė Rrafshin e Dukagjinit me qendėr nė drejtorinė e burgut tė Dubravės, i kishte ardhur koha tė bombardohej, na kishin sjellur neve qė, nė rast tė bombardimit, tė mos e pėsonin paramilitarėt, por tė burgosurit. Kėtė rrezik e ndjenim ne, por s`kishim se ē'tė bėnim, pėrpos tė prisnim se ē'do tė ngjajė me ne.

   Nė kėto rrethana, padyshim qė ishim tė tensionuar edhe pse gjendeshim nė Kosovė. Profesor Ukshini kishte edhe njė arsye mė shumė tė ndjehej keq shpirtėrisht, sepse kishte njė enigmė mė shumė: si tė arrinte qė pas lirimit tė kthehej te familja, apo nė njė vend tė sigurt, ose thjesht ku do tė mund tė vazhdonte jetėn pas burgut? Ai, si edhe ne tė tjerėt, nuk kishte mundėsi tė dinte asgjė pėr familjen dhe tė afėrmit e tij. Edhe nga ato pak informata qė arrija t'i merrja nga njė i burgosur ordiner i cili punonte nė kuzhinė nuk arrinim tė formonim ndonjė pasqyrė sado sipėrfaqėsore pėr gjendjen e krijuar. Nga ato letra tė vogla, me aq rrezik qarkullimi deri tek unė, mund tė kuptonim se bėhej njė luftė e rreptė, nga ajri e nga toka dhe se shumė shqiptarė ishin shpėrngulur e shumė ishin tė vrarė e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre qė u besoja, po mu kėto lajme e shqetėsonin dhe e bėnin edhe mė nervoz profesorin.

"Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time,

dhe pikė!

Mr.Ukshin Hoti me vajzėn e tij

_________________

   Nga dita qė u kthyem, i kishin mbetur vetėm edhe 18 ditė pėr t'u liruar dhe ēdo ditė qė afrohej ishte mė i shqetėsuar. Si, dhe ku tė shkonte?! Mė nė fund na tha: "Kam vendosur definitivisht pėr njė punė: do tė shkoj drejt e nė Krushėn time, dhe pikė!". Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktė nuk dihet nė burg, ngaqė orė nuk lejohet tė mbahet, por gjithsesi duhet tė ketė qenė ndėrmjet orės 10 dhe 11 nė paraditen e ditės sė dielė (!!!), tė datės sė 16 majit 1999, do tė thotė njė ditė para afatit. Fakti se lirohej ditėn e dielė ishte pėr t'u habitur. Me asnjė normė nuk lejohet dhe as qė ka ndodhur ndonjėherė qė tė lirohet ndokush tė dielave. Nėse dikujt i bie data e lirimit ditėn e dielė, atėherė ai i burgosur lirohet njė ditė mė parė. Njė gjė e tillė mė ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herėn e parė nga burgu i Pozharevcit, ku nė vend se tė lirohem tė dielėn mė 14 tetor 1990, jam liruar tė shtunden, mė 13 tetor.

  Dikush hyri nė dhomėn tonė dhe lajmėroi se baca Ukė po shkon nė shtėpi dhe pėr ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikėqyrėsi ("nadzorniku") i pavionit tonė, Branku, me mbikėqyrėsin e Pavionit C1. Kjo do tė thoshte njė pėrcjellje e njė niveli tė lartė dhe jo e zakonshme. Nė tė vėrtetė, gjykuar sipas fjalėve tė njė gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa qė kishim ndejtur me vite nė Dubravė, nė lidhje me datėn e mėnyrėn e lirimit tė profesorit ėshtė mbajtur mbledhje e veēantė dhe ėshtė debatuar gjatė se ē'tė bėhet me tė. Ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet e thėna e tij, kur 3-4 ditė para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotė: "E, profesor, e kemi vendosur tė tė lirojmė, le tė dalė ku tė dalė".

«Dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė: Mirupafshim!»

  Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me tė shpejtė vendosa tė shkoj pėr t'u pėrshėndetur me tė, ngaqė kur arrijnė gardianėt pėr ta marrė tė burgosurin nuk lejojnė qė me tė tė pėrshėndetesh ashtu siē ta do zemra. E dija edhe atė se gjatė tė pėrshėndeturit do tė bėhet kallaballėk. Dhomat i kishim njė mur ndėrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymė nė dhomėn e tij. Kishte qenė nė dhomė duke ecur dhe duke i dėgjuar komentimet e "cimerave" tė tij. Edhe unė, sapo hyra nė dhomė, mė shumė pėr t'i dhėnė kurajo, nė ato momente tė rėnda, i thashė se si duket ėshtė shenjė e mirė qė kanė ardhur tė dielėn tė ju lirojnė, pasi ky duhet tė jetė insistim i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. Nė tė vėrtetė unė i thashė diēka ēka kishim dėshirė tė bėhej e qė edhe mė parė e kishim thėnė. Sido qė tė ishte, kjo ndikoi pozitivisht nė disponimin e tij nė ato momente ankthi, pėr tė gjithė ne. Dhe, menjėherė u pėrshėndetėm. Sapo deshi edhe dikush tė pėrshėndetet me tė tha: "Jo ,nuk dua tė pėrshėndetem mė me askend, sepse nuk dua kėtė ta marrė si ndarje, nga qė sė shpejti do tė vini edhe tė gjithė ju, prandaj dua t'ju pėrshėndes vetėm me njė mirupafshim". Kėtė e kuptuam si pėrpjekje tė tij pėr tė na dhėnė kurajo. Ne, pastaj, dolėm nga dhoma dhe deri nė nisje ishte vetėm me "cimerat" e dhomės sė tij.

  Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i pėrcjellur nga dy mbikėqyrės, do tė niset drejt dyerve tė daljes sė burgut. Dhe ne nuk e kemi parė mė. Nė tė vėrtetė tė burgosurit ordinerė qė punonin jashtė do tė na tregojnė edhe se profesorin e kanė parė edhe kur ka kaluar jashtė mureve tė brendshme tė burgut. Asgjė mė shumė. Pas pak ditėsh u pėrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar e paska pėrcjellur gjer nė Itali dhe tė gjithė u gėzuam pa masė se mė nė fund paska shpėtuar nga kthetrrat e regjimit kriminal, njeriu qė aq shumė i nevoitet Kosovės. Madje aq shumė e besuam kėtė tė pavėrtetė sa qė kur mė 19 maj NATO bombardoi burgun, ēuditeshim se si profesori nuk paska arritur t'i informojė qarqet e caktuara ndėrkombėtare se nė burg tani jemi ne tė burgosurit shqiptarė, e jo paramilitarėt serbė. Ne nuk mund ta dinim se me tė kaluar muret e burgut profesorit do t'i humbė ēdo gjurmė dhe nuk do tė dijė kush ndonjė gjė pėr tė, aq sa tė kuptohet se ėshtė gjallė.

Dhe, vėrtet -  ku mund tė jetė Ukshin Hoti?

Kur na transferuan nė burgun e Lipjanit (pas masakrės nė Dubravė), njė i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-tė e pavionit tonė, njė ditė, diku kah 5 qershori 1999 vjen dhe mė thotė nė fshehtėsi prej tė tjerėve: "Kam dėgjuar dy gardianė duke i thėnė njėri-tjetrit: Ku ėshtė ai profesori? Dhe ai tjetri i pėrgjigjet: Ou, atė e ka vrarė ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut." Pastaj, ai shton se gardianėt nuk e kanė vėrejtur ku ky i ka pėrgjuar. Andaj nuk mund tė merret si provokim ndaj tij.

Videokaseta - pėrgjasimet dhe hamendjet

  Pikėrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999 ėshtė gjetur njė kufomė. Kjo edhe mund tė jetė koincidencė. Por, vėllai dhe dhėndrri i Ukshinit, kėtė kufomė e kishin incizuar (filmuar) me kamerė. Ata erdhėn te unė, nė shtėpinė time, qė gjatė shikimit tė videokasetės, t'iu thoja diēka se mos mbaja mend ndonjė rrobė qė ka pasur tė veshur profesori. Dhe, pėr ēudi, shumėēka pėrputhej me atė veshmbathje qė kishte Ukshin Hoti nė burg. Pėrsėri mund tė jetė koincidencė, por kėpucėt qė kam parė nė videokasetė ishin tė ngjashme, pėr tė mos thėnė tė njėjta, me tė Ukshin Hotit. Gjithashtu farmerkat kanė mundur tė jenė tė njėjtat. Ato mė kujtonin rastin, qė e dija fare mirė, kur njė i burgosur ia pat dhuruar profesorit njė palė, pak ditė para se tė dilte nga burgu. Kufoma  qė e shihja nė videokasetė e kishte njė xhemper karakteristik, ashtu siē e kishte dhe siē e mbante veshur edhe profesori. E vetmja rrobė e cila nuk mė kujtohet se u ngjante rrobave tė tij ishte njė sako e lėkurės. Edhe gjatėsia e kufomės ishte e pėrafėrt nė mos edhe e njėjtė me tė profesorit.

I vėllai i Ukshin Hotit, Afrimi, mė tha se e ka shqetėsuar edhe njė ēėshtje nė lidhje me kufomėn: kufoma e tė vėllait tjetėr Ragipit qė tashmė e kishin gjetur mė parė, e kishte kokėn e maskruar. Kjo koincidencė e kufomės poashtu pa kokė tė gjetur e tė filmuar 300 metra larg burgut, e shqetėsonte pa masė. Vallė mos ishte ky njė sinjal i veēantė!!!

Megjithkėto supozime, hamendje e koincidenca, qė mbyllin shtigjet pėr tė shpresuar, ka edhe zėra nė mediumet tona informative qė na japin zemėr se njė ditė profesori do tė kthehet nė Kosovėn qė aq shumė e deshi dhe aq shumė bėri pėr tė. Uroj qė kėto, tė cilat thuhen e shkruhen nėpėr mediume tė ndryshme informative nė favor tė kthimit tė tij, tė bėhen realitet sa mė shpejt. Kosovės i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shumė.

Prishtinė, mė 12 maj 2000







 












































[img]http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/VarrmihesiteKosoves/koshtunica.jpeg







































































































































   
 
 
 






 
























































































































































   
 
 
 





:  























   
 
 
 
BESIMI





 

]


   
 
 
 





 

....


   
 
 
 






 



   
 
 
 




   

























 









   
 
 
 






 

   
 
 
 






 

   
 
 
 






 







   
 
 
 





 

























 


_________________________________________________________________________________________

 

USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS DHE DĖSHMORĖT

JANĖ KRENARIA E POPULLIT SHQIPTAR

  Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte dhe ėshtė determinantja kryesore e tė gjitha ndryshimeve pozitive tė bėra nė Kosovė. Ajo i ndryshojė rrjedhat e historisė, tė zhvilluara qysh nga ripushtimi i Kosovės - nė nėntor 1912 nga pushtuesit serbė. Dhe, prandaj nuk thuhet kot se UĒK-ja dhe dėshmorėt e saj tė rėnė nė altarin e lirisė, janė dhe do tė mbeten pėrjetėsisht krenaria e popullit shqiptar.

___________________________

 

Varrezat e dėshmorėve nė Prekazin legjendar

Fėmijėt e familjes Jashari, qė ranė nė altarin e lirisė nga soldateska barbare serbe

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

  

 

Dėshmorėt e Kosovės Lindore (Luginės sė Preshevės)

____________________________________________________________________________

R  R  I  T  A     E     U  Ē  K - sė ...

             

Topi i UĒK-sė

 

 

 

 

 

 

  

 

  

 

 

 

  

 

 

 

 n

 

 

       

 

 

 

F O T O G A L E R I A   E   B A R B A R Ė V E

 

 

***

Fotogaleria e barbarėve nė rajonin e Prizrenit

***

Djegja e Kompleksit Memorial tė LSHP-sė

***

 Vrasje, masakra, ekzekutime...armė  tė  ftohta...

KLIKO MBI FOTO

Njė bunar me kufoma tė shqiptarėve !

****

Pėrdhunimet!

***

Kliko mbi foto"Golgota shqiptare e vitit 1999"

 

 

***

Tė pagjeturit

KLIKO MBI FOTO

***

Djegje, shkatėrrime...

(...)...(...)...(...)

Kostenlose Webseite von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!